Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MIANMAR– Komisioni Zgjedhor në Mianmar (Birmani) do të shuajë Partinë Lidhja Kombëtare për Demokracinë (NLD) e Aung San Suu Kyi. Komisioni është caktuar nga junta, e cila bëri grusht shtet në muajin shkurt.
Mediat e Mianmarit citojnë një komisioner të ketë thënë se vendimi do të merret për shkak të mashtrimit elektoral të kësaj partie. Prej puçit ushtarak të 1 shkurtit, që ka rezultuar me rrëzim nga pushteti të Aung San Suu Kyi, Mianmari është përballur me protesta gati çdo ditë. Liderja Suu Kyi dhe zyrtarë tjerë të lartë të partisë janë arrestuar.
Protestuesit po kërkojnë rikthimin e demokracisë, ndërkaq ushtria është zotuar se pas një viti do të mbahen zgjedhjet e reja.
Deri më tani, mbi 700 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë burgosur.
Partia e Suu Kyisë, Lidhja Kombëtare për Demokraci, ka fituar me shumicë votash zgjedhjet e vitit të kaluar, mirëpo ushtria tani beson se procesi është manipuluar.
Komuniteti ndërkombëtarë e ka dënuar puçin në Mianmar. Gjeneralët e ushtrisë së Mianmarit janë përballur me sanksione të disa vendeve perëndimore.
Në një letër të shkruar derisa është përgatitur për ndalimin e saj, Suu Kyi ka thënë se veprimet e ushtrisë e kanë kthyer shtetin mbrapa nën diktaturë.
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Suu Kyi, 75 vjeçe, e mori pushtetin pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet e vitit 2015. Ardhja e saj në pushtet pasoi vite të tëra të qëndrimit të saj në arrest shtëpiak, për shkak të luftës së saj për demokraci.
Këto përpjekje të saja e shndërruan atë në ikonë ndërkombëtare.
Pozicioni i saj në arenën ndërkombëtare u dëmtua pasi qindra mijëra myslimanë ikën për shkak të operacioneve të ushtrisë. Por, megjithatë ajo mbeti shumë e popullarizuar brenda vendit.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GAZA– Një armëpushim hyri në fuqi në Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të së Premtes pasi Egjipti ndërmjetësoi një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamas...
ITALI– Një 24-vjeçar shqiptar u ndalua nga policia italiane e më pas u vu në pranga pasi akuzohet për trafik droge. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djesh...
Presidenti Joe Biden përshëndeti të enjten armëpushimin që pritet t’i jap fund luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se ai sheh një “mundësi të...
GAZA– Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim të enjten, duke ndalur një luftë 11-ditore që shkaktoi vdekjen e mbi 200 njerëzve, shkatërrim të gjerë n...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ditën e sotme me djalin e kreut të Fondacionit Soros, George Soros, Aleksandër. Në njoftimin e pub...
SHBA- Kriptomonedha më e madhe në botë, Bitcoin mori një shtysë pasi Elon Musk shpërndau disa komente në Twitter në lidhje me shitjen e aksioneve të kompanisë s...
GAZA-Pas 11 ditësh luftë, Izraeli dhe Hamas do të ndërpresin zjarrin përtej kufirit të Rripit të Gazës që nga ora 2 e mëngjesit të së Premtes (2300 GMT e Enjte)...
NEW YORK- Google i Alphabet Inc tha të enjten se do të hapë dyqanin e tij të parë fizik në New York City këtë verë. Mediat e huaja shkruajnë se ky vendim sinja...
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për të marrë pjesë në takimin që do të...
MEKSIKË- Andrés Mendoza 72 vjeç nga Meksika dyshohet se regjistroi veten duke hequr fytyrat dhe mishin e disa grave para se të hante kockat e tyre. ...