LIVE UPDATES
Politike

“Çështja e detit në Hagë”/ Reagon Lëvizja VetëVendosje: Mitsotakis dhe Dendias nxjerrin zbuluar tentativën e Ramës p

26 Tetor 2020, 14:46 Nga DOSJA
“Çështja e detit në Hagë”/ Reagon Lëvizja

TIRANË- Lëvizja VetëVendosje me qëndër në Shqipëri ka reaguar pas disa dikutimeve që u bën dje në Parlamentin Grekë në lidhje me çështjen e zgjerimit të detit me 12 milje nga ana e Greqisë. Me anë të një postimi në Facebook, VetëVendosja është shprehur se mes qeverisë së Ramës dhe të Mitsotakis kanë rënë dakort që Shqipëria të heqë dorë nga zgjerimi i Greqisë nga 6 milje në 12 milje në detin Jon.

Ajo gjithashtu ka thënë se replikat mes Kryeministrit Mitsotakis dhe Ministrit të Jashtëm grek, Dendias kanë nxjerrë zbuluar tentativën e Ramës për tradhëti kombëtare.

Postimi i plotë në Facebook:

Më 25 tetor 2020, në Parlamentin Grek, Kryeministri Mitsotakis, deklaroi se Greqia do depozitojë një herë në OKB zgjerimin nga 6 në 12 milje detare (md) në Detin Jon, pastaj bashkë me Shqipërinë do t’i referohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) në Hagë për të përcaktuar zonat ekskluzive ekonomike. Për këto ai tha se “ka një marrëveshje në parim me Shqipërinë”. Ministri i Jashtëm grek, Dendias, po dje, sqaroi të njëjtën gjë në një intervistë për gazetën “Real News”. Këto dy deklarata nxjerrin zbuluar strategjinë ekspansioniste të Greqisë dhe kolaboracionizmin e Ramës.
Theksojmë se marrëveshja në parim, për të cilën flet Micotaqis, paska një përmbajtje që është mbajtur e fshehtë për publikun shqiptar deri dje. Traktatet e fshehta janë jo vetëm të papranueshme por edhe të paligjshme sipas Nenit 102 të Kartës së OKB-së. Në këtë marrëveshje të fshehtë mes Qeverisë Rama dhe Qeverisë Micotaqis, nga deklaratat e këtij të fundit, po sqarohet se Shqipëria ka hequr dorë nga kontestimi i zgjerimit të Greqisë nga 6 në 12 md në Detin Jon. Ata shqiptarë që ende mendojnë se Greqia e ka të drejtën të zgjerohet nga 6 në 12 md në Detin Jon në bazë të Nenit 3 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, ose nuk e njohin këtë Konventë dhe ligjin ndërkombëtar dhe janë hutuar nga propaganda e Qeverisë Rama, ose si Rama janë duke bërë lojën e Greqisë. Të drejtën për zgjerim deri në 12 md shtetet anëtare të Konventës e gëzojnë vetëm nëse nuk ka konstestime nga shtete të tjera dhe nëse nuk prekin territoret detare dhe zonat ekonimike të shteteve të tjera. Kështu, në Nenin 7, paragrafi 6 i Konventës, përcaktohet se zgjerimi deri në 12 md i një shteti mund të bëhet nga një vijë bazë bregdetare vetëm nëse nuk e pret detin territorial ose Zonën Ekskluzive Ekonomike të një shtetit tjetër. Në këtë rast, zgjerimi i Greqisë nga 6 në 12 md në Detin Jon, përmes ishujve të saj, e pret edhe detin territorial edhe Zonën Ekskluzive Ekonomike që i takon Shqipërisë.
Në datën 14 janar 2015, Greqia ka depozituar një deklaratë në OKB/GjND ku sqaron që në lidhje me kontestimet mbi territorin, përfshirë atë detar, ajo do të njohë vetëm jurisdiksionin e GjND-së. Arsyeja pse Greqia ka pëzgjedhur GjND-në, është për të çuar para politikat e saj ekspansioniste, sepse GjND-ja ka kompetenca të kufizuara në bazë të vullnetit të palëve (shteteve) që i drejtojnë pyetje. Gjykata nuk mund të trajtojë asnjë çështje/pyetje për të cilën nuk janë dakorduar paraprakisht të dyja palët. Nëse njëra palë nuk është dakord që një çështje e caktuar të shtrohet në GjND, atëherë ajo çështje bie dhe nuk trajtohet. Mirëpo, edhe kjo pengesë që ka vendosur Greqia e ka një zgjidhje sipas ligjit ndërkombëtar, përmes Aneksit 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, që nuk përmendet nga Qeveria Rama.
Prej muajit gusht 2020, me deklarata publike antikombëtare, Qeveria Rama e ka pranuar zgjerimin e Greqisë nga 6 në 12 md në kurriz të detit territorial dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike detare të Shqipërisë. Tani po tenton edhe ta zyrtarizojë tradhtinë. Duke pranuar të mos e kontestojë zgjerimin e Greqisë nga 6 në 12 md, Qeveria Rama ka hequr dorë nga e drejta e shtetit shqiptar për të mbrojtur me ligj ndërkombëtar intergritetin territorial të Shqipërisë. Duke pranuar që çështja të shtrohet në GjND në Hagë, Qeveria Rama pamundëson kontestimin e shtetit shqiptar për këtë zgjerim nga 6 në 12 md, sepse pala greke, siç ka bërë të ditur tashmë publikisht, nuk do ta lejonte këtë kontestim në GjND. Pala greke ka deklaruar se në GjND do të shqyrtohet shelfi kontinental detar dhe Zona Ekskluzive Ekonomike. Këto të fundit do të shqyrtohen për Greqinë jo më nga 6 md, por pas ekspansionit të Greqisë në Detin Jon, duke nisur nga 12 md. Kjo automatikisht çon në humbjen e qindra miljeve detare që i takojnë Shqipërisë në Detin Jon dhe rrezikon t’i japë qasje Greqisë edhe në Kanalin e Otrantos. Para këtyre manovrave Shqipëria i kishte të njohura ndërkombëtarisht 12 md në Detin Jon, ndërsa Greqia jo. Dheu kontinental shqiptar prevalon ndaj të drejtave të ishujve grekë në Jon, prandaj tradhtia qëndron pikërisht te moskontestimi nga ana e Qeverisë Rama të këtij ekspansioni grabitqar grek.
Në aspektin e të drejtës ndërkombëtare zgjidhjet nuk mungojnë, por në fillim nevojitet të ndalet Qeveria Rama në këtë tentativë tradhtie. Hapat për t’u ndërmarrë janë:
1. Shqipëria duhet të tërhiqet menjëherë nga çdo marrëveshje e fshehtë, e miratuar në parim ose jo, me Greqinë.
2. Shqipëria duhet të dorëzojë në nivel politik bilateral një notë protestë ndaj ekspansionit grabitqar të Greqisë për zgjerim nga 6 në 12 md në Detin Jon në kurriz të hapësirës detare shqiptare, duke e paralajmëruar Greqinë se do ta kontestojë këtë ekspansion sipas të gjitha instrumenteve të së drejtës ndëkombëtare.
3. Nëse Greqia nuk ndalet dhe e depoziton në OKB zgjerimin nga 6 në 12 md, atëherë Shqipëria duhet menjëherë të depozitojë në OKB kontenstimin zyrtar të këtij ekspansioni grek.
4. Shqipëria duhe të refuzojë që çështja më tej të trajtohet në GjND, aty ku i intereson Greqisë, dhe duhet të aktivizojë Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, duke e çuar Greqinë me detyrim në Arbitrazh. Përzgjedhja e Gjykatës në këtë rast përcakton edhe rezultatin. Ndryshe nga GjND-ja, ku nuk mund të shtrohen çësthje për të cilat palët nuk bien dakord paraprakisht, përmes Aneksit 5 të Konventës, Shqipëria gëzon të drejtën ta konstestojë në Gjykatë të Arbitrazhit ekspansionin grabitqar të Greqisë edhe nëse Greqia nuk pajtohet paraprakisht. Përmes Aneksit 5, Shqipëria gëzon të drejtën ta detyrojë Greqinë të zbatojë ligjin ndërkombëtar, dhe ky veprim është në përputhje me interesat kombëtare shqiptare.
Ligji ndërkombëtar, në këtë rast, është në favor të interesave kombetare shqiptare, por ai po keqpërdoret qëllimisht nga Qeveria Rama. Çfarë është në disfavorin e shqiptarëve është vetëm kolaboracionizmi i Qeverisë Rama me politikat ekspansioniste të Greqisë. Kjo qasje anitkombëtare e Qeverisë Rama bie ndesh edhe me Paragrafin 113 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të vitit 2010 për të njëjtën çështje. Prandaj, tentativa për tradhti kombëtare duhet ndalur me çdo kusht që mos të përsëriten, apo edhe të përkeqësohen, marrëveshje të dëmshme si ajo që Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë në vitin 2010. Nësë nuk veprojmë tani si shoqëri e si komb, kjo tentativë për tradhti e qeverisë Rama do të zyrtarizohet dhe do të humbasim me qindra milje territor detar shqiptar në Detin Jon. Këtë nuk do ta lejojmë!
26 tetor 2020
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm grek vizitoi Shqipërinë ku takoi liderët kryesorë politikë në vend. Lajmi kryesor që prodhoi vizita e Dendias ishte konfirmimi i asaj që mediat greke e shkruanin prej javësh, se “Deti” do të gjykohej në Hagë. Kjo mosmarrëveshje mes dy vendeve do të gjykohet në instancat ndërkombëtare.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kiriakos mitsotakis lëvizja vetëvendosje nikos dendias kiriakos mitsotakis lëvizja vetëvendosje nikos dendias

Sondazh

Poll
Politike 26 Tetor 2020, 13:11

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë prapaktheu në lidhje me kalimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pas kërkesës së Komisionie...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit