LIVE UPDATES
Politike

Meta vlerëson tre gazetaret: Shembuj të duhur të kulturës së punës dhe përkushtimit për përmbushjen e misionit fisnik t

8 Mars 2021, 19:08 Nga DOSJA
Meta vlerëson tre gazetaret: Shembuj të duhur të kulturës

TIRANË-  Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me anë të një ceremonie solemne, tre zonja gazetare të spikatura, Afërdita Selimajn, Violeta Durin dhe Iva Hoxhën.

Kreu i Shtetit dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” zonjën Afërdita Selimaj, me motivacionin: “Me mirënjohje për kontributin e vyer si gazetare dhe drejtuese e Departamentit të Informacionit në ‘Radio Tirana’. E para grua në krye të Lidhjes së Gazetarëve Ekonomikë të Shqipërisë, e cila me zërin e saj të spikatur dhe aftësinë në drejtimin e emisioneve të lajmeve, u shndërrua në njërën prej figurave më të ndjekura në valët e ‘Radio Tiranës’, brenda dhe jashtë vendit.”

Zonja Violeta Duri, u nderua gjithashtu me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në vlerësim të merituar për punën dhe angazhimin profesional si gazetare radiofonike. Një nga profesionistet më të dashura për dëgjuesit e ‘Radio Gjirokastra’ në jug të vendit, si dhe për kontributin e spikatur në fushën e gazetarisë, jo vetëm nëpërmjet edukimit universitar të brezave më të rinj, por dhe për gjurmët e lëna në shtypin e shkruar, përmes artikujve të botuar dhe punës si redaktore e shumë emisioneve radiofonike.”

Ndërsa zonja Iva Hoxha u çmua me Titullin ‘Naim Frashëri’, me motivacionin: “Me mirënjohje për prezantuesen ikonë përgjatë tri dekadave të ‘Televizionit Publik Shqiptar’, Me aftësitë e saj shprehëse dhe shqiptimin e pastër, hyri jo vetëm në shtëpitë e çdo shqiptari, por edhe në zemrat dhe mendjet e tyre, duke u shndërruar në simbolin e emisioneve të përditshme informative.”

MESAZHI I PRESIDENTIT META

“Është kënaqësi e veçantë të jemi sot së bashku, në 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, për të dhënë një vlerësim të merituar për tre zonja të nderuara, që kanë lënë mbresa në kujtesën e çdo shqiptari. Mënyra më e mirë për të nxitur guximin dhe kulturën e punës, veçanërisht tek vajzat dhe brezi i ri është përmes dhënies së shembujve.Ju keni pasur këmbënguljen të shpaloseni me zërin, figurën dhe personalitetin tuaj përpara shoqërisë, duke përmbushur një mision fisnik, atë të informimit të qytetarëve. Këtë mision e keni përmbushur në kohë jo të lehta, para viteve `90-të, kur nuk kishte as lehtësira teknologjike dhe as lirinë e sotme në përhapjen e lajmeve, por përkundrazi të njëjtin mision e vazhduat, me po të njëjtin përkushtim, edhe pas viteve `90-të, në një periudhë po të vështirë të tranzicionit dhe për këtë meritoni veçse mirënjohje. Sot është një ditë e veçantë, ku ne ju shprehim mirënjohjen për punën dhe kontributin tuaj, përmes këtyre vlerësimeve.Por, sot është dhe dita juaj, si gra dhe nëna. Kur gjithë bota ndalet dhe ju uron për jetën tuaj, për faktin se përditë keni kontribuar për të bërë më të lehtë jetën e familjarëve, miqve e kolegëve tuaj. Gazetaret që nderojmë sot, janë një krenari e komunitetit të gazetarëve. Ato shërbyen mbi tre dekada në misionin e shenjtë, atë të informimit të publikut, duke përçuar anë e mbanë vendit, por dhe jashtë kufijve, qëllimin sublim: për informimin e qytetarëve. Sot, në këtë ditë të shënuar për gratë dhe vajzat e mbarë botës, kam nderin të vlerësojë 3 zonja shumë të nderuara: Ikonë e ‘Radio Tiranës’, Afërdita Selimi, që me punën e saj të shkëlqyer si gazetare terreni dhe dëshmitare e shumë ngjarje historike, që shënjuan Shqipërinë e pas Viteve 90’ dhe ajo diti të ishte një profesioniste e shkëlqyer. Violeta Durin, gazetaren e ‘Radio Gjirokastrës’, një zë dhe figurë e dashur për jugun e vendit, e cila nëpërmjet valëve të radios diti të hynte në shtëpitë e çdo gjirokastriti, por jo vetëm. Shkrimet e saj në gazetën ‘Drita’ ishin ushqimi i çdo njeriu për t’u informuar.Iva Hoxhën, ikonën e Radio Televizionit Publik Shqiptar, që me zërin, thjeshtësinë dhe me elokuencën e saj, mbërthente para ekranit të vogël mijëra shqiptarë në orët e mbrëmjes. Edhe një herë Gëzuar festën e 8 Marsit dhe të punojmë të gjithë për fuqizimin e gruas, nënës dhe vajzës shqiptare në shoqërinë tonë, që të jemi një shoqëri e vërtetë europiane!”

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet