E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Kadri Manaj me profesion programues dhe inxhinier prej disa vitesh ka çelur një platformë dixhitale ku asiston në mënyrë inteligjente aparaturat e prodhimit të bitcoin dhe monedhave të tjera virtuale. Platforma sinjalizon në çdo kohë, kudo ku janë këto paisje anembanë globit nëse ato janë fikur, kanë pamjaftueshmëri të energjisë elektrike, u është rritur temperatura dhe po prodhojnë jo mjaftueshëm, etj. Është një sistem i automatizuar pa qenë nevoja ti diagnostikosh paisjet në vend.
Manaj në platformën e tij ka 300 klientë prejt të cilëve një pjesë nga Shqipëria, Kosova dhe të tjerët nga vende të ndryshme të botës.
“Kjo ishte njohja ime e parë me këtë lloj fushe. Pasi krijova këtë sistem, klientët e parë ishin ata që njihja, por u rrit shumë papritur kërkesa për ta përdorur këtë lloj sistemi , pas e lehtëson shumë punën dhe prodhon më shumë se një sistem normal sepse i mban paisjet në nivel optimal dhe i ndryshon monedhat në varësi të çmimit të tyre cila ka çmimin më të madh. Bën smart minining dhe ndryshon monedhat nga një në një tjetër në varësi të përfitimit.” u shpreh, Kadri Manaj, Programues.
Manaj konfirmon për Top Story që në Shqipëri prodhohet bitcoin dhe monedha të tjera virtuale. Pjesa më e madhe e tyre janë persona individualë të cilët kanë një 1- 3 paisje të cilët i mbajnë nëpër shtëpi, dyqane, mjedise familjare. Por ka edhe të tjerë të cilët kanë ferma të mëdha me 10-20 paisje e më shumë. Pjesa më e madhe e këtyre paisjeve është e zhvilluar në tregun e Kosovës sepse janë pak më të zhvilluar se individët në Shqipëri përsa i përket anës teknologjike.
Shumica e klientëve nuk tregojnë se ku i kanë fermat, për arsye të sigurisë nga frika e hakerimit, pasi mund të hyet në këto ferma dhe mund ti kthejnë në prodhim për interesat e tyre. Arsyeja tjetër e ruajtjse së anonimatit është frika nga shteti. “Fitimet normale janë shumë shumë të mëdha, pasi sa më shumë fuqi të kesh në rrjet, aq më shumë shpërblim merr nga rrjeti. E gjitha kjo vlerë nuk është se shkon në cash, pasi një pjesë shkon për të blerë paisje të reja, për të rinovuar paisjet, e mandje kthehen në të ardhura si çdo biznes. Mund të themi që ekziston ky lloj tregu, kjo lloj mënyre për të prodhuar lekë, unë e shoh nga platforma ime që ka një rritje të madhe këto katër muajt e fundit. Ka një rritje shumë të madhe dhe çmimet e paisjeve janë shumë të larta. Dhe njerëzit akoma kërkojnë.” u shpreh, Kadri Manaj, Programues.
Manaj është njohur me klientët e tij përmes internetit, pasi edhe kjo fushë ka grupet e veta si në facebook, telegram, e çdo lloj platforme të cilët flasin vetëm për këtë lloj teme; për problemet, përfitimet, si mund të përfitojnë më shumë, si të bëjnë që këto paisje të prodhojnë më shumë, të kalojnë atë kapacitetin minimal që kanë.
“Ata që regjistrohen në platformën time përdorin emaile fallco. Nuk kam kontakt të drejtpërdrejtë me ta, por pjesa më e madhe janë njerëz që merren me teknologji, që janë të informuar se si funskionon kjo gjë, por ka edhe persona të cilët nuk dinë se si funskionon kjo fushë, por dinë që prodhohet dhe bëhen lekë dhe i futen.” u shpreh, Kadri Manaj, Programues.
Aktualisht vështirësia për të prodhuar bitcoin është rritur sepse monedha është e kufizuar ndryshe nga paraja fizike që prodhohet nga bankat qendrore sipas politikës monetare në fuqi. Deri më tani janë prodhuar 19 mln bitcoin teksa kufiri maksimal është 21 mln të tillë. “Prodhimi është më kufizuar. Shembulli: nëse marrim një kamion që është mbushur me kuti të njëjta , këto janë blloqe të prodhuara nga blockchaini dhe ato duhet të futen në një magazinë; në ditën e parë blloku i parë ka qenë shumë i shpejtë. Për të mbushur nëj sasi të caktuar mund të bëhet shumë shpejtë, kur kalon koha për ti çuar këto kuti në fund të magazinës do të duhet shumë më shumë kohë dhe sasia e caktuar e kutive për ti shkarkuar është më e gjatë.” u shpreh, Kadri Manaj, Programues.
Marrë nga Top Channel
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Ajo që shqetëson më shumë qeveritë dhe bankat qendrore në të gjithë botën është se bitcoin mund të përdoret si instrument për pastrimin e parave të pista që vij...
Teknologjia blockchain është më e avancuara e momentit dhe është ajo që qeevritë duan, por jo monedhat. Sepse përmes teknologjisë blokçejn mund të zgjidh...
Por çfarë janë monedhat virtuale, aktualisht të përfaqësuara nga Bitcoin që bart 65% të tregut dhe çfarë është teknologjia blockchain që bën të mu...
Bitcoinin mund ta kesh në telefon, kompjuter dhe çdo mjet tjetër teknologjik duke hapur një portofol. Me të mund të paguash në restorant, të blesh në dyq...
Gent Progni është zhvillues uebi. Ai e përdor bitcoin për të blerë në internet servera që i duhen për punën e tij të përditshme. Kjo i intereson sepse kompanitë...
TIRANË– Asnjë shenjë jete që prej 29 orësh! Shefi i sigurisë së një magazinë të qendrës tregtare “Casa Italia”, Arjan Sala ende nuk është bërë i gjallë që ...
Janari dhe shkurti të një viti më parë ishin dy muaj të qetë në gjithë globin dhe askush nuk do të mund ta parashikonte stuhinë që do të vinte më pas.Pas zbulim...
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, shqiptarja.com, topchannel kanë në faqe të parë lajmin që kryeministri ...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas parashikimit të ...
Seanca dëgjimore e së mërkurës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ishte në rutinë, derisa fjalë...