LIVE UPDATES
Aktualitet

Mjekët shqiptarë letër Ramës, Dollenberg: Shtoni testet e shpejta, përditësoni protokollin e trajtimit! Jemi gati t’

27 Janar 2021, 15:27 Nga DOSJA
Mjekët shqiptarë letër Ramës, Dollenberg: Shtoni testet e

BERLIN– Mjekja Aurora Dollenberg, drejtuese e shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, i ka shkruar një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku i shpreh gatishmërinë, për të ndihmuar Shqipërinë dhe Kosovën në luftën kundër COVID19. Në një letër të botuar nga gazeta shqiptare në Zvicër, “Le Canton27.ch”, Dollenberg i sugjeron qeverisë shqiptare të rrisë numrin e testeve të shpejta, që sipas shoqatës, deri më tani në Shqipëri është tepër i ulët. Mjekët propozojnë përditësim të shpejtë të protokollit të trajtimit kundër COVID19, dhe shtimin e qendrave ambulatore që duhet të trajnohen për tu vaksinuar.

LETRA E PLOTË E SHOQATËS SË MJEKËVE:

I nderuar Kryeministër Zoti Edi Rama,

E nderuara Ministre Zonja Ogerta Manastirliu, Së pari dëshirojmë të vlerësojmë angazhimin tuaj dhe masat e marra gjatë javëve të fundit, si një nga mënyrat më efektive në parandalimin e përhapjes së pandemisë. Ashtu si dhe ju, ne si “Federatë e Mjekëve shqiptarë ne Europë” konsideruam si të nevojshëm angazhimin tonë si akademik të mjekësise por jo vetëm, në dobi të një trajtimi efikas dhe parandalimi të pandemisë në Shqipëri për vitin 2021.

Në Europë jetojnë dhe punojnë sipas statistikave të deritanishme rreth 3000 mjekë shqiptarë, ku një numër i lartë i këtyre specialiteteve të fushave të ndryshme (infeksionistë, pneumologë, anestezistë, internistë etj) kanë kontribuar vullnetarisht në Federatë për të mbështetur me dije dhe mjete tejkalimin e pandemisë në Shqipëri.

Një punë e madhe konsideruar largësinë fizike dhe krizën pandemike që ka prekur edhe vendet europiane ku ne si mjekë kemi treguar agazhimin maksimal në shpëtimin e jetëve. Deshirojmë ashtu si edhe ju për Shqipërinë, që betejën në këtë valë të dytë ta fitojmë, si dhe një valë të tretë në vitin 2021 përmes vaksinës ta parandalojmë.

Pas Konferencës ndërkombtare të datës 6.12.2020 mes mjekëve shqiptarë nga gjithë Europa, duke përfshirë ketu eksperiencat e tyre në shtete të ndryshme, si dhe pas konsultimeve me ta mbi nevojat aktuale që paraqet sistemi shqiptar në përballjen e pandemisë, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj disa tema mjekësore dhe administrative, të cilat mund të merren në konsideratë nga ana juaj.Mbi hartiminin e një strategjie kombëtare të vaksinimit të popullatës shqiptare dhe sigurimi i dozave te mjaftueshme të vaksinës kundra COVID-19 Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë shpreh gatishmerinë e saj të asistoj me mendim ekspertësh, me protokolle përkatëse dhe lobizëm positiv në strukturat përkatëse të EU-së dhe OBSH-së.

1. Procesi i testimeve dhe despistimit të hershëm.
Gjurmimi i pacientëve në pjesën ambulatore përmes testeve të shpejta aplikohet në Shqipëri në një numër shumë të ulët, edhe pse eksperienca nga shtetet europiane tregon se është një strategji themelore për ta frenuar pandeminë, pasi kështu evitohet paraqitja e panevojshme e pacientëve në ambulanca, poliklinika dhe në urgjencat spitalore.
ëëë.amfe-federation.eu

2. Parapërgatitja për vaksinimin e gjerë në popullatë

Propozim Zgjidhjesh:
– Hapja e qëndrave ambulatore në të gjithë vendin, ku do zhvillohet pandërprerje vaksinimi
– Strukturat ambulatore dhe personeli mjekësor i tyre si Infermierët, ndihmës infermier,
ndihmës farmacist etj. duhet të trajnohen dhe certifikohen për dhënien e vaksinës ndaj
COVID-19
-Implementimi i Guideline/Protokollit europian të trajtimit të COVID-19

3. E një rëndësie të veçantë: Unifikimi dhe përditësimi i protokollëve të trajtimit

Kërkohet që institucionet përgjegjëse në Shqipëri të publikojnë protokollet e trajtimit.
Theksojmë mungesën e strukturave organizative dhe protokollet për menaxhimin për pacientët Covid-pozitiv të trajtuar në kushte ambulatore (Mjeku i shtëpisë apo specialistë të tjerë të Poliklinikave).

4. Roli qëndror i mjekut të familjes dhe mjekut specialist ambulator:

Mjeku i familjes nuk është pozicionuar në si një hallkë vendimtare në parandalimin, sinjalizimin e rasteve të dyshimta dhe në monitorimin e pacientëve në fazat e para të sëmundjes. Eksperiencat e shumë vendeve kanë treguar që mjekët e familjes dhe specialistët ambulator mund të luajnë një rol vendimtar në menaxhimin e strukturuar të pandemisë. Propozim Zgjidhjesh:

– Rivlerësimi ose rifreskimi i protokollëve të deritanishëm të menaxhimit të pacientëve
Covid-pozitiv për të gjithë stafin mjekësor aktiv. Udhëheqje më e disiplinuar dhe efektive e
shefave të pavionëve. Ketu ju bashkangjisim tre protokolle të unifikuara europiane për
tratjimin e COVID-19 në tre instancat e sistemit shendetësor:
1- Protokolli per trajtimin e COVID në ambulanca dhe poliklinika
2- Protokolli per trajtimin e COVID në pavionin pranimi të urgjencave në spital
3- Protokolli per trajtimin e COVID në pavionin e reanimacionit në spital

Përmes kësaj letre ju rekomandojmë protokollet që po ndjek mjekësia europiane, pasi vizioni i Mjekëve të Federatës në Europe është që vetëm duke bashkëpunuar mund të arrijmë më shumë për shëndetësinë shqiptare. Pavarësisht punës tonë në shtetet europaine ku ndodhemi, duam të kontribojmë për kombin tonë.

Ju falenderojmë për vëmendjen dhe mirëpresim me kënaqësi bashkëpunimin tuaj.

Dr.med. Aurora Dollenberg- presidente

Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë

Përfaqesuesit e Shteteve pjesëmarrëse në Projekt:
Dr.Teni Kamberi-Përfaqesues i mjekëve në Francë
Dr.Adrian Fandi-Përfaqësues i mjekëve në Angli
Dr.Rubena Maci- Përfaqësuese e mjekëve në Itali
Dr.Naser Ahmeti – Përfaqësuese e mjekëve në Gjermani
Dr.Geriola Topi -përfaqësuese e mjekëve në Suedi
Dr.Hatije Ismaili-Përfaqësues i mjekëve në Slloveni
Dr.Gani Zeka-Përfaqësues i mjekëve në Poloni
Dr. Afërdita Bylykbashi- Përfaqësuese e mjekëve në Hollandë
Dr.Gazmend Berisha -Përfaqësues i mjekëve në Norvegji
Dr.Arbër Mehmeti- përfaqësues i mjekëve në Finlande
Dr.Leke Abdyli -Përfaqësues i mjekëve në Austri
ëëë.amfe-federation.eu
Dr.Sabri Trepca – Kryetar i shoqatës së mjekëve ne Angli
Dr.Vjola Halili -Përfaqësuese e mjekëve në Shqipëri
Dr.Leke Abdyli -Përfaqësues i mjekëve në Austri
Dr.Skender Murtezani- Kryetar i shoqatës Vatra në USA
Prof.Philip Caushaj,Dr.Zana Nikolla dhe Dr.Mani Celaj – Përfaqësues të mjekëve në USA
Dr.Arbër Morina – Përfaqësues i mjekëve në Kosovë
Dr.Genc Selmani – Përfaqësues i mjekëve në Maqedoninë e Veriut
Dr. Arlind Lika – Përfaqësues i mjekëve në Mal të Zi
Dr. Lavdije Janova-Neziri – Përfaqësues i mjekëve në Zvicër

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aurora dollenber covid19 edi rama vaksinimi ne shqiperi aurora dollenber covid19 edi rama vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet