LIVE UPDATES
Bota

Dënimi historik në Koblenc: Dëshmi se drejtësia ekziston!

15 Janar 2022, 08:15 Nga DOSJA
Dënimi historik në Koblenc: Dëshmi se drejtësia ekziston!

GJERMANI- Ne njerëzve na pëlqen të besojmë në mrekulli. Për shembull, përvoja biblike e Damaskut, sipas së cilës një persekutor i të krishterëve të parë u bë apostull i kombeve. Ose që puthja e një princi mund ta ringjallë Borëbardhën nga të vdekurit. Dhe që edhe përbindëshat më të këqinj munden.

Në një kontekst fetar ose në përralla, një besim i tillë në mrekulli është krejtësisht i mirë. Por shpresa për mrekulli në bodrumet e errëta të burgjeve të diktaturës së paskrupullt në Siri nuk është aspak e kuptueshme. Edhe argumenti i paraqitur nga avokatët mbrojtës në gjyqin e Koblencit ishte po aq i pakuptueshëm: se dënimi i Anwar Raslan do të dërgonte sinjalin e gabuar për dezertorët e mundshëm nga regjimi i Asadit.

Gjermania si simbol

Procesi ishte i pari i këtij lloji në botë, për krimet e bëra nga regjimi i Assadit në Siri. Anwar Raslan nuk është thjesht një peshk i vogëlnë sistemin e terrorit sirian. Koloneli i shërbimit sekret ishte kreu i departamentit të hetimit në burgun famëkeq Al-Khatib, ku dinjiteti njerëzor shkelet me këmbë edhe sot e kësaj dite.

Gjykata në Koblenc e dënoi atë për krime kundër njerëzimit, 27 vrasje, lëndime të shumta të rënda trupore dhe shumë përdhunime. Thuhet se ka pasur më shumë se 4.000 viktima të torturës gjatë mandatit të tij në Al-Khatib midis prillit 2011 dhe shtatorit 2012 – dmth gjatë kohës së protestave masive të Pranverës Arabe në Siri – para se të dezertonte dhe dy vjet më vonë të arrinte në Gjermani, ku aplikoi për azil.

A është rastësi që hetimi i parë ligjor i mizorive të kryera nga diktatura siriane po zhvillohet në vendin që ka vuajtur nga dy diktatura në historinë e tij? Jo, as rastësi dhe as mrekulli: Është thjesht sepse Gjermania është destinacioni i preferuar për shumë sirianë, të cilëve u është dashur të largohen nga atdheu i tyre për shkak të luftës dhe shtypjes – ose që thjesht shpresojnë për një jetë më të mirë. Kjo është arsyeja pse probabiliteti këtu është më i madhi që viktimat dhe torturuesit të takohen në ndonjë arkë në supermarket, kur marrin fëmijët nga shkolla ose në metro – siç ishte rasti me Anwar Raslan. Gjyqi i Koblencit nuk ishte i fundit i këtij lloji në Gjermani. Një tjetër gjyq do të fillojë në Frankfurt javën e ardhshme.

Përgjegjësia

Sado absurde të tingëllojë: Edhe në një shtet policor totalitar si Siria nën sundimin e Asadit, nuk është e lehtë të përcaktohet përgjegjësia individuale e autorit përkatës – edhe nëse e dimë se çdo anëtar i sistemeve të tilla terroriste është kryesisht vetëm një marrës i urdhërave. Prandaj, mbrojtësit e Anwar Raslan theksuan vazhdimisht, se ai ishte vetëm një ndjekës i një regjimi vrasës kundër vullnetit të tij. Dhe një dënim i ashpër kundër tij do të parandalojë anëtarët e tjerë të aparatit sirian të sigurisë që të dezertojnë.

Kjo është e vërtetë për aq sa fotografitë e marra nga fotografi ushtarak sirian Caesar konsiderohen si dëshmi kryesore e torturave sistematike të figurave të opozitës në burgjet siriane. Por ndryshe nga ky rast, Anwar Raslan dha pak kontribut në zgjidhjen e krimeve të regjimit të Asadit. Përgjegjësia e tij për krimet për të cilat u akuzua mund të vërtetohej vetëm nëpërmjet dëshmive të dhjetëra dëshmitarëve, të cilët, megjithë traumatizimin e tyre kryesisht të rëndë, pranuan barrën e këtij gjyqi. Prandaj dënimi “burg i përjetshëm” është më i rëndësishmi – si një sinjal se në fund të fundit ka drejtësi në botë.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anwar raslan gjermani gjykata në koblenc anwar raslan gjermani gjykata në koblenc

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit