Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Mijëra protestues mbërrijnë në Tiranë, Rama ndodhet në Berat, publikon videon nga Kalaja
16 Mars 2019, 09:07Nga DOSJA
Tiranë- Mijëra protestues janë nisur nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e opozitës e cila pritet të nisë në orën 11:00. Për mbarëvajtjen e protestës janë organizuar mijëra policë, të cilët do të asistohen nga drone, kamera sigurie dhe agjentë që do të jenë mes turmës, ndërsa dritaret dhe dyert e Kryeministrisë janë të veshura me rrjeta hekuri. Në Tiranë kanë mbërritur autobusat e parë me protestues.
Por ku ndodhet kryeministri Rama? Edi Rama ditën e sotme ndodhet në qytetin e Beratit. Dosja.al mëson se Rama do të zhvillojë disa takime në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Po ashtu mësohet se gjatë ditës së sotme ai do të zhvillojë disa takime edhe me operatorë turistikë. (lexo këtu)
Që në mëngjes Rama publikoi në Facebook një video nga kalaja e Beratit ku tregohej sipas tij se një shtëpi shumë e vjerët ishte rikonstruktuar nga qeveria që ai drejton.
Video e publikuar nga Rama në Facebook:
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR- Dosja.al mëson se nga qarku Shkodrës janë nisur shumë autobusë me qytetarë për të marrë pjesë në protestë. Bardh Spahia nga nga ky qytet u shpreh ...
VLORË– Qyetatarë nga Vlora prej orës 06.00 të mëngjesit në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës para Kryeministrisë.Nisja e ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur që para se të shkojë në protestë, të shkojë në selinë e partisë së saj.Në foton e mëposhtme ...
Tiranë-Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka rrëfyer momente nga takimi i parë me Edi Ramën. Në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan ai tregoi se i vetmi kontakt që...
Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Edi Paloka i është përgjigjur pyetjes së Arian Çanit nëse është bërë pishman për mandatet e djegura, ku...
KUKËS- Kandidati për deputet në qarkun e Kukësit, Miftar Dauti ka refuzuar mandatin e tij si deputet pas aksionit të opozitës për djegien e tyre. (Lexo kët...
TIRANË- Ndërsa kanë mbetur vetëm disa orë nga protesta e madhe e opozitës, e paralajmëruar për tu mbajtur më 16 mars, Dosja.al ka siguruar të tjera detaje....
TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma është ndarë nga bashkëshorti i saj, Ilir Shqina.Dosja.al ka siguruar vendimin e Gjykatës, i cili është lëshuar më...