LIVE UPDATES
Bota

Ministri kroat: Miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë ishte motivimi më i madh për të ndihmuar të aksidentuarit  

28 Korrik 2021, 16:53 Nga DOSJA
Ministri kroat: Miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë ishte motivimi

KROACI- Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë se nuk ka për ta harruar kurrë mëngjesin e së dielës, dhe ngjarjes e asaj dite. KosovaPress shkruan se Berosh ka treguar se kur mori vesh lajmin, natyra e mjekut i dha më shumë fuqi për tu mobilizuar dhe për të ndihmuar të plagosurit.

“Para së gjithash, do të doja të shpreh ngushëllimet e mia për popullin e Kosovës për një tragjedi shkatërruese që tronditi të dy kombet tona. Unë jam i tmerruar dhe i tronditur nga përmasa e kësaj katastrofe, si një mjek dhe një qenie njerëzore. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo katastrofë e tmerrshme. Të dy vendet tona nuk janë të huaja në kohëra të këqija, të cilat janë të njohura për forcën dhe zemrën e madhe. Unë besoj me gjithë zemër se së bashku do ta kalojmë këtë humbje të madhe”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu shtoi se trishtimin që ai dhe familja e tij pati kur morën vesh për aksidentin, nuk do ta harrojnë kurrë. Berosh tha se së bashku me Kryeministrin Andrej Plenković, mobilizuan të gjitha forcat e nevojshme për të marrë situatën nënkontroll.

“Nuk do ta harroj kurrë atë mëngjes të hershëm të së dielës, dhe trishtimin që ndjemë unë dhe familja ime kur morëm lajmin. Unë menjëherë desha të ndihmoja, dhe të nisesha për në Slavonski Brod, të udhëhiqja përpjekjet mjekësore për të ndihmuar pasagjerët dhe të gjithë të prekurit nga aksidenti. Së pari mora një telefonatë nga Instituti Kroat i Mjekësisë së Urgjencës, i cili siguroi arritjen në vendin e aksidentit. Së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, ne mobilizuam të gjitha forcat e nevojshme për të marrë situatën nën kontroll”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se çdo staf shëndetësor duhet që të jetë i përgatitur për çdo lloj aksidenti dhe se nëpërmjet trajtimeve, dhe praktikës shumë vjeçare, ata kishin mundësitë për tu përgjigjur atij aksidenti.

“Çdo pjesëtar i stafit shëndetësor duhet të jetë i përgatitur për çdo lloj aksidenti ose incidenti, çdo ditë. Kjo është thirrja jonë. Përmes edukimit të vazhdueshëm dhe kryerjes së trajnimeve për përgjigje mjekësore ndaj një aksidenti masiv, ne kemi vite që përgatitemi për situata të tilla. Prandaj, ne reaguam sipas protokollit standard – Përgjigja mjekësore ndaj incidenteve të mëdha – MRMI, e cila përfshinë mobilizimin e shpejtë të të gjithë sistemit shëndetësor. Sidoqoftë, kjo është diçka që pritet. Ajo që nuk kam mundur ta paramendoj ka qenë, solidariteti dhe ndjeshmëria e shfaqur nga të gjithë profesionistët tanë shëndetësor ndaj miqve tanë nga Kosova. Veçanërisht krenohem që kemi siguruar përkthyes në momentin e duhur për të lënduarit. Për këtë unë i jam thellësisht mirënjohës ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Gezim Kasapolli, dhe folësve të tjerë të gjuhës shqipe, që jetojnë këtu në Kroaci”, ka deklaruar ai.

Berosh më tej ka theksuar se miqësia mes Kosovë sdhe Kroacisë është shumë e vlefshme dhe se ata ende po mbajnë zi për viktimat e aksidentit të tre ditëve më parë.

“Kjo nuk është një çështje politike, por një çështje humane, ku madhësia e zemrave tona dhe madhështia e miqësisë midis Kroacisë dhe Kosovës ka më shumë vlerë se çdo motivim tjetër. Unë jam rritur dhe arsimuar për të ndihmuar njerëzit dhe kam dhënë një betim, të cilin unë vazhdoj ta mbaj si ministër i shëndetësisë dhe si një qenie njerëzore. Prandaj, Kroacia mban zi, dhe qëndron pranë popullit të Kosovës, siç do të bënte çdo individ”, ka shtuar ai.

LAJM KRYESOR: Tragjedia në Kroaci! Mbërrijnë në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, mijëra qytetarë dalin në pritje, shoferi lihet në burg për 30 ditë!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci vili berosh rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci vili berosh

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet