LIVE UPDATES
Bota

Misteri 60-vjeçar: Kush e vrau kreun e OKB-së Dag Hammarskjöld?

23 Shtator 2021, 13:49 Nga DOSJA
Misteri 60-vjeçar: Kush e vrau kreun e OKB-së Dag Hammarskjöld?

SHBA- Pak minuta pas mesnatës së 18 shtatorit 1961, pra 60 vjet më parë, kulla e radio-komunikimeve në qytetin Ndola, në Rodezinë e Veriut, Zambian e sotme, komunikoi për herë të fundit me pilotët e avionit ‘Douglas DC-6’ të kompanisë suedeze “Transair”. Avioni sapo kishte filluar manovrat e uljes. Disa minuta më vonë ai u përplas në pyllin pranë qytetit. Është e vështirë të dihet koha e saktë se kur ndodhi kjo gjë, pasi kërkimet filluan vetëm 10 orë më vonë. Por kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e përplasjes, pranë rrënojave të avionit ata gjetën trupin e pajetë të Dag Hammarskjöld, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Për arsye që nuk u zbardhën kurrë, Hammarskjöld kishte një as spathi të futur nën jakën e këmishës. Gjashtëdhjetë vjet më vonë, vdekja e Hammarskjöld mbetet ende një ngjarje shumë e diskutueshme, dhe shumë nga ekspertët që janë marrë me këtë çështje, refuzojnë ta konsiderojnë atë viktimë të një aksidenti ajror.

Dag Hammarskjöld, i lindur në 1905 në Jönköping, një qytet në Suedinë jugore, u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së në prillin e vitit 1953. Ishte një periudhë shumë e vështira për diplomacinë:Lufta Koreane ishte në fazën e saj përfundimtare, ndërsa Lufta e Ftohtë një realitet, fundi i kolonializmit ishte i pashmangshëm, teksa situata në Lindjen e Mesme ishte shumë delikate.

Hammarskjöld punoi për t’i garantuar OKB -së më shumë autonomi, në mënyrë që administrata e tij të kishte fuqinë e duhur për të ndërhyrë gjatë krizave ndërkombëtare. Për të treguar se kjo politikë do të ishte largpamëse dhe vendimtare në situata diplomatike delikate, Hammarskjöld u mor personalisht me negociatat e ndryshme.

Kështu, ai u angazhua në negociatat për lirimin e të burgosurve amerikanë gjatë Luftës së Koresë, dhe dërgoi forcat e OKB-së për të parandaluar përshkallëzimin e Krizës së Suezit, teksa ndërhyri për dhënien fund të luftimeve gjatë kryengritjes hungareze të vitit 1956.

Po ashtu ai mbështeti procesin e dekolonizimit, duke mbështetur të drejtat e kombeve të vogla që kërkonin pavarësi nga fuqitë e mëdha, duke shkaktuar kësisoj kritika dhe pakënaqësi tek vendet perëndimore.

Kur u rrëzua avioni me të cilin po udhëtonte, Hammarskjöld ishte duke negociuar një armëpushim midis Kongos, qëu bë e pavarur nga Belgjika në vitin 1960, dhe provincës Katanga në juglindje të vendit, e cila ishte shpallur e pavarur në të njëjtin vit.

Pavarësia e Katangasmbështetej nga ushtarët belgë, që vepronin për llogari të kompanive evropiane të minierave. Moise Tshombe, udhëheqësi separatist i Katangas, e refuzoi propozimin për t’i zëvendësuar ushtarët belgë me ata të OKB-së.

Në fakt, ai kishte frikë se mos humbiste mbështetjen ushtarake ndaj shkëputjes. Nga ana tjetër qeveria e Kongos, mbështetej nga Bashkimi Sovjetik, qëshpesh ishte i pakënaqur me rolin që po luante OKB-ja. Në vitin 1961, Hammarskjöld po shkonte në Afrikën e Jugut për t’u takuar me palët e interesuara dhe për të negociuar një armëpushim.

Në orën 6 të pasdites së 17 shtatorit, avioni që mbante sekretarin e OKB -së dhe 15 persona të tjerë në bord u largua nga kryeqyteti i Kongos, Leopoldvil (sot Kinshasa), për të arritur në Ndola, në juglindje të vendit, ku do të takonte udhëheqësin separatist Tshombe.

I mbijetuari i vetëm i aksidentit që ndodhi pak pas orës 1 të mëngjesit të datës 18 shtator ishte Harold Julian, një nga truprojat, që gjithsesi ndërroi jetë 3 ditë më vonë. Para se të vdiste, Julian u kishte thënë autoriteteve se para rrëzimit në avion kishte pasur një shpërthim. Disa javë pas vdekjes së tij, Dag Hammarskjöld iu dha Çmimi Nobel për Paqen. Në dekadat që pasuan, vdekja e tij nxiti shumë teori konspirative, sipas të cilave, ai ishte vrarë me armë zjarri nga një person i punësuar nga CIA apo trupat tokësore amerikane, nga një pilot belg që qëlloi poshtë aeroplanit, apo nga një mercenar i Afrikës së Jugut që dyshohet se e qëlloi në kokë pasi i mbijetoi përplasjes.

Zyrtari i OKB-së që e identifikoi i pari trupin e tij, u betua se Hammarskjöld kishte në ballë një vrimë në madhësinë e plumbit. Por autopsia, gjatë së cilës trupi i Hammarskjöld u skanua me rreze X, nuk e konfirmoi atë pretendim.

OKB hodhi poshtë një numër teorish të tjera, si ajo sipas së cilës një mercenar i supozuar nga Afrika e Jugut i quajtur Suanepol, mburrej se kishte marrë pjesë në vrasje,gjatë kohës qëishte i dehur. Edhe sot, ai aksident mbetet shumë i dyshimtë për të paktën dy arsye.

Së pari për mungesën e provave. Vetëm 20 për qind e avionit u ekzaminua pasi 80 për qind e tij ishte shkatërruar nga shpërthimi. Ndërkohë hetimet u kryen në mënyrë disi sipërfaqësore, pasi shumë nga njerëzit që kishin qenë dëshmitarë të rrëzimit të avionit nuk u morën asnjëherë në pyetje.

Në vitin 2011, britanikja “The Guardian” botoi gjetjet e punonjësit humanitar suedez, Göran Björkdahl, që gjatë 3 viteve kishte intervistuar dëshmitarë okularë të asaj ngjarjeje, të cilët jetonin në fshatrat fqinj. Sipas Björkdahl, dëshmitë dhe elementët e tjerë që ai zbuloi, tregonin se një avion i dytë rrëzoi avionin e tipit DC-6 ku ndodhej Hammarskjöld, dhe se ushtria rodeziane ndërhyri në zonën e katastrofës për të fshehur provat dhe vonuar procesin e kërkim-shpëtimit.

Në vitin 2016, OKB-ja e rihapi hetimin për vdekjen e Hammarskjöld. Një raport hetimor paraprak e cilësoi “të besueshëm” pretendimin e pranisë së një avionit të dytë, dhe u kërkonte qeverive të përfshira në atë ngjarje të provonin se kishin kryer kontrolle të plota të regjistrave të fluturimit.

Ndërkohë, një investigim i agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press, i botuar në vitin 2011 nga “The Washington Post” argumentonte se shkaku më i mundshëm i rrëzimit të avionit ishte gabimi i pilotit për shkak të lodhjes.

Në majin e vitit 2015, amerikani Pol Abram, që pretendonte se kishte shërbyer në një bazë përgjimit të NSA-së në Heraklion të Greqisë, i tha grupit të ekspertëve të OKB-së se natën e vdekjes së ish-kreut të OKB-së kishte dëgjuar në radio një komunikim, në të cilin një shtetas jo amerikan, deklaronte me një anglishte me theks të rënduar se:“Amerikanët sapo rrëzuan një avion të OKB-së!”.

Arsyeja e dytë e debateve mbi këtë ngjarje, lidhet me numrin e madh të armiqve që kishte bërë Hammarskjöld gjatë karrierës së tij. Në ato vite,në Kongo kishte një lëvizje të dukshme të agjentëve të shërbimeve sekrete nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania Perëndimore.

Vendi afrikan kishte pasuri të mëdha minerale, të përqendruara kryesisht në provincën e Katangas, ndër të tjera shumë rezerva të uraniumit, si dhe një mineral thelbësor për prodhimin e armëve bërthamore. Shtetet e Bashkuara druheshin se ndërhyrja e OKB-së në Afrikë, do t’i jepte Moskës mundësinë të dominonte kontinentin e zi.

Ndërkohë Bashkimi Sovjetik, mendonte se Hammarskjöld ishte një kukull në shërbim të Perëndimit. Puna e Hammarskjöld ishte shumë e rëndësishme në përcaktimin dhe zgjerimin e roleve dhe detyrave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe vetë organizatës. kujton Sipas biografit të tij kryesor Brian Urquhart, vendosmëria e udhëheqjes së tij, “nuk është arritur asnjëherë nga asnjë udhëheqës tjetër i mëvonshëm”. Kjo ishte një meritë edhe më e shquar, në një periudhë historike që ishte shumë komplekse dhe e rrezikshme.

Marrë nga Bota.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dag hammarskjöld okb dag hammarskjöld okb

Sondazh

Poll
Bota 23 Shtator 2021, 10:04

FOTOT/Malet e Rugovës mbulohen nga dëbora

RUGOVË – Mesa duket dimri është më afër këtë vit e këtë e shohim në Kosovë ku pas Bajgorës ditën e djeshme, dëbora ka nisur të mbulojë dhe Rugovën, n...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës