LIVE UPDATES
Aktualitet

Mjeku denoncon koncesionin e sterilizimin: Grabitje kolosale e shtetit në bashkëpunim me “Sani Service” (VD)

4 Nëntor 2019, 10:57 Nga DOSJA
Mjeku denoncon koncesionin e sterilizimin: Grabitje kolosale e shtetit në

TIRANË- Mjeku urolog, Artan Koni, ka denocnuar me anë të një video atë që ai e quan “vjedhje kolosale”, koncesionin e sterilizimit. Sipas deklaratës së tij në video, ai është kundër koncensionit dhe shprehet se se shteti mendon për kompaninë dhe jo për qytetarët.

Arsyeja pse mjeku ka ngritur zërin është një shkresë e Ministrisë të Shëndetësisë drejtuar spitaleve kryesore të vendit, për t’i kërkuar atyre që gjatë vitit të ardhshëm të bëjnë më pak operacione se gjatë vitit të shkuar.

Ai shton më tej se koncesionari i strelilizimit “Sani Service” po merr më shumë para sesa janë parashikuar. Sipas statistikave, gjatë 2018 janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale për të cilat shteti i ka kaluar koncesionarit 17 milionë euro, ose 3.6 milionë më shumë sesa parashikimi.

Me këtë llogarinë tonë prapë maksimale të mundshme, duhet ta theksoj, kuptojmë që ne mund të paguanim 1.5 milionë euro dhe të kryenim 650 mijë operacione në vit, por kemi paguar 17 milionë euro dhe kemi kryer 90 mijë. E thënë ndryshe në vitin 2018 kemi paguar aq lekë sa për të operuar rreth 7 milionë shqiptarë, por kemi operuar vetëm 90 mijë”, shprehet kirurgu Koni.

DENONCIM I PLOTË I MJEKUT

Unë jam Artan Koni, jam mjek kirurg urolog dhe sot kam vendosur të flas dhe të ekspozoj me fakte dhe shifra një grabitje kolosale që po i bëhet buxhetit të shtetit nëpërmjet koncesionit të sterilizimit. Këtu psh siç e shikoni, kemi disa sete të ndryshme kirurgjikale, që ne kirurgët i përdorim për operacione të ndryshme. Normalisht ky set përpara se të përdoret duhet të sterilizohet me disa pajisje që quhen autoklava. Në vitin 2016, Ministria e Shëndetësisë nënshkroi një marrëveshje me PPP me kompaninë ‘Sani Service’ për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në të gjitha spitalet e Shqipërisë. Sipas kësaj marrëveshjeje, kompania duhet të paguajë për sterilizimin e çdo seti kirurgjikal. Konretisht kompania duhet të paguajë rreth 100 euro për këtë setin e vogël, rreth 190 euro për këtë setin mesatar dhe 290 euro për setet e mëdhaja. Me vlerë totale të këtij koleksioni që u vendos rreth 12.3 miliardë lekë ose rreth 100 milionë euro.

Nëse marrim vetëm të dhënat e vitit 2018, bazuar në të dhënat e Fondit të Sigurimit, janë kryer në rang kombëtar 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale dhe shteti shqiptar i ka paguar kompanisë private, 87 miliardë lekë ose rreth 17 milionë euro. Pra shteti shqiptar ka paguar mesatarisht rreth 190 euro për sterilizimin e një seti të vetëm kirurgjikal.

Kjo pagesë prej 17 milionë eurosh, kaloi me 3.6 milionë euro parashikimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për vitin 2018. E gjendur përballë kësaj situate, në fillim të vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë i dërgoi një shkresë spitaleve më të mëdha në vend ku i kërkon të zvogëlojë numrin e operacioneve të planifikuara. E thënë ndryshe, Ministria e Shëndetësisë nuk i kërkon kompanisë private të rishikojë tarifat apo të anulojë tërësisht këtë koncesion, por i kërkon mjekëve të dërgojnë në shtëpi disa prej pacientëve të cilët kanë nevojë për operacion. Pra midis shëndetit të pacientit dhe fitimit të kompanisë, ministria zgjedh kompaninë.

Para se të nënshkruhej ky koncesion çfarë ndodhte?!  Spitalet shtetërore i sterilizonin vetë setet kirurgjikale me autoklava të cilat edhe sot që flasim nuk janë hedhur në plehra, por janë lënë në harresë nëpër magazinat e spitaleve. Ato edhe sot që flasim janë funksionale por nuk përdoren për shkak të kësaj PPP-je me ‘Sani Service’. Por le ta lëmë mënjanë këtë koncesion dhe të bëjmë një llogari të thjeshtë se sa lekë i duhen shtetit shqiptar, për sterilizimin e të gjitha seteve kirurgjikale në rang kombëtar. Po llogarisim maksimumin e mundshëm të lekëve që i duhen shtetit shqiptar për sterilizimin e të gjithave pajisjeve mjekësore.

Në Shqipëri ka 42 spitale shtetërore, dikush ka një autoklavë, dikush ka 10. Nëse supozojmë se mesatarisht çdo spital ka pesë autoklava, atëhere në rang kombëtar kemi 210 autoklava. E dimë shumë mirë se shumica e këtyre spitaleve kryejnë shumë pak ndërhyrje kirurgjikale, sepse pjesa më e madhe e tyre bëhet në spitalet rajonale shtetërore. Por le të supozojmë se të gjitha këto spitale, punojnë me kapacitet të plotë. Le të supozojmë se operacionet nuk kanë të sosur në secilin prej këtyre spitaleve dhe se autoklavat e tyre punojnë pa pushim 24 orë në ditë, për 365 ditë të vitit. Vetëm një autoklavë harxhon mesatarisht 6 kilovat në orë, energji elektrike e cila kushton 0.13 euro. 210 autoklava, herë 24 orë, herë 365 ditë të vitit, harxhojnë gjithsej 1.5 milionë euro energji elektrike në vit. Domethënë, nga 1.5 milionë euro që është kostoja maksimale e sterilizimit në rang kombëtar, shteti shqiptarë i ka paguar kompanisë private 17 milionë euro. Pra sterilizimi i seteve kirurgjikale, na kushton 12 herë më shumë sesa vlera maksimale e mundshme.

Të mos harrojmë se kemi marrë maksimalen e mundshme. Le të supozojmë gjithashtu se autoklavat që kishin spitalet në gjendje ishin të amortizuara dhe na duhet të blejmë autoklava të reja. Tani një autoklavë moderne, për përdorim spitalor bëhet fjalë, kushton mesatarisht 25 mijë euro. 210 autoklava kushtojnë 5.2 milionë euro. Autoklavat përdoren minimumi 10 vjet, kështu që 5.2 milionë euro për autoklavat dhe 15 milionë euro kosto maksimale e sterilizimit për 10 vjet, i bie që shteti shqiptar me 22 milionë euro, të mbyllë nevojat për sterilizim në rang kombëtar për një periudhë 10 vjeçare.

Tani nuk duhet të harrojmë disa detaje të vogla, në vitin 2018 janë kryer 19 mijë operacione dhe kemi paguar 17 milionë euro. Me këtë llogarinë tonë të thjeshtë i bie që sterilizimi i 19 mijë seteve kirurgjikale të kushtonte mesatarisht 215 mijë euro, nëse do kryhej si më parë në spitalet shtetërore. Domethënë nga 2.4 euro për një set të vetëm kirurgjikal, i kemi paguar kompanisë 190 euro. Pra 80 herë më shumë sesa kostoja reale. Me këtë llogarinë tonë prapë maksimale të mundshme, duhet ta theksoj, kuptojmë që ne mund të paguanim 1.5 milionë euro dhe të kryenim 650 mijë operacione në vit, por kemi paguar 17 milionë euro dhe kemi kryer 90 mijë. E thënë ndryshe në vitin 2018 kemi paguar aq lekë sa për të operuar rreth 7 milionë shqiptarë, por kemi operuar vetëm 90 mijë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan koni edi rama koncensioni i sterilizimit sani service artan koni edi rama koncensioni i sterilizimit sani service

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës