Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Ministri i Jashtëm turk paralajmëron Greqinë: Nëse sulmohemi, e paguani shtrenjtë
20 Janar 2022, 22:52Nga DOSJA
ANKARA – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me vendimin e Administratës Qipriote Greke për lejimin e organizatës terroriste PKK/PYD që të hapë zyrë tha se do t’i detyrojnë të paguajnë çmimin në rast se do të ketë ndonjë kërcënim prej atje drejt Turqisë ose Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij nga Estonia, Eva-Maria Liimets, pas takimit që zhvilluan.
Në lidhje me pyetjen që administrata qipriote greke i ka dhënë organizatës terroriste PKK/PYD leje për hapjen e zyrës, Çavuşoğlu tha: “Fatkeqësisht në lidhje me terrorin jemi duke parë shpesh botëkuptimin ‘Armiku i armikut tim është miku im'”.
Sipas tij, gjenden vende që përdorin organizata terroriste, të cilat veçanërisht përdoren për luftërat “proxy”. “Së fundmi edhe në Siri u dha mbështetje organizatave terroriste nën petkun e luftës kundër organizatës terroriste DEASH. Por, ne si Turqi dëshiruam të solidarizohemi dhe u solidarizuam, lidhur me terrorin, edhe me vendet me të cilat kemi pasur marrëdhënie më të këqija. Nuk mbështetëm asnjë organizatë terroriste”, tha ai.
Ministri Çavuşoğlu tha se në Greqi ndodhen kampet, qoftë të organizatës terroriste PKK qoftë edhe të DHKP-C.
“Është vërtetuar edhe me dokumente se pjesëtarët e DHKP-C të stërvitur atje kanë organizuar sulme terroriste në Turqi”, tha Çavuşoğlu.
Kryediplomati turk theksoi se edhe anëtarët e organizatës terroriste FETO, Greqinë nuk e konsiderojnë vetëm si vend transit, por edhe vend për t’u strehuar dhe jetojnë atje.
“Rrjedhimisht, hapja e zyrës, pritja e këtyre organizatave terroriste është lojë me zjarrin. Ne e dimë mbështetjen e administratës qipriote greke për organizatat terroriste, PKK-së deri më sot. Nuk është një sekret. Por, dua të them këtë, lejojnë që të hapin zyre këtu, nëse nesër do të ketë ndonjë kërcënim drejt Turqisë ose Republikës Turke të Qipros Veriore, nëse do të ketë ndonjë sulm ndaj vëllezërve tanë turq qipriotë do të paguajnë çmimin. Dhe ky çmim do të jetë një çmim i rëndë”, u shpreh ai.
PRISHTINË – Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi me 2 vite e 6 muaj burg Fidan Demollin, ish-luftëtarin e Organizatës së Shtetit Islamik ISIS.Ky i fu...
SHBA – Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton trazirat e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan po i kërkon Ivanka Trump-it, vajzës së ish P...
Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter, tha se Kosova dhe Serbia duhet të sigurojnë që qytetarët e të dyja v...
KOSOVË – Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca deklaroi se nëse do të kishte më tepër subvencion ndërkombëtar për furnizimin me gaz natyror t...
TURQI – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan shprehu dëshirën për të organizuar një takim kokë më kokë midis homologëve rus dhe ukrainas Vladimir Put...
KOSOVË – Ambasadori i misionit të SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, paralajmëroi biseda me Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë për të siguruar se...
BRUKSEL – Presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen paralajmëroi Rusinë se do të pësojë sanksione të mëdha ekonomike dhe financiare nëse sulm...
UKRAINË– Pamjet nga sateliti tregojnë ushtrinë ruse të vendosur pranë kufirit me Ukrainën, vetëm pak orë nga deklarata e fortë e presidentit Joe Bide...