LIVE UPDATES
Bota

Ministrja Gervalla, flet për gazetën zvicerane: Pas luftës, ushtarët e UÇK’së vranë serbë, romë dhe ish-rivalë të t

1 Qershor 2021, 21:42 Nga DOSJA
Ministrja Gervalla, flet për gazetën zvicerane: Pas luftës,

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka vazhduar diskursin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke thënë se ishin anëtarët e kësaj force ushtarake që kryen vrasje përgjatë kohës së pasluftës. Sikurse në deklaratat e mëhershme, edhe kësaj here Gërvalla për mediumin zviceran ‘NZZ’ ka kërkuar “drejtësi për të gjithë”.

“Gervalla-Schwarz kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK. Viktimat ishin serbë, romë dhe shqiptarë oponent të UÇK’së”, thuhet ndër të tjera në artikullin për mediumin zviceran, përcjell Gazeta Express.

Siç përvijëzohet në artikull, kryediplomatja kosovare fajin për mos-zgjidhjen e rasteve të vrasjeve të pasluftës ua lë gjyqësorit dhe pushteteve të mëhershme, derisa ceket në të njëjtin paragraf se kryeministri Albin Kurti e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale.

“Së bashku me të tjerët, unë kam kërkuar vazhdimisht që vrasjet politike pas përfundimit të luftës të hetohen plotësisht”, ka deklaruar Gërvalla-Schwarz për NZZ, derisa ka kërkuar drejtësi papërjashtimisht për shqiptarë, serbë e romë.

Zëvendëskryeministrja deklarata të ngjashme pati dhënë edhe vite më parë, duke i akuzuar ish-krerët e UÇK’së për, siç pretendon ajo, vrasje të kundërshtarëve politikë përgjatë periudhës së pasluftës. Ndërkaq, atëbotë premtonte se do të depononte dëshmi nëse do krijohej një gjykatë që i gjykon ata.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaçi që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, pati deklaruar ajo.

Pas kritikave të shumta që pati marrë për deklaratat anti-UÇK, për të cilat pati edhe iniciativa e konferenca nga opozita, Gërvalla-Schwarz dha edhe njëherë deklarata kundërthënëse, duke thënë se do kërkojë drejtësi të gjithë, pa marrë parasysh dallimeve në kombësi.

“Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit”, pati shkruar ajo në ‘Facebook’, disa ditë pas vazhdës së kritikave në adresë të kryediplomates.

Në mbrojtje personit të dytë më të rëndësishëm pas Kurtit, i pati dalë edhe kryeministri, duke i cilësuar kritikat si “fushatë kundër saj”.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel”, pati thënë Kurti.

Këto deklarata prekën subjektin politik të cilën përfaqësuan ish-krerët e UÇK’së. PDK, nëpërmjet një konference, kërkuan shkarkimin e kryediplomates. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në konferencë pati thënë se të gjithë ishin dëshmitarë të angazhimit të ministres Gërvalla për denigrimin e luftës së UÇK’së.

“U pa angazhimi i ministres së Punëve të Jashtme në denigrimin e luftës së UÇK-së, ajo sot vazhdoj të fyej luftën e UÇK-së, kauzën tonë më të ndritur, fyente viktimat të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe sakrificën tonë më të madhe”, tha Tahiri.

GAZETA EKSPRES

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla nzz uck donika gërvalla nzz uck

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet