LIVE UPDATES
Politike

Meta vlerëson futbollistin Ferid Rragami dhe atletin Vildan Tufi me titullin “Mjeshtër i Madh”

2 Qershor 2020, 10:46 Nga DOSJA
Meta vlerëson futbollistin Ferid Rragami dhe atletin Vildan Tufi me

Tiranë- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” dy figura të spikatura të sportit shkodran dhe atij kombëtar, futbollistin e shquar Ferid Rragami, si dhe atletin e trajnerin e mirënjohur, profesor Vildan Tufi.

Në ceremoninë solemne të organizuar në Institucionin e Presidentit të Republikës, kreu i Shtetit i akordoi titullin e lartë Rragamit me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh të dhënë në futboll, si një nga futbollistët më të shquar të ekipeve ‘Vllaznia’, ‘Partizani’ dhe Ekipit Kombëtar. Mesfushor energjik, elegant dhe me personalitet të veçantë në fushën e blertë, i cili falë edhe aftësive të tij fizike e teknike, arriti rezultate të shkëlqyera sportive në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Ndërsa Tufit, titulli iu akordua me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta dhe kontributin shumëvjeçar si atlet e trajner kampion në sportin e atletikës, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh. Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe frymëzim për kampionët e ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Pas marrjes së titullit, Ferid Rragami falenderoi kreun e Shtetit për vlerësimet koherente të tij ndaj figurave të shquara të futbollit shqiptar. Ndërsa, Vildan Tufi deklaroi gjatë ceremonisë: “Falënderoj Presidentin e Republikës, për konsideratat për sportin. Në të ardhmen ashtu si sot, uroj që të jenë më dhjetëra sportistët e trajnerët, që e vlerësojnë sportin për jetën dhe kontribuojnë për klubin e tyre dhe për Shqipërinë tonë!”

Fjala e plotë e Metës:

Është një privilegj dhe përgjegjësi e veçantë të nderoj vazhdimisht figura të shquara të sportit shqiptar, kontributet e jashtëzakonshme të të cilëve janë pjesë e trashëgimisë së kulturës sportive, por edhe të krenarisë sonë kombëtare. Kam kënaqësinë të vlerësoj me titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, dy sportistë dhe kampionë mjaft të njohur nga Shkodra, qyteti që i ka dhënë aq shumë sportit shqiptar dhe që një vit më parë festoi 100-vjetorin e krijimit të Klubit Sportiv ‘Vllaznia’. Kam kënaqësinë të nderoj Ferid Rragamin, futbollistin legjendar, të suksesshëm e dinjitoz, mesfushorin e gjithanshëm dhe të talentuar të Vllaznisë, Partizanit dhe ekipeve Kombëtare, lojtarin, që do ta donte çdo skuadër e madhe. Rragami është dalluar për inteligjencën, forcën, harmoninë, për frymën e ekipit që ai rrezatonte me lojën e tij në fushën e blertë. Ferid Rragami ka luajtur me shumë sukses me ekipin Kombëtar në shumë edicione të rëndësishme ndërkombëtare, jo vetëm në Poloni, por edhe në shumë ndeshje të tjera, ku Kombëtarja jonë ka arritur të fitojë apo ka arritur të jetë e barabartë me ekipet më të mëdha të kohës përfshirë edhe Gjermaninë apo Belgjikën. Ferid Rragami ka qenë gjithmonë i angazhuar në promovimin cilësor të sportit të futbollit dhe edukimit fizik, duke frymëzuar dhe trajnuar edhe shumë të rinj dhe fëmijë. Më ketë rast dua të falënderoj të gjithë mësuesit, trajnerët e drejtuesit e futbollit ndër vite, të cilët kanë prodhuar futbollistë të nivelit të lartë cilësor dhe kanë kontribuar me rezultatet e arritura për sukseset më të mira në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Futbolli shkodran gjithashtu sot ka nevojë të vlerësojë më mirë historinë e tij të lavdishme dhe unë besoj e uroj se Shkodra e ka potencialin e duhur për t’u rikthyer në majat më të larta të futbollit si dikur. Njëkohësisht sot është një privilegj për mua të vlerësoj Profesor Vildan Tufin, rekordmenin dhe kampionin e palodhur të atletëve elitarë shkodranë, por edhe të përfaqësueses tonë për gjithë këto dekada, pasi Shkodra, përveç futbollit është qyteti, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e atletikës dhe të shumë disiplinave të saj. Me gjithë vitet e tij, profesori Vildani, punon çdo ditë me atletët e rinj dhe nuk ndahet asnjëherë nga atletika, sporti që ai e dashuron aq shumë. Sporti është një aktivitet i madh shoqëror e njerëzor dhe siç ka thënë i madhi Pele’, legjenda braziliane e futbollit: ‘Sa më e vështirë fitorja, aq më e madhe lumturia e fitores’! Sporti u mëson të rinjve tanë si të realizojnë sfidat, i mëson të forcojnë karakterin dhe disiplinën, i ndihmon ata për të përballuar vështirësitë në jetë dhe për të qenë gjithmonë optimistë për të ardhmen. Në çdo sport, kur punohet me pasion, seriozitet e profesionalizëm, na jep një emër të nderuar brenda dhe jashtë vendit, na bashkon zemrat e mendjen dhe mbi të gjitha na forcon shëndetin, por edhe na rrit krenarinë tonë kombëtare. Si President i Republikës do të vazhdoj të jem gjithnjë i përkushtuar, jo vetëm në vlerësimin e personaliteteve të sportit tonë, por në veçanti në nxitjen e të gjithë këtyre personaliteteve, për të mos u shkëputur kurrë nga të rinjtë dhe fëmijët, për t’i ushqyer dhe edukuar ata, me dashurinë për sportin. Kjo është shumë e rëndësishme në kohët e sotme, kur të rinjtë dhe fëmijët tanë janë mjaft të ekspozuar para shumë rreziqeve sociale dhe veseve, ndaj dhe mënyra më e mirë që ne të jemi pranë tyre është t’i angazhojmë me sportin dhe t’i rrisim me dashurinë për të. Edhe një herë mirënjohjen më të thellë të dy legjendave, Ferid Rragamit dhe profesor Vildan Tufit! Suksese dhe mbarësi!”

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ferid rragami ilir meta vildan tufi ferid rragami ilir meta vildan tufi


Sondazh

Poll
Politike 2 Qershor 2020, 10:40

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është shprehur i keqardhur për faktin që ambasadorët kanë marrë në dorë “frerët” e Reformës Zgjedhore. Në komunikimin e sotëm me g...

Politike 2 Qershor 2020, 10:07

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka konfirmuar marrjen e letrës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, drejtuar Presidentit Ilir Meta.Për...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet