All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Mik me ‘shefin’? Si u katapultua tek Garda Euglen Benga, kërcënoi me armë protestuesit

17 Mars 2022, 10:54 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

PASKUQAN– Një skandal është shënuar dje në zonën e Paskuqanit në Tiranë, ku shoqëruesi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, Euglen Benga, me armën e shërbimit kërcënoi qytetarët që t’i hapnin rrugën. Pasditen e djeshme, edhe pse ishte me gruan e vajzën në makinë, Benga nxorri armën nga brezi për të hapur rrugën, pasi duket se e kishte me nxitim, edhe pse vetë nuk e pranon në asnjë moment se ka kërcënuar me armë zjarri qytetarët. 

Por kush është Euglen Benga?

Punonjësi i Gardës së Republikës, Euglen Benga punonte si shoqëruesi i Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Por nuk është i ri në detyrë, pasi është përfshirë në të që nga viti 2014, kohë kur u transferua nga Tepelena. Më pas duket se u ‘katapultua’ me hapa të shpejtë duke u bërë personel sigurie në rangjet më të larta të zyrtarëve të vendit, duke zënë një post të sigurtë për kryeparlamentarët. Kjo pasi para Lindita Nikollës, kishte rolin e shoqëruesit të Gramoz Ruçit. 

Por e gjitha kjo duket se ka një shpjegim, pasi burime për Syri.net, bëjne me dije se në radhët e Gardës, Benga njihet si person i afërt me shefin e këtij institucioni, Gramoz Sakon, çka shpjegon në fakt edhe lëvizjen e tij. Të njëjtat burime, të dy janë nga e njëjta zonë, ajo e Tepelenës, por nuk dihet nëse kanë lidhje familjare. Siguria dhe arma në brez, duket se e kanë bërë të paprekshëm Bengon, i cili duket se kërcënon kë t’i dalë para për të arritur pak më herët në shtëpi. Se sigurisht nuk ka të njëjtat probleme, askush nuk po i shemb shtëpinë, ndërkohë që në videon e publikuar dje, vetëm protestuesit i kërkonin njëri-tjetrit që t’ja lironin rrugën pasi e panë që kishte fëmijë në mjet.

SHKELJA E LIGJIT

Ndërkohë që më nenin 25 të tij thotë se arma përdoret vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm si mjet i fundit për të parandaluar ose neutralizuar veprimet e dhunshme të rrezikshme të personit me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e tij dhe personave të tretë”. Asnjë nga këto pika nuk është plotësuar mbrëmjen e djeshme, për të justifikuar aktin e tij.

Mbetet për t’u parë se ç’masa do të marrë Shërbimi i Ankesave të Çështjeve të Brendshme, të cilët kanë marrë si objekt filmimi pamjet e kapura nga kamera. Pork y moment nuk ekziston pasi Bengo nuk ka dalë për asnjë moment nga makina, e qytetarët e kanë parë nga xhami, si do kuptohet nëse e ka kryer shkeljen?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet euglen benga euglen benga kercenon protestuesit euglen benga euglen benga kercenon protestuesit


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë