LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Miq dhe rivalë’/ Historia e konflikteve të njëpasnjëshme mes dy vëllezërve Bardhi dhe ekzekutorit, mbrëmë në kafe

5 Qershor 2020, 06:19 Nga DOSJA
‘Miq dhe rivalë’/ Historia e konflikteve të

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me konfliktet mes dy vëllezerve Bardhi që u ekzekutuan një natë më parë në Kruja, dhe Roland Pulës, autorit të krimit. Mësohet se një prej viktimave, Xhontil Bardhi ka qenë prift dhe një besimtar i rregullt, ndërsa tjetri, Gazmir Bardhi, ishte i martuar dhe me dy fëmijë.

Të dy janë marrë prej vitesh me grabitje dhe kultivim kanabisi, dhe në shumë raste kanë pasur edhe bashkëpunim me autorin e krimit që ishte edhe fqinj i tyre, Roland Pula.

Pavarësisht bashkëpunimeve, Dosja.al mëson se mes autorit dhe viktimave ka pasur edhe konflikte të herëpashershme. Madje, rreth 15 vite më parë, djemtë e familjeve përkatese janë rrahur tek fusha e sportit të fshatit.

Më kalimin e kohës bashkëpunimet kanë rinisur, ndërsa kjo rrahje nuk është harruar. Mësohet se viktimat kanë plagosur me armë zjarri edhe xhaxhain e Pulës.

Mirëpo, sherret kulmuan një natë më parë, kur dy vëllezërit e ekzekutuar, diskutuan me fjalë me vëllain e Roland Pulës dhe në gjaknxehtësi e sipër autori qëlloi mbi ta me kallashnikov dhe i la të vdekur në vend.

Paraprakisht dyshohet që mbi dy viktimat të jetë qëlluar njëkohësisht, kështu që ka dyshime që në këtë vrasje të ketë marrë pjesë edhe një tjetër person përveç Pulës.

Vrasje e dyfshitë ndodhi rreth orës 22:25 të mbrëmjes së kaluar në Krujë. Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi u qëlluan për vdekje nga Roland Pula në lokalin e fshatit Gramëz. Të rinjtë humbën jetën rrugës për në spital. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë prishja e pazareve për vjedhjet. Policia është në kërkim të autorit, ndërkohë që është sekuestrohet makina e tij luksoze.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gazmir bardhi roland pula vrasje ne kruje xhontil bardhi gazmir bardhi roland pula vrasje ne kruje xhontil bardhi

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Qershor 2020, 05:38

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e dyfishtë që ndodhi nëj natë më parë në fshatin Gramëz në Krujë, ku u ekzekutuan me kallash...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë