LIVE UPDATES
Aktualitet

Ministria e Mjedisit kërkon t’u marrë pyllin, banorët e Bulqizës ‘njoftim urgjent’: Nesër të gjithë par

18 Mars 2019, 19:12 Nga DOSJA
Ministria e Mjedisit kërkon t’u marrë pyllin, banorët e

BULQIZË- Banorët e Bulqizës me anë të një postimi në faqen e Facebook-ut “Bulqiza ime”, kanë paralajmëruar një protestë ditën e nesërme para bashkisë, për të ndalur kalimin e pyllit në fshatin Koçaj dhe Dragu në pronësi Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit.

Sipas tyre Ministria kërkon këtë gjë për t’i hapur rrugë dhënies së lejes mjedisore për ndërtimin e dy heceve në këtë zonë.

Banorët shprehen se “një hap i tillë po merret në mungesë të plotë transparence për banorët e zonës. Leja për ndërtimin e dy heceve do të çojë në shkatërrimin e një mrekullie natyrore si pyjet në këtë zonë dhe rrjedhat ujore si pjesë e masivit pyjor “Sheshe Bulqizë”. Pas pyjeve, mafia e ujit dhe shkatërrimit të natyrës është në aksion”.

Ata i kërkojnë Këshillit Bashkiak që t’i thonë jo kërkesës së Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit.

Postimi i plotë:

⚠️⚠️⚠️ NJOFTIM URGJENT ⚠️⚠️⚠️
Banorë të njësisë administrative Fushë – Bulqizë:

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, i ka kërkuar Bashkisë Bulqizë, transferimin e pronësisë së fondit pyjor-kullosor në fshatin Koçaj dhe Dragu, të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, me vendim të Këshillit Bashkiak, për ndjekjen e procedurave për heqjen si pronë në varsi të bashkisë dhe kalimin në pronësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, për t’i hapur rrugë dhënies së lejes mjedisore për ndërtimin e dy heceve në këtë zonë.

Një hap i tillë po merret në mungesë të plotë transparence për banorët e zonës. Leja për ndërtimin e dy heceve do të çojë në shkatërrimin e një mrekullie natyrore si pyjet në këtë zonë dhe rrjedhat ujore si pjesë e masivit pyjor “Sheshe Bulqizë”. Pas pyjeve, mafia e ujit dhe shkatërrimit të natyrës është në aksion.

Banorë të Fushë – Bulqizës, nesër duhet të mblidhen masivisht përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak, (nga ora 11:00 deri në orën 13:00) për të ndaluar që pronësia e masivit pyjor-kullosor të kalojë në varsi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit që më pas të jepet leja mjedisore për ndërtimin e heceve. E keqja nuk ka krahinë, fe dhe ngjyrë! Duhet të ndalohet sa nuk është vonë!

Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, nesër (e martë, datë 19 mars 2019) duhet t’i thonë jo një kërkese të tillë që kërkon të shkatërrojë një mrekulli natyrore në dëm të komunitetit të kësaj zone. Në të kundërt, do t’a mbyllin këtë legjislaturë që edhe pak muaj ju ka mbetur, me turp. Pas pyjeve, uji dhe natyrore e kësaj zone janë të shenjta. Nuk preken. I përkasin turizmit dhe banorëve të kësaj zone, jo mafias së kromit që paret e fitura në mënyrë jo të ndershme nga gjaku i të rinjve që punojnë në miniera, t’i investojë në shkatërrimin e natyrës dhe në dëm të një komuniteti!

Administratori i njësisë Fushë-Bulqizë nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak duhet të dalë kundër një kërkese të tillë për transferimin e pronësisë nga bashkia tek Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, që kjo e fundit t’i hapë rrugë ndërtimit të heceve. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi gjithashtu të dalë kundër, së paku t’a mbyll me diçka të mirë një katër vjeçar në krye të bashkisë, që një gjë të hajrit nuk e bëri.

Opozita e Bulqizës, pa ngjyrë dhe pa dallim, nesër të tregojë se është me banorët dhe interesin e tyre dhe jo të shkatërrimit. Të mos lejohet ajo që i është bërë Liqenit të Zi në Valikardhë edhe në Fushë-Bulqizë.

BASHKOHUNI, PËR NATYRORËN PËR PRONËN E PËRBASHKËT!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqiza në protestë hec-et në bulqizë bulqiza në protestë hec-et në bulqizë


Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët