“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Opozita: 430 mln euro vjedhje pa procedurë, Rama: S’merrem me to, secili flet para ligjit
23 Shkurt 2022, 06:25Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dëshmoi për dhjetë orë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ku marrja në pyetje është shoqëruar me përplasje të forta e batuta me kryetaren e këtij komisioni, Jorida Tabaku e anëtarët Dhurata Çupi, Belind Këlliçi, Helidon Bushati, Luaçiono Boçi e Ina Zhupa. Shumë prej pyetjeve, kreu i qeverisë u është shmangur duke i konsideruar spekulime të opozitës. Gjatë gjithë kohës, ajo që u përpoq kryeministri të bënte ishte një lojë matematikore me llogaritë, edhe pse u vu para faktit që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj firmosi pa vendimin e Këshillit Bashkiak për inceneratorin e Tiranës, i cili mori edhe firmën nga vetë Rama një vit më pas. Pikërisht në këtë moment Rama u zu ngushtë dhe pranoi se ai nuk kishte lidhje me procedurat e ndjekura, madje kërkoi që Veliajt “t’i thyhej nota në sjellje” për faktin se ende nuk kishte depozituar shkresën e kërkuar. Atë që do ta “shpëtojë” nga telashi; vendimin e Këshillit Bashkiak për menaxhimin e plehrëve. Megjithatë sipas kreut të qeverisë, nga buxheti i shtetit janë paguar 55.3 mln euro për koncesionarin e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa për Tiranën nuk është dhënë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.
Vetë Rama është shprehur se me tre personat e shpallur në kërkim Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallen nuk është takuar kurrë, por sipas tij, edhe nëse kjo gjë do të kishte ndodhur, nuk do të ishte domethënëse për komisionin apo hetimet që janë në vijim e sipër. I pyetur për miqësinë që ish-ministri Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri mund të ketë pasur me të njëjtët persona, Rama tha se kjo ishte një çështje ‘theshethemesh’ e se nuk ishte në interesin e tij rë shikonte se kush fle me kë, e se kush takon dikë tjetër. Debat pati në sallë kur u përmend edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri që sot ndodhet pas hekura, kur Tabaku i kutjoi Ramës se dikur deklaronte se ishte krenar për ish-zyrtarin në fjalë. Rama bëri një paralelizëm me situatën në Partinë Demokratike teksa shtoi se edhe ata dikur ishin krenuar me ish-kryeministrin Sali Berisha ndërsa sot i kanë kthyer ‘kurrizin’ për shkak se është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Përmendja e ish-ministrit të Mjedisit gjithashtu të arrestuar trazoi të pranishmit në sallë. Ishte Tabaku që thoshte herë pas herë ‘7*7=49 me Lefter Kokën në burg’ gjë që bëri që Rama të ngrinte tonet e të kërkonte respekt duke shtuar se ai po përballet me drejtësinë e se ka gjithashtu një familje që e ndjek kudo.
Ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani, Rama tha se nuk e ka larguar për shkak se nuk ka miratuar inceneratorët. Duke hedhur akuza mbi Opozitën, kryeministri tha se në qeverinë që drejton ai nuk veprohet njësoj si në kohën e Partisë Demokratike me ministër Ridvan Boden që sipas tij kaluan 23 milionë euro koncnesion pa miratim të ministrit. I pyetur nëse duhet të ishte dorëhequr duke qenë se dy ministra i kanë përfunduar në burg, kreu i qeverisë përsëriti shprehjen ‘përgjegjësia para ligjit është individuale’. Për çështjen e impaintit të mbetjeve, Rama tha se është krenar për atë që ka bërë në tetë vite punë pasi kjo gjë ka bërë që në shumë zona të mos prodhohen më ‘re të zeza’. Ai tha se nuk merret me proceduat se kush i ndërton inceneratorët apo kush kompani i ndjek procedurat, por sheh vetëm punën e përfundimet. Me të tjerat tha se ka institucione që merren. Dhe kompanitë, sipas Ramës do të vijojnë të paguhen, pasi ende nuk ka një vendim të formës së prerë nga ana e drejtësisë në Shqipëri e se kontrata vijon.
I vënë përballë fotove nga Elbasani, tymit që çlirohet në atë zonë e protestës nga punonjësit e këtij impianti, Rama u mjaftua me vetëm dy fjalë përgjigje: Fazë transicioni! Sipas kryeministrit, inçeneratori i Elbasanit ka ngeur në atë gjendje, jo funksional pasi Prokuroria ka vendosur sekuestron, duke mos lejuar kalimin tek Bashkia e Elbasanit dhe duke e nxjerrë jashtë funksionit. Ai shtoi gjithashtu se nuk e preferonte përballjen eme foto, duke e paralelizuar situatën me një darkë q ëish-ministri Flamur Noka e djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni kishin ngrënë me vëllelzërit Osmani, kryetarë të një grupi të fuqishëm kokainë në Evropë që ndodheshin pas hekurave. Kryesocialisti tha se bazuar në foton e asaj darke mund të ngrinte shumë dyshime, por që s’e ka bërë këtë gjë, ndaj preferonte që edhe kundrejt tij të mos bëhej diçka e tillë. pamjet që iu vunë përballë nga deputeti Belind Këllicic nga Elbasani ku ishte me pronarët e kompanive që kanë marrë përsipër inceneratorët, nuk ishin rregues që Rama njihej me ta. Ai tha se s’mund të kishte njohje me persona që i rrinin pas kurrizit dhe tre metra larg. I pyetur për autoritetin kontraktues, Rama gjithashtu nuk dinte të thoshte asgjë, pasi tha se për të rëndësi ka vetëm finalja, një Shqipëri pa pehra, me procedurat merret ekipi. Përse janë zgjedhur inceneratorët e jo landfillët? Përgjigjen e kësaj pyetjeje, kreu i qeverisë e argumentoi duke thënë se landfillët nuk janë jetëgjatë e se kërkojnë tokë vazhdimisht duke bërë që si përfundim të jenë më të shtrenjtë se inceneratorët. Edhe kur përmendje fjala ‘incenerator’, Rama këmbëngulte se nuk kishte të tillë në Shqipëri, por impiantë të përpunimit të mbetjeve, duke ngritur edhe shumë pikëpyetje të tjera….
Aksidentin e Ahmetajt në Kumanozë, Rama nuk e komentoi, por tha vetëm se njerëzit nuk duhen implikuar për shkak të njohjeve të tyre, në atë kohë, Ahmetaj, sipas Ramës nuk ka qenë ministër e se akuzat që ngriheshin ishin të kota. Për evazionin fiskal e udhëtimet që Opozita pretendon se Mërtiri, Zoro e Gugallja kanë bërë me paratë e shqiptarëve, kryeministri tha se do të merren organet e drejtësisë e se nuk ishin në kompetencat e tij. Libri “Korrupsioni shpjeguar të rinjve”, të shkruar nga Raffaele Cantone dhe Francesco Caringela është kthyer në objekt batutash në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i përkufizoi termin “Ecomafia”. Ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj me humor dhe tha se Cantone ishte këshilltari i tij dhe miku i ngushtë i sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Kreu i qeverisë kërcënoi me padi Boçin e po ashtu Tabakun për akuzën e ‘grupit të strukturuar kriminal’.
Ditën e djeshme në Komision u dëgjuan dëshmitë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj, të sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi dhe të Damian Gjiknurit. Deri më tani në pyetje gjithsej janë marrë 41 persona, ndërsa punimet janë planifikuar që të përfundojnë më 25 shkurt. Më pas, palët do të përpilojnë një raport, të cilin më pas do ta kalojnë në Kuvend. Prej gati 2 vitesh, opozita akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij se kanë abuzuar me projektet për ndërtimin e 3 inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Komisioni Hetimor për Inceneratorët u ngrit në tetor të 2021 dhe ka si kryetare deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe zv.kryetaren, deputeten socialiste Ermonela Felaj. Tre kontratat koncensionare kapin vlerën e 430 milionë eurove dhe janë në hetim prej kohësh edhe nga Struktura e Posaçme për Anti Korrupsionin (SPAK).
TEPELENË- Një person ështrë arrestuar ditën e sotme në Tepelenë pasi në lokalin që administron ka lejuar lojëra të fatit. Mësohet se policia gjithashtu ka ...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtares Brunilda Malo. Në ven...
TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka gjobitur më 100 mijë lekë të reja Ministrinë e Brendshme lidhur me kriterin e vendosur për apli...
TIRANË- Parlamenti Evropian dhe Kuvendi i Shqipërisë i kanë bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian që të përcaktojnë një datë sa më shpejt për mbajtj...
DURRËS- Tre punonjës të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë janë arrestuar. Mësohet se në pranga kanë rënë 42-vjeçari me iniciale P.T me det...
TIRANË- Elton Goskova, i njohur si ‘Reqi i Korçës’, i cili ndodhet në paraburgim dhe miku i tij, Ervis K, i shpallur në kërkim, tentuan të ndikonin ...
TIRANË– 4 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend...