LIVE UPDATES
Ekonomi

Mitropoliti i Korçës Hirësi Joani – Perëndia Ynë Është Perëndi i Paqes

20 Shtator 2019, 19:24 Nga DOSJA
Mitropoliti i Korçës Hirësi Joani – Perëndia

Nga datat 15-17 Shtator u mbajt në Madrid, Spanjë takimi i përvitshëm për paqen, organizuar nga Komuniteteti i Sant Egidios. Në këto takime të rëndësishme marrin pjesë personalitete të larta nga të gjitha komunitetet fetare në botë, nga shoqëria civile, nga politika si Presidentë dhe Kryeministra nga e gjithë bota; siç ndodhi në takimin para 2 –vitesh që u mbajt në Gjermani në Shtator të vitit 2017 ku mori pjesë edhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, si edhe personalitete nga kultura.

Këtë vit nga Kishat Orthodhokse ishin klerikë te lartë nga Patriarkana Ekumenike, Patriarkana e Aleksandrisë, Patriarkana e Moskës, Patriarkana e Serbisë, Patriarkana e Rumanisë, nga Kisha e Greqisë dhe nga Kisha e Shqipërisë. Në takimin përmbyllës për të krishterët mbahen zakonisht tre predikime ose meditime, një nga Katolikët, një nga Protestantët dhe një nga Orthodhoksët. Në takimin e Madridit predikimi për Katolikët u mbajt nga Kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson, Prefekti i Dikasterit për Promovimin e Zhvillimit Njerëzor Integral; për Protestantët nga Prof. Heinrich Bedford-Strohm, President i Këshillit të Kishës Ungjillore në Gjermani dhe për Orthodhoksët predikimi u mbajt nga Mitropoliti i Korçës Imzot Joani.

Perëndia Ynë Është Perëndi i Paqes

Paqe po ju lë, paqen time po ju jap juve; jo siç e jep bota jua jap juve. Le të mos trazohet zemra juaj, as të mos frikësohet. Jn 14:27

Para Pësimit të Tij, Zoti ynë Jisu Krisht, duke e ditur se nxënësit e Tij do të përballeshin me një botë mizore, plot mundime dhe hidhërime, iu dha atyre një dhuratë të fuqishme, paqen e Tij, më të fortë se të të gjitha armët e botës. Ai thekson se e jep paqen jo siç e jep bota, duke na zbuluar dy lloje paqesh, paqen e Tij dhe paqen e botës, paqen e vërtetë dhe të përjetshme dhe paqen e rreme dhe kalimtare.

Paqja që jep bota është e paqëndrueshme, është vetëm në fjalë dhe nuk zgjat për një kohë të gjatë, sepse nuk ka themele. Ajo varet në dëshirat e njerëzve, që shpesh janë të helmuara nga egoizmi dhe lakmia, në emocionet e lëkundura të tyre dhe në interesat e tyre që ndryshojnë vazhdimisht. Në rastin më të mirë paqja e botës është e jashtme. Vetë Perëndia, nëpërmjet gojës së profetëve të tij, thotë për këtë lloj paqeje: “Ata thonë paqe, paqe kur nuk ka paqe. (Jeremia 6:14; Ezekieli 13:16, Mikah 3:5, duke përmendur vetëm disa prej tyre)

Nxitjet dhe shpresat e rreme nga ata që duhet të ishin udhëheqësit e vërtetë të popullit i kthyen ata në profetë të rremë. Në kohët tona, ku gënjeshtrat dhe gjysëm të vërtetat mbizotërojnë, është një nevojë e madhe për rolin profetik të kishës. Roli profetik i kishës është të thotë atë çfarë Zoti po thotë. Shpesh, e vërteta nuk përputhet me atë që njerëzit duan të dëgjojnë, por ne nuk mund të kompromentojmë të vërtetën. Të jetosh me të vërtetën nuk është e lehtë, por kjo është e vetmja mënyrë për të qenë ontologjikisht të lirë. Krishtërimi i vërtetë nuk është për të zbavitur njerëzit, por për t’i shpëtuar ata. Ne duhet të shpallim gjithmonë dhe kudo se nuk mund të ketë paqe pa praninë e Perëndisë dhe pa praninë e drejtësisë së Tij.

Vetëm paqja që jep Krishti është e qëndrueshme dhe thelbësore. Ajo është një paqe shpirtërore që vjen nga një pajtim i njeriut me Perëndinë dhe nga restaurimi i lidhjeve të drejta dhe të vërteta me Atë. Paqja e Tij është një paqe e brendëshme, një paqe që mund t’i bëjë ballë të gjitha stuhive të forta që sulmojnë nga jashtë. Paqja e Krishtit qetëson zemrat e trazuara dhe i çliron nga frika, sepse kjo paqe vjen nga prania e Tij në zemrat tona, duke i mbushur ato me dashuri. “Dashuria e përsosur e largon frikën” – shkruan Shën Joani.

Krishti i jep fjalës paqe një kuptim, jo vetëm shpirtëror dhe sakramental, por gjithashtu edhe një kuptim eskatologjik. Paqja e tij është një parashijim i Mbretërisë, duke qenë tek ne prania e vetë Perëndisë, sepse Ai është i burimi i vetëm dhe unik i paqes. Titulli mesianik ‘Princ i Paqes’ që e gjejmë tek profeti Isaia përmbushet plotësisht në Krishtin, ‘Mbretin e Paqes’.

Por ne duhet të kemi gjithmonë parasysh që qenia njerëzore është një qenie komunitare. Me të drejtë shkruan Tertuliani – unus christianus nullus christianus. Qysh prej fillimit të tij krishtërimi ishte si një realitet kolektiv, si një komunitet. Të jesh i krishterë do të thotë ti përkasësh komunitetit dhe jo si një individ i izoluar. Prandaj, paqja që jep Krishti nuk është vetëm një tërheqje në vetvete. Paqja jonë personale realizohet në paqen e komunitetit dhe merr një dimension social dhe komunitar.

Këtu do të doja të falenderoja me gjithë zemër Komunitetin e Sant Egidios, për përpjekjet e tyre të mëdha në dekada, për të sjellë paqe e shpresë në konfliktet dhe luftërat në shumë vende të botës.

‘Krishti është paqja jonë’ – thotë Shën Vasili i Madh – ‘ai që kërkon paqen kërkon Krishtin… Pa dashurinë ndaj të tjerëve, pa një qëndrim paqeje ndaj të gjithë njerëzve, askush nuk mund të quhet shërbëtor i vërtetë i Krishtit’.

“Lum paqebërësit’ – thotë Zoti – ‘sepse ata do të quhen bij Perëndie”.

Të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin! Perëndia ynë është Perëndi i Paqes dhe ne jemi thirrur t’i shërbejmë. Së pari, le të kemi paqe në zemrat tona dhe më pas ajo do të vërshojë jashtë dhe do të arrijë tek të tjerët. Ashtu si një kandil i fikur nuk mund të ndriçojë, po ashtu edhe ne nuk mund të përhapim paqe nëse nuk e kemi atë në zemrat tona. ‘Ki paqe në zemrën tënde – thotë Shën Serafimi i Sarovit – ‘dhe mijëra vetë rreth teje do të shpëtohen’. AMIN!

Marrë nga CNA

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale angela merkel mitropoliti i korçës angela merkel mitropoliti i korçës

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë