LIVE UPDATES
Politike

Ministri grek paralajmëron: Do vendosim kamera termike në ishuj, do respektojmë paktin detar të 2009-ës. Do mbrojmë të dr

23 Qershor 2020, 14:49 Nga DOSJA

TIRANË- Ioannis Plakiotakis, ministri i Transportit në qeverinë e Kyrjakos Mitsotakis, ka lajmëruar se pala greke ka nisur instalimin e kamerave termike dhe radarëve në të gjithë vijën e saj kufitare bregdetare në detin Jon dhe në Egje, përfshirë edhe ishujt, duke i konsideruar si pjesë të Zonave Ekskluzive Ekonomike. Në ditët në vijim, kufijtë tanë detarë, jo vetëm në detin Jon, në atë Egje, por edhe në Kretë do të kontrollohen në kohë reale nga kamerat termike dhe radarët, me të cilët është e pajisur Garda Bregdetare. Po ashtu, do monitorojmë në mënyrë të rreptë ishujt tanë, që i konsiderojmë të njëjtë si rafti kontinental dhe pjesë të Zonave Ekskluzive Ekonomike, ndaj ne do të mbrojmë të drejtat tona kombëtare”, shprehet ai.

Ministri grek i Transportit ka njoftuar rekrutimin në të ardhmen e afërt të një shtese në personelin e specializuar për monitorimin në det. Greqia dhe Shqipëria nuk kanë gjetur ende mirëkuptim në ndarjen e re të kufirit në detin Jon, por kjo nuk e ka penguar shtetin fqinj të luajë politikën e faktit të kryer. Është po e njëjta parti e rikthyer në qeverisje në Greqi, e djathta e Demokracisë së Re, që arriti në vitin 2009 të nënshkruante Marrëveshjen për Detin, e shfuqizuar nga ish-Gjykata Kushtetuese Shqiptare.

Ishujt si pika referimi janë përdorur nga grekët për t’ua hedhur shqiptarëve, sipas admiralit turk Xhihad Jatci. Për të bërë më të qartë atë që ish-admirali e konsideron “agresivitet të diplomacisë greke”, referohet me fakte në ndërhyrjen e palës turke në Shqipëri, pas nënshkrimit të marrëveshjes për AOZ në shelfin detar Greqi-Shqipëri. Sipas pohimit të ish-admiralit, Turqia informoi palën shqiptare me një raport të posaçëm, duke i paralajmëruar se “po mashtrohen”.pakti-detar1

PAKTI

Në marrëveshjen e vitit 2009, disa ishuj shumë të vegjël, të pabanueshëm dhe pa jetë ekonomike, si Othonoi, Lazareto, Erikuza dhe shkëmbi Barketa, iu dha e njëjta peshë si toka kontinentale e Shqipërisë dhe ndarja e vijës së mesit u përcaktua nga këta ishuj. Kjo do të bënte që kufiri i detit të vinte shumë pranë brigjeve shqiptare.

Me ardhjen e socialistëve në pushtet, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se Shqipëria kishte pranuar që Greqia të shpallte 12 milje det territorial, por kjo shpallje mund të ndodhë vetëm në 10 zona, nga 150 zona kufitare mes dy vendeve. Kjo deklaratë e ish-diplomatit grek alarmoi Turqinë, sepse nëse kjo do të përdorej dhe në delimitimin e hapësirës detare mes Turqisë dhe Greqisë, kufiri do të shkonte gati në bregdetin turk.

Ne fakt, ministri i Jashtëm turk, Çavusoglu, duke iu referuar ishujve në detin Jon, tha se në marrëveshjen e fundit greko-italiane, ato nuk u përdorën si pika reference. Greqia dhe Italia nënshkruan një marrëveshje historike për kufijtë detarë, duke krijuar një Zonë Ekskluzive Ekonomike mes tyre e duke u dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve për të drejtat e peshkimit në detin Jon.

Marrëveshja, e firmosur gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm italian, Luigi di Maio, në Athinë vjen pas disa muajsh tensione lidhur me shfrytëzimin e resurseve natyrore në Mesdheun Lindor, ku Turqia, Greqia dhe Qipro janë përfshirë në një krizë të ndërlikuar diplomatike. Marrëveshja është një riformatim i ujdisë së vitit 1977, që përcaktonte vijën bregdetare mes dy vendeve dhe sipas mediave greke, pritet t’i hapë rrugën një pakti të ngjashëm me Shqipërinë. Detajet nuk bëhen të ditura, por siç thuhet, ujdia përfshin zgjerimin e kufirit detar grek me 12 milje.

(Marrë nga Panorama)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ioannis plakiotakis pakti detar zonave ekskluzive ekonomike ioannis plakiotakis pakti detar zonave ekskluzive ekonomike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet