LIVE UPDATES
Bota

Misteri afrikan / Pse Covid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

15 Janar 2022, 07:06 Nga DOSJA
Misteri afrikan / Pse Covid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo

AFRIKË – Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë njerëz, pa llogaritur këtu shumë të tjerë që nuk figurojnë në regjistrat zyrtarë. Me përjashtime të rralla, është gjithashtu një rajon i përbërë nga shtete të varfra, apo në çdo rast pa sisteme ekonomike, politike dhe shëndetësore, që të përballojnë si duhet sfidat e shekullit XXI-të.

Por pavarësisht gjithë kësaj, deri më tani Afrika e ka kaluar shumë mirë testin Covid-19. Pandemia e Sars-Cov-2, që ka shkaktuar shumë të vdekur dhe tmerr në çdo cep të botës, këtu duket se ka ngecur që në hyrje. Më lejoni të jem i qartë:Edhe popullatat afrikane kanë pasur humbjet e tyre, edhe atje është ndërprerë puna në fazat më kritike të pandemisë, për të zbatuar bllokime apo masa të ashpra kufizuese.

Megjithatë, shifrat epidemiologjike të Afrikës, janë qartësisht më pozitive se të dhënat e mbledhura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian; si për sa i përket infeksioneve, ashtu edhe numri të viktimave. Si të mos mjaftonte kjo, dy nga variantet e fundit që po vazhdojnë të mbajë botën në ankth, janë regjistruar zyrtarisht në vendet afrikane.

I fundit prej tyre, Omicron, është identifikuar së pari në Afrikën e Jugut, dhe ka detyruar disa vende evropiane që të rivendosin masa e ashpra kufizuese. Përkundrazi, institucionet e Afrikës së Jugut, të cilat sigurisht që nuk shkëlqejnë për shkallën e vaksinimit të popullatës –  deri më sot kanë arritur të vaksinojnë plotësisht vetëm 27 për qind të popullsisë – e pranuan se Omicron ishte më ngjitës por jo më vdekjeprurëse, ndaj e panë të arsyeshme të lehtësonin masat.

Në veçanti, pati një rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitalin “Steve Biko Academic Hospital” në Tshuane, ku u identifikua për herë të parë mutacioni i ri. Vdekshmëria ishte pothuajse sa 1/5 e varianteve të mëparshme, duke konfirmuar atë që disa ekspertë e dyshuan që në fillim.

Në kulmin e valës Omicron, që me sa duket në Afrikën e Jugut po mbaron, numri i shtretërve të zënë nga pacientët e infektuar, ishte sa gjysma e asaj të periudhës së mëparshme. 63 për qind e pacientëve me Omicron u shtruan në spital për arsye të tjera, dhe virusi u zbulua vetëm nga testet e detyrueshme.

“Epidemia e Omicron, është përhapur dhe ka rënë me shpejtësi të paparë, duke arritur kulmin brenda 4 javësh”- thanë studiuesit, që nënvizuan se rezultatet mund të ndryshojnë në vende me tipare të popullsisë dhe me nivele imuniteti të ndryshme, përveç numrit të infeksioneve dhe të vaksinimeve.

Por e sigurt është se Afrika e Jugut, dhe Afrika në përgjithësi, po i mësojnë botës se si të përballet me një pandemi, duke përdorur mjetet më të mira në dispozicion, dhe pa rënë pre e histerisë kolektive. Po cili është sekreti i Afrikës? Tek e fundit po flasim për një kontinent të varfër, me probleme të të gjitha llojeve, dhe të cilit i mungojnë shumë komoditete mbi të cilat mund të mbështetet Perëndimi, para së gjithash vaksinat kundër Covid-19.

Në fakt rajoni afrikan, ka pasur qasje në shumë pak doza vaksine, dhe shumica e popullsisë është e ekspozuar ndaj efekteve të virusit. E megjithatë, masakra e Sars-CoV-2 në Afrikën Sub-Sahariane e shpallur praktikisht që nga fillimi i pandemisë, nuk ndodhi kurrë. Përkundrazi, duke lexuar buletinet, më shumë vdekje raportohen në Itali ose Francë sesa në disa nga vendet më të varfra (dhe më pak të vaksinuara) në botë. Kështu Italia ka aktualisht 229 të vdekur për 100 mijë banorë, ndërsa Uganda 7 për 100 mijë, dhe Nigeria vetëm 2 në 100 mijë banorë.

Është e vështirë që ky paradoks të shpjegohet me formula dhe siguri matematikore. Në këto kushte mundet vetëm të spekulojmë. Dhe komuniteti shkencor spekulon se pavarësisht nga vaksinat e pakta, faktori moshë, mund të ketë ndihmuar në shmangien e qindra viktimave.

Pra, mosha mesatare shumë e re e popullsisë afrikane, duhet të ketë frenuar efektet më negative të Covid-19. Pastaj ka një shpjegim tjetër të mundshëm.

Disa shkencëtarë pretendojnë se vendet më të ekspozuara ndaj sëmundjes së malaries, mund të kenë zhvilluar disa forma imuniteti kundër Sars-CoV-2 tek qytetarët e tyre. Në çdo rast, dhe madje duke marrë parasysh dhe dallimet themelore, të paktën një herë Perëndimi duhet të fillojë të marrë shembull nga Afrika. (Bota.al)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota afrikë afrike e jugut covid-19 omicron afrikë afrike e jugut covid-19 omicron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj