LIVE UPDATES
Politike

Meta vlerëson përkthyesin dhe shkrimtarin Rexhep Hida me Titullin “Mjeshtër i Madh”

19 Mars 2022, 15:42 Nga DOSJA
Meta vlerëson përkthyesin dhe shkrimtarin Rexhep Hida me Titullin

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar ditën e sotme me Titullin “Mjeshtër i Madh” përkthyesin, shkrimtarin dhe botuesin e njohur, Rexhep Hida. Presidenti e ka dekoruar shkrimtarin Hida me motivacionin “Në vlerësim të kontributit të qenësishëm të dhënë në fushën e letërsisë si themelues i shtëpisë së parë botuese private në vend, duke u sjellë lexuesve kryevepra të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare. Me mirënjohje për vlerat e çmuara si përkthyes në gjuhën amtare të kryeveprave botërore dhe të shkrimtarëve shqiptarë në gjuhë të huaj, duke u dalluar gjithashtu edhe si autor veprash të rëndësishme mbi çështjen tonë kombëtare”.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar, shkrimtarëve, artistëve, intelektualëve dhe diplomatëve të pranishëm në ceremoninë solemne, Meta u shpreh i lumtur që po dekoronte një intelektual në fushën e letrave.

Jam shumë i lumtur, që ndodhem sot, mes shumë personalitete të fushës së artit e letërsisë, me studiues, shkrimtarë, përkthyes e botues, për të vlerësuar njërin prej jush, intelektualin e njohur të fushës së letrave, pedagogun, përkthyesin, redaktorin, shkrimtarin dhe botuesin z. Rexhep Hida.
Z. Rexhep Hida ka fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve dhe miqve të tij të shumtë dhe ka krijuar një personalitet të spikatur mes intelektualëve tanë, falë aftësive profesionale, vlerave të larta njerëzore, ndershmërisë dhe përkushtimit të tij në punë.

Jeta e z. Hida ka qenë dhe mbetet e lidhur ngushtësisht me librin dhe me dijen. I lindur në një familje patriotike dhe kulturëdashëse, z. Hida me përfundimin e universitetit u emërua pedagog i letërsisë dhe teorisë së përkthimit, pranë Universitetit të Tiranës.
Më pas ai, shërbeu si përkthyes-redaktor i veprave filozofike, sociologjike e politike, në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe atë enciklopedike, ku përgatiti një botim për shumë veprash të rëndësishme nga letërsia botërore në gjuhën shqipe.
Krahas aftësive si përkthyes, z. Hida u shqua si autor i tre librave për Kosovën “Ç’thonë e ç’duan kosovarët”, pikërisht në një vit kritik si 1989, që paralajmëronte zhvillime mjaft të rëndësishme. Një vepër politiko-filozofike dhe patriotike njëkohësisht, që pati një jehonë të madhe brenda e jashtë vendit, dha një kontribut të çmuar në njohjen e të vërtetës mbi Kosovën dhe u bë një manifest për rininë kosovare, të asaj kohe.
31 vite më parë, në vitin 1991, z. Hida themeloi të parën shtëpi botuese private në Shqipëri, Shtëpinë Botuese “Fan Noli”, me qëllim pasurimin e portofolit të botimeve të deri atëhershme me tituj të rinj, që i ishin ndalur e mohuar lexuesit tonë, nga regjimi i mëparshëm.
Shtëpia Botuese “Fan Noli” e nisi aktivitetin e saj duke botuar vepra të mëdha të letërsisë dhe filozofisë botërore. Panë dritën e botimit filozofë si Alber Kamy, psikanalisti Sigmund Frojd, për të vazhduar më tej me vepra të Kafkës, Dostojevskit, Pushkinit e shumë vepra të shkrimtarë të tjerë të huaj e shqiptarë.

Në fakt të jesh botues, sidomos në këtë kohë, nuk është detyrë e lehtë. Botuesi nga njëra anë promovon shkrimtarët dhe u mundëson atyre të nxjerrin në pah aftësitë e tyre krijuese, por nga ana tjetër, i duhet të studiojë edhe atë që i nevojitet tregut të librit.
Mund të them që z. Hida me shtëpinë e tij botuese “Fan Noli” e ka realizuar me shumë sukses këtë detyrë.
Me mbi 5000 tituj librash të autorëve më të mëdhenj në botë, ai është bërë një nga botuesit më të mëdhenj në Shqipëri, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në edukimin e lexuesve tanë dhe sidomos atyre të brezit të ri.
Përkthimi vazhdon të mbetet një nga dashuritë dhe pasionet e hershme të z. Hida. Të përkthesh një libër është një sfidë e madhe, sepse duhet të rikrijosh origjinalin, duhet të bësh zgjedhjen e duhur të fjalëve, pa u larguar nga konteksti kryesor i autorit, duhet të transmetosh tek lexuesi një perceptim të saktë të tekstit bashkë me kuptimin, personazhet dhe emocionet e tyre.
Çdo vepër letrare ka një imazh artistik të ngulitur në të dhe përkthimi mund ta transmetojë bukur dhe besnikërisht, por edhe mund ta cenoj këtë imazh për lexuesin.
Mund të themi me bindje se z. Hida e ka transmetuar imazhin artistik të shumë kryeveprave të letërsisë botërore të përkthyera prej tij, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Përkthimi dhe cilësia e lartë e shqipërimit të novelës “Fati i njeriut”, e shkrimtarit nobelist Mihail Shollohov, e renditi z. Hida ndër 15 përkthyesit më të mirë në botë.Si intelektual i përgjegjshëm dhe i angazhuar z. Hida nuk ka reshtur së shkruari një mori artikujsh publicistik, shkrime, studime e intervista për median elektronike e të shkruar, që janë mirëpritur nga lexuesi ynë. Hida ka përfaqësuar e vazhdon të përfaqësojë Shqipërinë me mjaft dinjitet në shumë aktivitete të UNESCO-s. Ai është Kryetar i Shoqatës së Përkthyesve në vendin tonë, përfaqësues i Shqipërisë në Federatën Botërore të Përkthyesve dhe mbi të gjitha, një nga mbështetësit dhe përkrahësit më të mëdhenj të gjeneratës së përkthyesve të rinj të talentuar. Me aktivitetin dhe pjesëmarrjen në dhjetëra panaire ndërkombëtare, shtëpia botuese “Fan Noli” dhe botuesi, z. Hida janë kthyer në ambasadorë të denjë të fushës së letrave për vendin tonë.

Dua të uroj z. Hida, krijime dhe suksese të reja në rrugën e tij, si kalorës i dijes dhe i diturisë.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta rexhep hida ilir meta rexhep hida


Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët