LIVE UPDATES
Politike

Minatori që kandidon për deputet bën jehonë në mediat italiane, L’ESPRESSO: Eltoni është i vetmi që kandidon jashtë t

8 Prill 2021, 17:39 Nga DOSJA
Minatori që kandidon për deputet bën jehonë në mediat

ITALI- Kandidimi i pavaruru i Elton Debreshit për deputet në Dibër ka marrë jehonë edhe në mediat italiane. Këtë që e ka bërë të ditur vetë kandidati Debreshi me anë të një postimi në Facebook, ku shkruar se mbi kandidimin e tij ka shkruar revista “L’ESPRESSO”.

Revista në shkrimin e saj ka bërë të plotë rutinën ditore të Debreshit, ku pas punës si minatorë zhvillon takime elektorale me qytetarët e Bulqizës dhe zonave për rreth. Revista gjithashtu shkruan se Debreshi është kandidati i vetëm në Shqipëri kohët e fundit që kandidon jashtë sferës së triadës së pushtetit, PS, PD dhe LSI.

Postimi i plotë:

REVISTA E NJOHUR ITALIANE “L’ESPRESSO” SHKRUAN PËR KANDIDIMIN TIM
Sfidë oligarkisë nga minierat e Shqipërisë: “Pushtetin punëtorëve!”
– Shkruan: Christian Elia, me ndihmën e fotove të Camilla De Maffei-t
“Gjyshi im ka punuar në minierë qysh kur ajo u hap. Im atë ka punuar për 37 vjet. Përpara një viti doli në pension, por meqenëse pensionet e minatorëve janë të ulëta ka qenë i detyruar të rikthehej në minierë për të shtuar pak të ardhurat. Më pas vij unë. E gjithë familja ime ka punuar gjithë jetën nën tokë. Është koha për të ndryshuar jetën e shumë njerëzve; duhet ta bëjmë vetë sepse askush nuk do ta bëjë për ne.”
Këto janë fjalët e Elton Debreshit pas mbarimit të turnit në minierë, ende i mbuluar i tëri nga pluhuri. Pas zgjimit në orën 5:00 të mëngjesit, ai niset nga fshati ku jeton me gruan dhe katër fëmijët drejt qendrës së Bulqizës ku e pret së bashku me punëtorët e tjerë autobusi i pronarit të minierës për t’i çuar në punë. Në 6:30 hyhet në minierë dhe dritën e diellit e sheh vetëm në 13:30. Heq kaskën, fik llambën dhe ndez një cigare. Ky është vetëm fillimi i ditës së tij. Pas drekës në shtëpi nis aktiviteti politik.Ka një takim në qendrën rinore të një qyteze që është tre orë larg Tiranës, mes maleve, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut. Eltoni është kandidati i parë i pavarur i zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Diçka e tillë nuk ka ndodhur që nga rënia e regjimit më 1991. Ka edhe tre fytyra të reja, por që kanë dalë nga partia Vetëvendosje, e cila pas fitores së zgjedhjeve në Kosovë ka zbritur edhe në Shqipëri. Eltoni është i vetmi në historinë Shqipërisë së kohëve të fundit që kandidon jashtë triadës së pushtetit: Partisë Socialiste të kryeministrit Rama, Partisë Demokratike të udhëhequr nga Lulzim Basha dhe Lëvizjes Socialsite për Integrim të udhëhequr nga gruaja e Presidentit aktual të Republikës Ilir Meta, e cila luan rolin e ekuilibrueses.
Për Bulqizën, miniera është fati saj i pashmangshëm. “Kromin e zbuluan teknikët italianë në vitet 1930. Ata nuk gërmonin galeri, por merrnin gurët plot me mineral ngarkuar me gomarë dhe i çonin në Itali. Më 1948, pas Luftës, regjimi shqiptar gjeti hartat e gjeologëve italianë dhe vendosi të shfrytëzonte minierat e kromit, duke ndërtuar qytetin e Bulqizës, i cili asokohe ishte fshat.” – tregon Sami Curri, gazetar investigativ i lindur dhe i rritur në Bulqizë. “Gjyshi im ka qenë një prej atyre që kanë shpërthyer eksplozivin e parë për hapjen e minierës. Me punë vullnetare është ndërtuar qyteti i vjetër, ndërsa me punën e të burgosurve politik është ndërtuar më pas qyteti i ri. Në vitet e arta jetonin 11,000 minatorë, me familjet e tyre”.

Bulqiza gjendët në fund të luginës: dy anët e qytetit lidhen nga një rrugë dhe janë të rrethuara me male të gërryera nga minierat, të ngjajnë si ishin plagë. “Këtu çdo familje është e lidhur me minierat. Një të ardhme tjetër as nuk e mendojmë. Askush nuk do të të thotë që do të largohet, që duan të ndryshojnë jetë. Duan siguri sepse viktimat e kushteve të rrezikshme në miniera janë të përditshme në Bulqizë. Në fillim kromi ishte me bollëk dhe nxirrej lehtësisht. Ndërsa sot jo, duhet gërmuar gjithnjë e më thellë. Dhe kjo është gjithnjë e më e rrezikshme, edhe sepse pas privatizimeve të viteve 1990, përveç pagave të mjerueshme, mirëmbajtja e galerive është problemi i fundit i pronarëve. Zyrtarisht sot ka rreth 2000 minatorë, por bashkë me punëtorët e parregullt, ku përfshihen gra dhe minorenë, janë edhe më shumë. Minierat aktive të kromit administrohen nga 36 sipërmarrje, me pronësi të panjohura, që hapen dhe mbyllen, por kryesorja është Albchrom-i, pjesë e fondit Balfin, në pronësi të oligarkut Samir Mane, me 650 të punësuar. Sipas të dhënave zyrtare, nga 2014 janë të paktën 32 punëtor të vdekur në galeritë e Bulqizës dhe zonave përreth. Se sa janë të aksidentuarit në vendin e punës është e pamundur të njihet, por pothuajse çdo ditë ka nga një aksident. Shpesh pronarët deklarojnë që bëhet fjalë për persona të futur në minierë pa leje, madje në një rast personat janë nxjerrë jashtë minierës duke u detyruar të thonë se janë aksidentuar në pyll. E gjithë kjo për një pagë prej 35,000 lekësh në muaj (286 euro) plus një shtesë për ushqimin prej 15,000 lekësh (123 euro). Për orë të tëra të kaluara nën tokë. Gjendja është akoma më e vështirë për gratë: shumë syresh janë të veja, punojnë më shumë se tetë orë në ditë për 800 lekë, apo për të shitur një kile krom me 2.5 lekë. Nuk kanë as sigurime e as pension, dhe janë pa mbrojtjen e duhur”, përfundon Samiu.

Megjithatë tregu i kromit është fitimprurës: Samir Mane është miliarderi i parë i historisë së Shqipërisë. Nga minierat kromi transportohet në fabrikat e përpunimit të Elbasanit dhe Tiranës, ku shndërrohet në ferro-krom dhe shitet kryesisht në Evropë, ose nëse është i papërpunuar ngarkohet në portin e Durrësit dhe çohet në Kinë. Në nëntor të 2020, gjatë debatit mbi tranzicionin energjetik , BE-ja deklaroi se synon të fokusohet në blerjen e kromit nga Shqipëria me qëllim shkëputjen nga lëndët djegëse fosile për t’u përqendruar tek elektriciteti (ndër të tjera, kromi shërben për bateritë). Eurodeputeti francez Dominique Bilde paraqiti një kërkesë për raportim pikërisht për kushtet e punës të minatorëve. Më 2019 Elton Debreshi themeloi Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB): protesta dhe greva, ndër vite, kishte pasur, por ishte herë e parë që minatorët ngrinin krye. Eltoni u pushua nga puna menjëherë. “Në qytet nuk e kuptonin të gjithë. Disa nuk më përshëndetnin më, mendonin se doja të ndryshoja pronarët dhe se do të kumbisnim të vetmen punë që mund të kishin, të tjerë ndryshonin rrugë kur më takonin pasi kishin frikë se mund të pushoheshin nga puna. Jam ndjerë vetëm, por ditë pas dite, viktimë pas viktime, mbështetësit kanë nisur të shtohen. Kam gjetur punë në një tjetër minierë sepse ata kanë nevojë për punëtorë ekspertë dhe nuk do të ndalem.” – tregon Eltoni.

Një ndihmë e papritur ka ardhur nga kryeqyteti. Janë djemtë dhe vajzat e Organizatës Politike. Redi, Arlindi, Kosta, Joana, Enrikoja dhe shumë të tjerë i kanë ardhur në ndihmë Eltonit. Irdi është një prej tyre: “Për ne çështjet e punës janë beteja kryesore në Shqipëri. Lufta e minatorëve këtu, e punëtorëve të fasonerisë, rafinerisë, call center-ave… Jemi tridhjetë vjeçarë, kemi studiuar dhe nuk mund të jemi përgjithmonë pengje të tre partive që janë në shërbim të oligarkëve, të cilat kanë blerë për pak para pasuritë e vendit pas rënies së regjimit të Hoxhës, që fitojnë e nuk paguajnë taksa. Nga ana tjetër Edi Rama në televizionet italiane krenohej që këtu nuk ka sindikata, duke i ftuar sipërmarrësit italianë të investonin këtu. Boll më! Duhet të arrijmë te të gjithë punëtorët që luftojnë e të vihemi në shërbim të tyre. Nuk kemi se u mësojmë atyre, por mund të jemi të dobishëm për ta: komunikimi, rrjetet sociale, dokumentimi. Jetojmë këtu , bashkë me ta dhe i mbështesim. Eltoni është kandidati ynë i përbashkët dhe duam të krijojmë një lidhje mes punëtorëve të të gjithë vendit. Edhe sikur më 25 prill të mos arrijmë ta zgjedhim Eltonin deputet, prapëseprapë do të kemi hapur një shteg të ri për ndryshimin. Pas tridhjetë vjetësh jemi gjithnjë përpara të njëjtit udhëkryq: të emigrojmë ose të trajtohemi si skllevër. Boll më!”

Programi politik i Eltonit është shumë i thjeshtë: një status të veçantë për punëtorët e minierave dhe mbrojtje bazike për punëtorët në tërësi. Në qendrën rinore kanë ardhur shumë persona për të dëgjuar Eltonin. Një djalë shumë i ri e pyet nëse ndihet në vështirësi kur kandidatët e tjerë thonë se nuk ka kryer studimet universitare dhe se nuk mund të shkojë në Parlament. Eltoni, i palëkundur, përgjigjet: “Pikërisht falë tyre, njerëz si unë nuk kanë arritur të studiojnë dhe si të vetmen mundësi kanë pasur minierën, prandaj është më mirë të më zgjidhni mua.” Njeri prej të pranishmëve – që nuk e merr rrogën prej tre muajsh – e pyet se çfarë do të bëjë pasi të zgjidhet. “Statuti duhet të përfshijë njohjen e sëmundjeve profesionale dhe pensione të përshtatshme. Reumatizmi, problemet me shikimin, dëmtimi i mushkërive… I njihni të gjitha sëmundjet e minatorëve. I hasni çdo ditë në familjet tuaja. Nuk do të ndalojmë së luftuari derisa të ketë një formim të duhur profesional, paga të përshtatshme e të sigurta, pasi disa kompani zhduken sa hap e mbyll sytë, ndryshojnë emër; kam kolegë të mi që nuk e dinë as për kë punojnë. Çdo mëngjes ngrihemi, i vështrojmë fëmijët tanë dhe nuk e dimë nëse do t’i shohim përsëri. Çdo mëngjes pimë kafe me djem me të cilët jemi rritur, futemi në minierë dhe nuk e dimë nëse do t’i shohim përsëri apo jo. Boll më!”

Përbri Eltonit, duke e dëgjuar me vëmendje, është Lahimi, i ati. Kur i biri flet për viktimat ai mallëngjehet. Hedh pak raki për të mos menduar për këto gjëra dhe bën shaka me të birin i cili, si besimtar praktikant, nuk pi alkool. “Ashtu si tani edhe në kohët e mia ishte e vështirë. Por në atë kohë ishte më ndryshe sepse minatorët trajtoheshin si heronj të shoqërisë. Kur ra regjimi isha i gëzuar: imagjinoja një të ardhme tjetër për fëmijët e mi, lirinë. Por ç’liri është kjo?! Unë me një pension qesharak duhet të shkoj akoma në minierë për të shtuar pak të ardhurat. Dhe im bir, si shumë të tjerë, duhet të futet në miniera gjithnjë e më të thella e gjithnjë e më të rrezikshme. Në kohën e regjimit të Hoxhës, për mua ishte e dhimbshme të punoja me të burgosurit politikë. Nuk më mungon ajo kohë, nuk i mungon askujt. Mirëpo nuk do ta kisha menduar kurrë që sot punëtorët do të kishin më pak të drejta sesa në periudhën e diktaturës. Diçka ka shkuar mbrapsht.” – buzëqesh hidhur, duke kthyer gotën e rakisë. “Kur Eltoni më tha që donte të themelonte një sindikatë, isha i shqetësuar. I thashë mirë, bir, por nëse bëhesh si sindikalistët e vjetër, që shkojnë pas partive, do t’më japësh llogari. Por ai ka punuar mirë: në Bulqizë këta djem rrezikojnë jetën për pak lekë, të cilat i shpenzojnë në lokalet e qytetit. Nuk kanë ç’bëjnë tjetër, nuk kanë të ardhme. Edhe ëndrrat ua kanë marrë”

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elton debreshi l'espresso zgjedhjet 25 prill 2021 elton debreshi l'espresso zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit