LIVE UPDATES
Politike

Roth ‘autokritikë’: BE duhet të mbajë premtimet e veta, Shqipëria ka mbështetjen tonë. Rama i ashpër për Kos

28 Maj 2021, 07:03 Nga DOSJA

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, solli në vizitën e tij zyrtare në Tirane të enjten, (27.05) shpresa të kushtëzuara për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, (MV) e për një vendim pozitiv të Këshillit Europian lidhur me Konferencën e Parë Ndërministrore të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, ai rikonfirmoi mbështetjen e qeverisë gjermane ndaj mbajtjes së kësaj Konference. “Të dyja shtetet, në këndvështrimin tonë kanë përmbushur kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe për këtë arsye duhet që me të dy shtetet të nisin këto negociata. Më së fundi, duhet të fillojë ky proces dhe pikërisht për këtë ne po punojmë me vendosmëri. Jam sigurisht optimist e kështu do të mbetem dhe shpresoj që kjo të mund të mbërrihet në 22 qershor,” tha në Tiranë, Ministri gjerman i Shtetit Roth.

Kryeministri Rama e cilësoi miratimin e kornizës negociuese dhe thirrjen e Konferencës së Parë Ndërministrore të BE  “thjesht dhe vetëm çështje të brendshme të Këshillit Europian në një moment kur BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike, që lidhet me ngërçin e krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”. “Bashkimi Europian duhet të zbatojë vendimin që ka marrë duke miratuar kornizën negociuese e duke thirrur Konferencën e parë Ndërqeveritare. Kjo do varet nga sa do të arrihet të zgjidhet ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe sa Bullgaria do jetë e gatshme të heqë barrikadën që i ka vënë këtij procesi, në një forum, ku pa konsensus nuk merret dot asnjë vendim”, tha kryeministri Rama duke nënkuptuar Këshillin Europian.

Ai theksoi që “vendimmarrja në Këshillin Europian lidhet me këtë situatë më shumë se asnjëherë më parë me çfarë duan të bëjnë ata, jo me çfarë kemi bërë ne. Ne thjesht po kërkojmë atë që na takon. Fatmirësisht, sot, të gjithë e dinë që na takon tani. Do na e japin apo nuk do na e japin është çështje kohe”, tha kryeministri Rama.

Albanien Olivér Várhelyi besucht TiranaKryeministri Rama me komisionerin e BE për zgjerimin, Olivér Várhelyi, 5 Maj 2021

Roth: Ballkani Perëndimor – interesi europian dhe gjerman

 “Një shenjë solidariteti nga ana e Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe para së gjithash për Shqipërinë.” Kështu e cilësoi ministri gjerman i shtetit për Çështje të Europës, Michael Roth vizitën e tij zyrtare në Tiranë të enjten. “Ka një interes strategjik të spikatur të Bashkimit Europian. Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasëm, por oborri i brendshëm i Europës. Paqja, stabiliteti, demokracia, mirëqënia, shteti ligjor, pajtimi rajonal janë në interesin europian dhe interesin gjerman”, vuri në dukje ai në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

Ai bëri me dije se BE do të vërë në dispozicion, në ditët e ardhshme 12 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor për të amortizuar pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë Covid-19. “Nuk dëshiroj që të lindë përshtypja që Rusia e Kina të jenë më shumë të angazhuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Premtoj më tepër angazhim nga të gjitha shtetet anëtare”, theksoi ai.

Roth: BE duhet të mbajë premtimet e veta

Pyetjes së Deutsche Welles në Tiranë, nëse mosmbajtja e premtimeve nga BE dhe lënia peng e Shqipërisë për një kohë të pacaktuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe MV vë në rrezik kredibilitetin e BE, ministri gjerman Roth iu përgjigj: “Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them në mënyrë autokritike. Liberalizimi i vizave në Kosovë do duhej të ishte përmbushur prej kohësh, jo sepse këtë e dëshiron Michael Roth, por sepse Komisioni ka përcaktuar që kushtet janë përmbushur dhe po kështu, edhe tani është e njëjta gjë. Kushtet janë përmbushur, pra, duhet të mbajmë fjalën, por Bashkimi Europian është i strukturuar në çështje qendrore pikërisht mbi arritjen e konsensusit. Të gjitha shtetet e Bashkimit Europian të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, tha Roth.

Belgien PK Josep Borel und Edi RamaEdi Rama në Bruksel me të ngarkuarin e BE për politikën e jashtmne, Josep Borrell

Ndarja nga BE e qytetarëve të Ballkanit në dy kategori

Kryeministri Rama e cilësoi pamundësinë e qytetarëvë të Ballkanit Perëndimor për të udhëtuar lirisht në Europë për shkak të ndarjes në dy kategori, – sipas llojit të vaksinës anti-Covid që ata kanë marrë më të rëndë se shtyrja e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit. “Kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore që mund të udhëtojnë dhe kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë lindore që nuk mund të udhëtojnë. Lëvizja e shqiptarëve të Shqipërisë, e cila është garantuar prej vitesh  nuk mund të fragmentohet  se njëri ka bërë vaksinën Pfizer, tjetri ka bërë vaksinën Sinovac, njëri ka bërë AstraZeneca, tjetri ka bërë Sputnik”, tha ai. I pyetur nga DW, Tiranë, nëse ka sinjale që kjo nuk do të ndodhë, kryeministri Rama vuri në dukje se ” BE nuk duhet të marrë peng askënd që jeton në Ballkanin Perëndimor për shkak të firmës që ka prodhuar vaksinën.”

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konferenca rama-roth michael roth michael roth ne tirane edi rama konferenca rama-roth michael roth michael roth ne tirane

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri