LIVE UPDATES
Aktualitet

“Moikom Zeqo u braktis dhe u la pa punë nga qeveritë”, Pëllumb Xhufi: Para një jave më mori në telefon dhe tha që nuk

16 Qershor 2020, 10:22 Nga DOSJA
“Moikom Zeqo u braktis dhe u la pa punë nga qeveritë”,

TIRANË- Humbja e një personaliteti të rrallë e të papërsëritshëm për dekada të tëra si Moikom Zeqo, lë pas trishtimin e thellë tek ata që e njohën. Poliedriku u shua mëngjesin e djeshëm në moshën 71- vjeçare, pas një beteje të gjatë me leuceminë akute. Të shumtë i kishte miqtë e mbi të gjitha vlerësonte ata të dijes e punës, që famën e bëmat nuk i kishin artificiale. Ndër ta është edhe historiani Pëllumb Xhufi, që për “Panoramën” tregon bisedat e fundit me të. “Para një jave më telefonoi për të më thënë se ishte shtruar në spital. U trishtova shumë, edhe pse kishim vetëm dy ditë që ishim takuar. E ndjeva nga zëri i fikur që Moikomi nuk ishte mirë. Kishte bërë kurën e fundit të kimioterapisë, që për fat të keq, e kishte goditur rëndë”.

Sipas akademikut, në përkeqësimin e situatës ndikoi edhe mbingarkesa e spitaleve, shkaktuar prej pandemisë së Covid-19. “Kurat u bënë disi me vonesë, për shkak të bllokimit të spitalit prej koronavirusit. Ndoshta edhe prej kësaj vonese rezultoi që kura të ishte tepër e rëndë për të, duke i dëmtuar organe të brendshme”. Xhufi tregon më tej se së bashku me miq të tjerë, qenë mbledhur këto ditë për të biseduar për Moikomin, kur edhe nga bashkëshortja Lida kishin mësuar se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë.

“Megjithatë, ne shpresonim ta kalonte pasi pati edhe një krizë të rëndë para disa muajsh, të cilën e kaloi me një vullnet të çuditshëm”, shton ai. Studiuesi shprehet i befasuar edhe nga mënyra sesi shkrimtari e sfidoi sëmundjen përmes krijimtarisë së tij. “Nuk kam parë njeri, që në atë gjendje të punojë ditë për ditë, me një pasion të papërsëritshëm e me sigurinë e një njeriu që do jetonte edhe 100 vjet të tjerë. I tillë ishte Moikomi. Ishte një punëtor i palodhur, por edhe një njeri me kurajë dhe me shpirt të madh”.

“U LA ME PENSION MINIMAL”

Akademiku Pëllumb Xhufi sjell në vëmendje kontributin e Moikom Zeqos përgjatë viteve, përmes mendimit të tij kritik e të lirë. “Ai ka qenë prezent në mediat e shkruara dhe vizive për probleme nga më të ndryshmet. Vështirësitë e ndërtimit të demokracisë, probleme sociale, të polarizimit të shoqërisë, të konflikteve sociale, të korrupsionit politik, ekonomik etj.”. Më tej tregon momentin e vështirë për Zeqon, që duket se e ka forcuar edhe më shumë miqësinë e tyre.

“Ne kemi qenë veçanërisht afër në një periudhë të vështirë për Moikomin, përpara se të sëmurej. Ndonëse në moshë ende të re, ai u braktis nga shteti dhe u la i papunë. E lanë të papunë si qeveritë e djathta, ashtu edhe qeveritë e majta, që erdhën pas viteve 1997. Mesa duket ishte njeri i papëlqyeshëm me ndershmërinë e tij, me të qenit i hapur dhe besnik në idetë e tij. Të gjitha këto, si duket prishnin qejfin e mjediseve të caktuara politike, të cilat në njëfarë mënyre u hakmorën duke e lënë Moikomin, këtë intelektual të rrallë multidisiplinor që ishte kompetent në disa fusha, të dilte në pension para kohe, për më tepër me një pension minimal”.

SI E NJOHA MOIKOM ZEQON

Pëllumb Xhufi njihet për herë të parë nga afër me Moikom Zeqon 42 vite më parë, në Shkodër, ndërsa shoqëronte një delegacion të huaj. Asokohe, shkrimtari ishte duke përgatitur një monografi për Migjenin, i cili, siç historiani tregon, mbeti autori i tij i preferuar, të cilin e cilësonte si poetin më avanguardist modern. “Më tej, unë u njoha me faktin se Moikomi, përveç letërsisë kishte pasione të tjera në fushën e historisë, të arkeologjisë e të filozofisë. Dhe kur ai mësoi se unë njihja dhe gjuhët e vjetra, si latinishten, greqishten e vjetër për të cilën kisha studiuar, këto u bënë objekt i bisedave tona”, tregon ai.

(Marrë nga Panorama)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moikom zeqo pëllumb xhufi vdes moikom zeqo  moikom zeqo pëllumb xhufi vdes moikom zeqo 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet