LIVE UPDATES
Art&Argëtim

13 Tetor 2019, 16:02 Nga DOSJA

TIRANË– Zhveshje, tufa parash, sherre, linja seksi, një i dashur në kërkim ndërkombëtar dhe jetë luksi! Të gjitha këto përbëjnë jetën e Trejsi Sejdinit, emrit më të lakuar për momentin në fushën e showbizit.

Bukuroshja 19-vjeçare, e rritur në një familje të thjeshtë në Elbasan ekspozon sot një jetë luksi në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë makina me vlera të çmendura, mbi 60 mijë euro dhe ora e markës “Audemars Piguet Roya”. Të mos harrojmë të përmendim këtu edhe veshjet firmato, që vetë Trejsi me mjaft krenari u bën etiketime në rrjetet sociale markave si “Philip Plein” apo “Versace”.

Por kush ishte Trejsi para vetëm tre vitesh, kur konkuroi në “Miss Universe Albania 2016” dhe doli duar bosh prej aty?

Në faqen zyrtare të konkursit të bukurisë ndodhet ende fotoja e Trejsit. Vetëm 16 vjeç, Trejsi ka pozuar mjaft bukur dhe ëmbël, një pamje e cila nuk ka lidhje me atë që shohim sot në rrjetet e saj sociale, ku nuk mungon ekspozimi i gjoksit dhe të pasmet zbuluar.

“Gangsterja e Elbasanit”, nofkë të cilën e mori pas publikimit të një videoje në media ku shihej teksa dhunonte një shok klase, do të rifutej në konkurs. Këtë radhë në vitin 2018, Trejsi do të rrëmbente kurorën dhe do të përfaqësonte Shqipërinë në Miss Universin ndërkombëtar.

Kjo fitore hapi shumë polemika, dhe u cilësua si e padrejtë fakti që u kurorëzua një vajzë që njihej për sjelljen e saj rebele dhe për jetën e shfrenuar që bënte në Tiranë, ku nuk munguan as foto ku 18-vjeçarja shihej duke u puthur me femra.

“Ia ka blerë Nardi”, komentonin shumë njerëz në rrjetet sociale dhe kjo do të ishte hera e parë që do të dilte në skenë Leonard Duka, i cili sot është një nga të shpallurit në kërkim për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko.

Por vetë Trejsi do të merrte përsipër te ridimensionte imazhin e saj, teksa e ftuar në shumë emisione kërkoi falje për sjelljen e saj agresive dhe premtoi publikisht se do ‘të shtrohej’.

Realisht më vjen turp kur e shikoj atë video. Por shyqyr që nuk më ka dalë fytyra, që kam fytyrë të vij sot këtu!”– tregonte modelja e ftuar në “Top Show”, teksa u pyet për videon ku shihej teksa dhunonte një shok në rrugicat e Elbasanit.

Por gjatë kohës që Sejdini bëri përfaqësimin e Shqipërisë në “Miss Universe” ra edhe në sy të mediave ndërkombëtare, të cilat e cilësuan sit ë dashurën e një mafiozi shqiptar.

“18-vjeçarja Trejsi Sejdini është përballur në media me një sërë kritikash për shkak të punës së saj si balerinë ekzotike që kërcen komplet e zhveshur. Gjithashtu, në rrjet flitet se ajo është e dashura e një mafiozi shqiptar”– shkruante një media spanjolle “E”. e njëjta medie ngrinte pikëpyetje për udhëtimet e luksit të Trejsi dhe për blerjet e pafundme që vetë 18-vjeçarja pa ‘kokëçarje’ i shijonte në maksimum.

Pa dhënë asnjë koment lidhur mbi këto lajme, Trejsi do t’u rikthehej sherreve. Dy video bënë xhiron e rrjetit, ku ish-Missi shihej teksa rrihej me femra në një nga clubet e kryeqytetit.

Menjëherë pas këtij skandali, Trejsi Sejdini u ‘arratis’ drejt Milanos nga ku i çmendi të gjithë me videon e radhës ku tregonte tufat e eurove teksa shëtiste në rrugët e qytetit italian.

Në këtë mënyre, 18-vjeçarja u shpallte sfidë të hapur mediave, teksa tregonte një indiferentizëm të madh në lidhje me lajmet që shkruheshin për të. Por ky nuk është ‘krimi’ i vetëm i Trejsit. Bukuroshja ka sfiduar shumë herë edhe policinë teksa ka publikuar video në rrjetet sociale, ku shihej që ‘fluturonte’ me Audin të bërë dhuratë nga “bae” i saj Leonard Duka.

Më një shpejtësi prej 220 km në orë, 18-vjeçarja u bëntë diss të gjithëve.

Por sërish, ‘gangsterja e Elbasanit’, do të tregonte publikisht se ka reflektuar. Në një intervistë të dhënë në atë kohë, Trejsi tha se do të ndryshonte në mënyrë që të gjithë ta njihnin si një vazjë të mirë dhe seksi, dhe jo të krijonte një imazh të frikshëm. Imazh i cili tashmë kishte ngulur rrënjë tek njerëzit.

Madje e ftuar në një nga emisionet e pasdites, Trejsi nuk i mbajti dot lotët teksa rrëfeu se ka ndihmuar edhe familjet në nevojë, sidomos fëmijët.

Nuk do të vonionte shumë dhe vetë bukuroshja e rritur në lagjet e Elbasanit do të zbulonte pak nga pak personin që i siguronte jetën me plot të mira material, që një femër e moshës së saj, s’do të arrinte t’i paguante dot kurrë.

Me zemrën time,”– shkruante Trejsi krahas një fotoje që shihej me Nardin, kreun e klanit Duka, foto të cilën e fshiu brenda pak minutash. Dyshja ndodheshin në një udhëtim në Tajlandë për festën e Shën Valentinit dhe vetë Nardi ishte kujdesur që e dashura e tij të kishte shërbimin që meritonte.

Këtë herë Trejsi shfaqej me shumë forma të theksuara, buzë të plota dhe dukej një njeri i ri krahasuar me vajzën që shihej në vitin 2016 në konkursin e Miss Universe Albania.

Por jetës së saj të luksit do t’i pritej filli në momentin që i dashuri i Trejsit, Leonard Duka do të vihej në pranga në prill të këtij viti.

Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj dhe Dritan Agaj u arrestuan nga grupi i Operacionales, falë një ndërhyrje të policisë, në një apartament në kompleksin “Halili”, pasi në rrugë operative ishte marrë informacioni se aty kishte persona të armatosur. 

Në policinë e Tiranës është shoqëruar dhe ish-miss Univers Albania 2018, Trejsi Sejdini, pasi kjo e fundit u gjet në banesë me të dashurin e saj dhe me shokët e tij. Gjithsesi një pistoletë tip “Glock”, 68 plumba luftarakë dhe një sasi e vogël hashashi, nuk qenë të mjaftueshme që klani Duka të qëndronte në burg. Kështu që Gjykata i la të lirë të arrestuarit, bashkë modelen Sejdini.

Këtë radhë Trejsi e manifestoi daljen e të dashurit nga burgu me anë të një seti fotografik. E veshur tërësisht me të bardha, teksa tymoste 19-vjeçarja jepte ‘lajmin’ se tashmë jeta e saj do të ishte e njëjta.

Rebelja nisi sërish nga postimet e jetës përrallore dhe ditëlindjen e saj të 19-të e festoi mes luksit dhe miqve VIP-a. Teksa publikonte urime nga më të ndryshmet, Trejsi nuk harroi t’u bënte të ditur ndjekësve të saj se tashmë zotëronte një tjetër bishë luksi, “Mercedes-Benz GLC 63 AMG S që kushton plot 120 mijë euro.

Në “Instagram”-in e saj, ku ka mbi 280 mijë ndjekës, shihen edhe punët e Trejsit si modele, pasi ka marrë pjesë në klipe të ndryshme (kujtojmë “Gang Gang” nga Fero dhe “Xhelozia” nga Mozzik).

Si po e përdor Trejsi Sejdini të dashurin për më shumë audiencë?

Nëse deri më sot 19-vjeçarja shijonte të mirat materiale që siguronte nga një lidhje prej disa vitesh me Leonard Dukën, Trejsi tashmë po bën të tjera hapa.

Faktin që kreu i klanit Duka bashkë më disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektivit Sanitago Malko, duket se modelja e ka shpërfillur totalisht. Madje po e përdor për më shumë audiencë!

Kjo vihet re në postimet që vetë Trejsi ka bërë në rrjetet sociale. Në momentin që dyshja u përfol për një ndarje, vetë Trejsi publikoi një video teksa në sfond dëgjohej kënga e Flori Mumajesit, “Plas”.

Sigurisht, dyshja nuk janë ndarë, por modelja nuk heq dot dorë nga hapja e polemikave. Madje arriti deri aty sa i bëri të tjerët të mendonin se familja e tyre po rritej.

Në një foto që hodhi në Instastory, në dorën e Trejsit shihej një letër që shkruante: Fëmijë në familje.

Sërish edhe këtë herë, modelja u bë pjesë e bujës së mediave, të cilat shkruanin për një shtatzëni.

Por ndjekësit e saj nuk ka në harruar t’i kujtojnë diçka, faktin që modelja sot nuk do të ishte bërë ajo që është pa mbështetjen financiare të të dashurit të saj.

Shumë prej tyre ia kanë ‘përplasur’ këtë gjë në fytyrë teksa në një video-live të ish-Misist shkruanin: Po Leonard Duka ku është? Pa Nardin nuk je asgjë.

Fjalë këto që rrëzojnë karrierën që 19-vjeçarja shprehet se e ka ngritur gjithë mund dhe se ka fansa nga mbarë bota. 

Gjithsesi makinën 120 mijë euroshe Trejsit ia ka sekuestruar policia, pasi bisha e llojit “Mercedes Benz GLE V8 Biturbo”, figuronte ende në emër të Loenard Dukës.

Por këtë Benz, ‘rebelja’ e ka zëvendësuar me tip “Audi” të kuq, dhe pavarësisht situatës që po kalon i dashuri i saj, modelja vazhdon të jetë e qetë dhe të shijojë luksin. Të paktën këtë gjë në lë ne të kuptojmë!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz jeta lukzose e trejsi sejdinit leonard duka trejsi sejdini jeta lukzose e trejsi sejdinit leonard duka trejsi sejdini


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 13 Tetor 2019, 14:57

TIRANË- Gazetarja e njohur, Sonila Meço është një ndër personazhet mjaft të komentuar në mediet sociale. Kjo për faktin se ajo është pjese e ekranev...

Art&Argëtim 13 Tetor 2019, 14:24

DASHNORI I HALLIT… (Tregimi i së dielës)

Alqi prej vitesh e vuante shumë ditën e fillimit të shkollës. Deri sa u rrit qëndronte te oborri i ndërtesës dykatëshe. Me sytë nga dritaret dhe më ca lot që i ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj