LIVE UPDATES
Bota

Mjeku amerikan bën gjestin prekës, lë 7 fëmijë në shtëpi për të shkuar në frontin e parë të luftës: Kur kombi thër

3 Maj 2020, 15:53 Nga DOSJA
Mjeku amerikan bën gjestin prekës, lë 7 fëmijë në

SHBA- Si është të ndodhesh në epiqendrën e një pavioni urgjence gjatë COVID-19 dhe pse do të dilte dikush vullnetar për ta bërë këtë punë? Si përballen profesionistët e mjekësisë me ato që përjetojnë aty dhe pasi e kanë lënë punën? A po tronditen familjet e tyre? Korrespondentja Carolyn Presutti e Zërit të Amerikës bisedoi me një mjek që shkoi larg nga familja e tij për të ndihmuar në ndërtimin e një spitali në terren për pacientët me koronavirus.

Kur është në shtëpinë e tij në Teksas Dr. Mike Wilson dhe gruaja e tij kujdesen për shtatë fëmijë. Në qytetin e Nju Jorkut, ai kujdeset për qindra pacientë. “Kjo është si kampionati botëror, nëse mund ta përshkruaj kështu. E kalojmë një pjesë të madhe të karrierës tonë duke u kujdesur për pacientë me rrufë, ndonjë kyç të ndrydhur etj. Por, kjo është realisht ajo për çfarë jemi trajnuar”, thotë Dr. Michael Wilson, drejtor mjekësor.

Kështu që kur shikoi pamje nga COVID-19, si këto, ai e dinte se duhej të shkonte me avion në Nju Jork për të qenë në vijat e para. “Doja që fëmijët e mi ta dinë se sido që të jetë jeta e tyre – pavarësisht nga pikëpamjet politike apo bindjet fetare – kur kombi lëshon një thirrje për ndihmë, thjesht nuk mund të vazhdosh të rrish ulur”, thotë Dr. Wilson.

Dr. Wilson ndihmoi në ndërtimin e spitalit nga e para – duhet të jetë disi shqetësuese për pacientët të hyjnë në një spital fushor në Nju Jork, brenda një anijeje, apo në qendra konventash ose stadiume sportive. Dr. Wilsonit gjithashtu i duhej të përshtatej, pasi 25 pacientët e tij të parë flisnin pesë gjuhë të ndryshme. “Këta njerëz janë nga Lindja e Afërt dhe e Largët, me dialekte të vendeve myslimane që nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Pra, një kulturë kaq e gjerë, kaq e pasur”, thotë dr. Wilson.

Ai thotë se mjekët tani e kuptojnë më shumë trajektoren e virusit – periudha vendimtare është nga dita e 5-të tek e 8-ta. Doktor Wilson pajtohet se kurba është duke u rrafshuar, por ai shqetësohet se qytetet e mëdha mund të hapen para kohe dhe një valë e dytë e sëmundjes do ta mbyllë vendin përsëri.

“Katet e kirurgjisë mjekësore janë shumë të mbushura me pacientë që mbahen me respiratorë. Asnjë nuk është pa tub atje. Kafenetë ende përdoren si vend për të mbajtur pacientët. Po, sallat e urgjencës nuk janë më të mbushura plot dhe ndoshta edhe dhomat e pritjes janë bosh. Por, infrastruktura në spital është ende e mbingarkuar. Nuk mund të funksionojë më si spital. Është thjesht një qendër për COVID-in”, thotë Dr. Wilson.

Videot e dërguara nga shtëpia e mbajnë atë të fortë. Dr. Wilson është në javën e tij të katërt të punës me turne 14-orëshe pa asnjë ditë pushimi. Ai qëndron me këmbë në tokë duke marrë pjesë në rutinat familjare nga dhoma e tij e hotelit, ndërsa nuk di se kur do t’i shohë ata personalisht.

“Lidhem me FaceTime me fëmijët. Bëjmë orën e përrallave. Kaloj ca kohë me fëmijët më të rritur në mbrëmje ose lexoj Biblën. Themi lutjet tona familjare dhe pastaj përpara se të shkoj në shtrat, kaloj ca kohë me gruan time”, thotë ai. Gjëja që i mungon më shumë dr. Wilsonit? Prekja njerëzore. Ai nuk ka prekur një qenie tjetër njerëzore pa dorezë për 24 ditë.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba mike wilson koronavirusi ne shba mike wilson

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet