LIVE UPDATES
Bota

Monitorim i pikave kufitare Kosovë-Serbi për mundësimin e votimit

4 Prill 2022, 08:58 Nga DOSJA
Monitorim i pikave kufitare Kosovë-Serbi për mundësimin e votimit

Grupe të organizuara qytetarësh serbë nga Kosova udhëtuan të dielën në disa qytete në jug të Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, për shkak se qeveria në Prishtinë nuk lejoi që ato të mbahen edhe në Kosovë. Në pikat kufitare Kosovë-Serbi pati angazhim të shtuar të policisë së Kosovës, për të lehtësuar kalimet kufitare pa pengesa. Sipas policisë, drejt jugut të Serbisë u nisën dhjetëra autobusë me qytetarë serbë të Kosovës dhe po ashtu qindra automjete civile.

Serbët e Kosovës nuk patën mundësinë të votojnë në Kosovë, si në zgjedhjet e kaluara. Beogradi zyrtar nuk pranoi që t’i bëjë kërkesë zyrtare qeverisë së Kosovës për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. E kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se pa këtë kërkesë drejtuar qeverisë së tij, nuk do të lejohet organizimi i zgjedhjeve serbe. Edhe në fillim të këtij viti nuk u lejua mbajtja e referendimit të Serbisë në Kosovë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Kosova synoi që përmes zgjedhjeve të sigurojë njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia.

Nuk pati pengesa të lëvizjes së lirë

Megjithë fluksin e qytetarëve serbë të Kosovës drejt Serbisë, qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare ndërmjet dy vendeve vijoi pa pengesa bëri të ditur shefi i misionit të BE-së për policinë dhe drejtësinë të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. Ai shkoi në Twitter, se “situata është monitoruar në gjashtë pikëkalime kufitare, nga njësia e specializuar e EULEX-it dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarët e Forcës së Xhandarmërisë Europiane.

”Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha gjashtë pikëkalimet të përbashkëta kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, shkroi Wigemark.

Rohde: Bashkëpunim i mirë i autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë

Pikën kryesore kufitare Kosovë-Serbi ku ishte edhe qarkullimi më i madh, e vizituan edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde së bashku me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Ambasadori gjerman Rohde, shkroi në Twitter se “ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serbë të shkojnë për të votuar në Serbi”. “Së bashku me Ambasadoren e Francës në Kosovë vizituam pikën kufitare në Merdare. Ne atje pamë një bashkëpunim nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, shkroi ambasadori Jörn Rohde.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “qytetarët serbë të Kosovës sot kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit në komunat e Serbisë pa asnjë pengim nga ana e institucioneve apo qytetarëve të Kosovës”. Përmes llogarisë së tij në Facebook, Svecla tha se “organet e rendit me kapacitete të shtuara policore ishin në të gjitha komunat dhe në pikat kufitare për të mos krijuar pritje të gjata, dhe pa asnjë problem apo incident, po përmbyllet suksesshëm e diela”.

Osmani: Mijëra shqiptarëve iu mohua e drejta e votës në Serbi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nga ana tjetër tha se mijëra shqiptarëve iu mohua e drejta e votës në Serbi. Presidentja Osmani tha se komuniteti ndërkombëtar “duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”. Në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka shprehur shqetësimin për mospjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë. “Sipas raportimeve, 6,000 shqiptarëve në Serbi i është mohuar e drejta e tyre themelore për të votuar, për shkak të fushatës së qëllimshme të spastrimit etnik përmes pasivizimit me mjete administrative”, shkroi presidentja Vjosa Osmani. Politikanët shqiptarë në Luginë të Preshevës, ndëkaq, kanë thënë më herët se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011. Në bazë të një vlerësimi të OSBE-së të bërë në vitin 2015, janë rreth 70 mijë banorë shqiptarë të regjistruar në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Sidoqoftë, zgjedhjet e Serbisë në Kosovë në të kaluarën janë mbajtur, dhe janë lehtësuar nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE, që bënin grumbullimin e votave, ndërsa numërimi i tyre bëhet në Serbi. Por, kësaj radhe ato nuk u lejuan të mbahen nga qeveria e Kosovës. Ky vendim ngjalli reagimin e vendeve të QUINT-tit, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania a Madhe, të cilat shprehën zhgënjimin e tyre për “vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga diplomatët perëndimorë”, për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë. Ambasadorët e këtyre vendeve, por edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë thanë se “një qëndrim i tillë i qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me vlerat dhe parimet e vendeve perëndimore dhe do të cënojë aspiratat e saj evropiane./DW

LAJMI KRYESOR\ Zgjedhjet në Serbi/Vuçiç sërish president, SNS fiton 48 mandate, shqiptarët kapin 1 deputet

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosove zgjedhje ne serbi kosove zgjedhje ne serbi

Sondazh

Poll
Bota 4 Prill 2022, 07:36

Gjermania i kërkon BE-së ndalimin e gazit rus

GJERMANI-Ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht, tha se BE-ja duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kry...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend