LIVE UPDATES
Politike

‘Mjekët me rroga 1200 euro kur të vijmë në pushtet’, reagon Manastirliu: Ne flasim me vepra, jo me fjalë

26 Prill 2019, 14:14 Nga DOSJA
‘Mjekët me rroga 1200 euro kur të vijmë në

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas deklaratave të  kreut të PD Lulzim Basha, i cili tha se shëndetësia është në kolaps, të pavërteta. (Lexo këtu)

Nëpërmjet një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Manastirliu ka pwrdorur shifrat dhe faktet për të vërtetuar të kundërtën e asaj që artikuloi kryedemokrati Basha në konferencën e zhvilluar mesditen e sotme me temë “Sistemet shëndetësore, vizione dhe sfida”.

Sipas saj, premtimet e Bashës se do bënte ndryshime rrënjësore në shëndetësi, mes të cilave premtoi një pagë 1200 euro për mjekët, tha se ishin thjesht premtime të zbrazura që kanë qëllim të vetëm ardhjen e tij në pushtet. 

“Duke folur me vepra në vend të fjalëve. Pagesa për mjekët në spitale bashkë me shërbimin roje që kemi dyfishuar është mesatarisht 920 euro në muaj, ndërkohë që përfitojnë 2.5 milion lekë mbi pagën në muaj.”

Reagimi i ministrisë së Shëndetësisë:

Një pasqyrë ku shqiptarët të shohin gënjeshtrat e Lulzim Bashës për shëndetësinë

Premtim bosh apo mea culpa ishte ky i Kryetarit të PD për shëndetësinë?

Premtim i zbrazët për të ardhur në pushtet përmes artit të gënjeshtrës, që pak kush e njeh si ai, apo mea culpa për trajtimin që qeveritë e njëpasnjëshme ku ai ka qenë pjesë e rëndësishme, u kanë bërë profesionistëve të shëndetit?

Zotohet me shpresën që do u hedhë hi syve punonjësve të sektorit të shëndetësisë, apo bën mea culpa për një kohë kur, denigrimi i mjekëve dhe infermierëve nuk shprehej vetëm me një trajtim financiar qesharak, por edhe me kushte pune të mjera, ku minjtë proverbialë ishin po aq të kudogjendur, sa edhe gënjeshtrat në fjalimet e Kryetarit të PD për shëndetësinë.

Një kohë që ka ikur, për të mos u kthyer kurrë më!

Kur flet për shëndetësinë në gjendje kome, ka parasysh gërmadhat që la pas qeveria e tij, apo 80 qendrat shëndetësore ku qytetarët shqiptarë kanë filluar tashmë të marrin shërbime cilësore dhe me standarte. Të cilat deri në fund të mandatit, do të bëhen 300.

Kur flet për keqmenaxhim të burimeve njerëzore, e ka fjalën për fenomenin e punësimeve me pagesë nën dorë të infermierëve, në kohën e qeverisë ku Kryetari PD-së ishte pjesë, apo e ka fjalën për ndalimin absurd të specializimeve të mjekëve, që krijoi një boshllëk të rrezikshëm në plotësimin e spitaleve rajonale me profesionistë të shëndetit? Se me siguri nuk ka si të jetë duke folur për realitetin sot, ku infermierët punësohen vetëm falë MERITËS, nëpërmjet një procesi transparent, që është vite drite larg atyre që nxjerr nga goja kryetari i PD.

Kur flet për Buxhetin më të ulët, kthehet me mendjen e tij në kohën e Buxhetit mjeran që qeveria e tij i akordonte sektorit të shëndetësisë? Se me siguri, nuk e ka fjalën për Buxhetin që merr Shëndetësia sot, 43.3% më i lartë se në 2013-ën.

Kur flet për barnat, e ka fjalën për 40 milionë USD borxhe vetëm në sektorin e Shëndetësisë, që u trashëguan nga qeveria e tij, ku edhe serumi e barnat bazë, rrallëkund gjendeshin në spitale? Se me siguri, nuk ka si të jetë duke folur për realitetin e sotëm, ku tashmë ne kemi plotësuar Listën esenciale të barnave në çdo spital, kemi rritur 30 milion USD buxhetin e barnave të rimbursueshme, i kemi dhënë një herë e përgjithmonë zgjidhje furnizimit me herceptinë, një bar të cilin sot e merr falas çdo grua, e cila vuan nga kanceri i gjirit.

Kur flet për oligarkët në sistemin farmaceutik, ka në mendje çmimet abuzive, të cilët nuk njohën një herë ulje në kohën e qeverisë ku shërbeu devoshmërisht edhe kryetari i PD, e kur barnat bliheshin më shtrenjtë se sa në vendet e origjinës? Se nuk ka si të jetë duke folur për çmimet e barnave sot, ulja me 30% e të cilave, u ka kursyer shqiptarëve mbi 70 milionë dollarë.

Kur flet për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, e ka fjalën për pagat tallëse të një kohe që nuk vjen më? Se me siguri, nuk ka si të jetë duke folur për rritjen 35% që kjo qeveri u ka bërë pagave në 5 vite. Pagesa për mjekët në spitale bashkë me shërbimin roje që kemi dyfishuar është mesatarisht 920 euro në muaj, ndërkohë që përfitojnë 2.5 milion lekë mbi pagën në muaj, kur shërbejnë aty ku ka mungesa për mjekë specialistë, të shkaktuara prej politikës dritëshkurtër të atyre që sistemin shëndetësor e çuan në kolaps.

Kur lexon mundimshëm shifrat që i vënë para për treguesit shëndetësorë, flet për një kohë kur të sëmurët humbnin jetën në urgjenca kardiake, për shkak se u vihej dryni pas orës ‪16:00, si dhe në fundjavë? Se me siguri që nuk e kanë informuar për më shumë se 3600 jetë të shpëtuara qysh prej fillimit të funksionimit të kësaj urgjence ‪24/7, as për 28400 qytetarët që kanë përfituar FALAS paketat e kardiologjisë në spitalet publike dhe jo-publike. duke u kursyer qytetarëve më shumë se 60 milion euro.

Kur përmend renditjen ndër vendet e Evropës, ka parasysh përjashtimin që u bënte qeveria e tij qytetarëve të pasiguruar, të cilët duhej të shkundnin xhepat, edhe kur vizitoheshin nga Mjeku i Familjes? Se nuk ka si të jetë duke folur për 600 mijë të PASIGURUARIT, që sot përfitojnë nga skema e rimbursimit çdo shërbim shëndetësor FALAS, duke ndjekur sistemin e referimit.

Kur sulmon verbërisht partineritetet publik-privat, e ka fjalën për pagesën 8100 lekë nga xhepi që çdo qytetar paguante për kontrollin e përvitshëm, apo për veglat e ndryshkura, që e kishin kthyer bashkëjetesën me infeksionet në një normalitet të hapësirave tona spitalore? Sepse me siguri  nuk e ka fjalën për analizat mjekësore, që sot shqiptarët i përfitojnë FALAS, pranë çdo qendre shëndetësore, kudo ku jetojnë, as për standartet evropiane me të cilat kryhen sot ndërhyrjet operatore, në çdo sallë operacioni në spitalet tona. Pa përmendur dializantët, që e mbajnë mirë mend kohën kur duhej të udhëtonin 4-5 orë për një seancë dhe sot e marrin shërbimin pranë vendbanimit, me standarte të larta.

Qytetarëve shqiptarë u vlejnë këto fakte dhe qindra të tjera, si një pasqyrë e mirë për t’ia vënë përballë kryetarit të arratisur opozitar, sa herë që zgjohet dhe hap thesin e të pavërtetave për sistemin e shëndetësisë.

Për sa na takon, do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për ta përmirësuar sistemin, të vetëdijshëm se ka ende shumë gjëra që duhet të përmirësojmë, se ka ende premtime që duhet të përmbushim, se ende nuk kemi mbërritur atje ku duam të na shpjerë vizioni që ne kemi për shëndetësinë.

Duke folur me vepra në vend të fjalëve. Të bindur për aftësinë dhe mençurinë që kanë qytetarët shqiptarë, për të bërë dallimin mes kujt flet me punë dhe kujt me gënjeshtra.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha ogerta manastirliu rrogat e mjekeve zgjedhjet parlamentare 2021 lulzim basha ogerta manastirliu rrogat e mjekeve zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve