LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Miti i “Pretty Woman”: mashtrimi liberal me prostitutën e lumtur

20 Prill 2019, 06:02 Nga DOSJA
Miti i “Pretty Woman”: mashtrimi liberal me prostitutën e

Ka vizituar bordellot e ligjshme në Australi, Gjermani, Nevada, Holandë etj., ka intervistuar në të gjithë botën dhjetëra femra që kanë qenë prostituta, pronarë shtëpish publike dhe agjencish eskortash, qeveriratë dhe blerës të seksit, aktivistë të legalizimit të punonjëseve të seksit etj.

Gazetarja britanike, Julie Bindel, ka bërë një kërkim të thelluar në fushën e prostitucionit, duke hetuar në detaje mekanizmat që e rregullojnë këtë biznes dhe kushtet e femrave që e ushtrojnë këtë ‘profesion’. Rezultatet e këtij investigimi që i ka marrë dy vjet punë dhe dhjetëra udhëtime në të gjitha kontinentet janë përmbledhur në “Miti i Gruas së Bukur” (Botuar nga “Morelli” në Itali).

Titulli që të jep kureshtje dhe të kujton filmin me Julia Roberts dhe Richard Gere zbulon konkluzionet e autores: lobingu i industrisë së seksit vit pas viti ka shpërndarë imazhin e rremë të “prostitutës së lumtur”, duke lënë në hije të vërtetën e hidhur, prostitucioni është gjithmonë abuzim dhe shtypje, kurrë zgjedhje e lirë dhe ata që pretendojnë – përfshirë këtu një pjesë e feministeve – se shërbimi seksual është një punë si të tjerat dhe duhet të garantohet si e tillë, po bën një gabim që rëndon mbi gratë e pambrojtura dhe të margjinalizuara.

Julie Bindel, përse sot flitet aq shumë për ‘punonjëset e seksit’ sikur të ishin punonjëse normale?

Falë mbështetjes së organizatave si Human Rights Watch, Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNIDIDS dhe Amnesty International, lëvizja për të drejtat e ‘punonjëseve të seksit’ mund t’i paraqitet botës si diçka e bazuar në çlirimin e një grupi të shtypur. Një nga argumentet më qesharake të përdorura nga këto të ashtuquajtura grupe të të drejtave të njeriut është se falë dekriminalizimit të prostitucionit, do të zvogëlohet e policisë dhe shfrytëzuesve ndaj grave që prostituojnë. Një argument tjetër është se rastet e reja të HIV-it do të reduktohen ndjeshëm sepse përdorimi i mjeteve mbrojtëse do të bëhet i detyrueshëm. Por, siç kam parë gjatë vizitave në bordellot e ligjshme në Nevada, Gjermani, Holandë dhe Australi, është e pamundur të aplikohet “rregulli i prezervativit”. Në Nevada, për shembull, grave u kërkohet të bëjnë analizat e gjakut çdo javë për të garantuar pronarët e shtëpive publike që janë të shëndetshme, pasi shumë prej klientëve kërkojnë seks pa masa mbrojtëse. E vërteta është se neoliberalizmi ka ngritur tregun e lirë të seksit mbi të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të grave. Një qasje e drejtë do të sihte mbrojtja e të drejtave të grave dhe burrave që janë viktima të tregtisë seksuale. Kjo është ajo që ndodh në vende si Suedia, Franca dhe Republika e Irlandës, të cilat kanë miratuar modelin abolicionist, i cili kriminalizon ata që krijojnë kërkesën, pra konsumatorët.

Përse qasja abolicioniste është më pak e ndjekur nga ajo që pretendon lirinë për t’u prostituar?

Sepse ekziston bindja se gjithmonë do të ketë burra që paguajnë për seks dhe gra që e shesin atë. Pra, prostitucioni duket të jetë ‘i nevojshëm’ dhe në një farë mënyre një ‘e drejtë’ e konsumatorit. Liberalët argumentojnë gjithashtu se dekriminalizimi i të gjitha formave të prostitucionit, përfshirë edhe bordellot, i bën gratë më të sigurta dhe e bën më të lehtë luftën kundër abuzimeve dhe shfrytëzimit. Parë në këtë këndvështrim, punëtoret e seksit mund të mbrohen nga sindikata dhe intitucione shëndetësore. Vitet e fundit, këto argument, për fat të keq, kanë avancuar. Në vitin 2000, Holanda formalizoi atë që në atë kohë ishte pranuar kulturalisht, heqjen e ndalimit të bordeleve dhe liberalizimin e tregtisë së seksit. Tre vjet më vonë, qeveria e Zelandës së Re miratoi ligjin që dekriminalizonte plotësisht prostitucionin në rrugë dhe shtëpitë publike.

Nga ana tjetër, çfarë pretendojnë abolicionistët, një kategori cilës ju i përkisni?

Abolicionistët refuzojnë përshkrimin provokativ të ‘punës seksuale’ dhe e pranojnë se prostitucioni është dhunë në një botë neoliberale, ku trupi i njeriut është kthyer në mall dhe shfrytëzimi i njëanshëm i ka rrënjët në pushtetin mashkullor. Ata besojnë se rruha e duhur është të ndihmohen gratë që të dalin nga kjo tregti seksi dhe të penalizohet kërkesa.

Edhe feminizmi është i dyzuar kur vjen puna te qëndrimi nëse duhet mbajtur, pse?

Problemi është se termi “punonjëse seksi”, i krijuar në vitet ’80 dhe që përdoret gjithnjë e më shumë nga policia, punonjësit e shëndetësisë dhe mediat, i përfshin të gjithë: pornografët e striptistet, njësoj si ato/ata që shesin seks. Në dhjetë vitet e fundit apo më shumë, debati mbi prostitucionin është dominuar nga kriminelët dhe shfrytëzuesit që drejtojnë tregtinë e seksit, të maskuar si sipërmarrës dashamirës dhe mbrojtës. Feministet liberale në mbarë botën janë mashtruar nga një lobim industrial i fuqishëm dhe i mirëfinancuar, i cili imponon narrativën e tij, maskon dhunën që pësojnë gratë dhe e redukton prostitucionin në një punë si gjithë të tjerat, në mënyrë që të dekriminalizojë industrinë e seksit.

Atëherë, si mund t’u kundërvihemi lobeve të paguara të seksit dhe t’u japim zë viktimave?

Për fat të mirë, një numër gjithnjë e më i madh vendesh po e marrin në konsideratë modelin abolicionist. Organizatat feministe të drejtuara nga të femra që kanë dalë dalë nga tregtia e seksit, të tilla si Space International, konfirmojnë vërtetësinë e fakteve, ndryshe nga shfrytëzuesit dhe propagandistët: prostitucioni është shkelje e të drejtave të njeriut. Rritja e lëvizjes abolicioniste do të bëjë që ata që kanë qenë pjesë e tregtisë së seksit të dëgjohen dhe besohen, më shumë se sa ata që nxjerrin fitime nga shitja e trupit femëror.

Në librin tuaj, universi mashkullor mbetet si i nëndheshëm. A nuk mendoni se në një moment do të bëhet e domosdoshme të kërkohet një aleancë me burrat për të luftuar prostitucionin?

Po, burrat duhet të flasin kundër tregtisë së seksit dhe të pranojnë se kjo është shkak dhe pasojë e shtypjes së grave.

Avvenire.it

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim julie bindel prostitucioni julie bindel prostitucioni

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet