LIVE UPDATES
Bota

Morali i dyfishtë grek në kohën e Coronës, kryeministri Mitsotakis fotografohet duke shkelur rregullat anti-COVID

13 Shkurt 2021, 14:23 Nga DOSJA
Morali i dyfishtë grek në kohën e Coronës, kryeministri

GREQI– Aliki B. është duke mësuar për provimet e pranimit në universitet. Ajo është 18 vjeç, jeton me prindërit dhe vëllanë më të vogël në Selanik dhe ndodhet prej 101 ditësh në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Nuk duroj dot më “,- thotë ajo, “jeta ime është bërë skëterrë. Vetëm mëso, mëso, mëso dhe zënka me mamanë “.

Aliki e dramatizon shumë gjendjen. Por në fakt jeta është vërtetë e stresuar në Greqi, kur ndodhesh para provimit të pranimit dhe pandemia e bën edhe më keq. Vetëm të shtunave nxënësja me nerva mund të dalë me shoqet e saj për xhiro në shëtitore. Deri në orën 21:00, sepse pas kësaj ore si ajo ashtu edhe banorët e tjerë duhet të mblidhen në shtëpi. Ndalimqarkullimi është vendosur me dekret që nga 1 nëntori.

Të shtunën e kaluar (06.02)edhe kësaj pak lirie i erdhi fundi. Sepse në fundjavë rrugët duhen zbrazur qysh në orën 18:00, kudo aty ku numri i infektimeve është i madh. Pra në Athinë dhe Selanik, ku jeton gati dy e treta e popullsisë greke.

Për drekë në Ikaria

Pikërisht të shtunën e parë (06.02) pas vendosjes së kufizimeve më të forta, kryeministri Kyriakos Mitsotakis vendosi për të vizituar Ikarian, një ishull në Egje, me nivelin më të ulët të infeksioneve në vend. Mitsotakis donte të shihte me sytë e tij se si është duke ecur fushata e vaksinimit. Me sa duket ai nuk donte ose nuk kishte mundësi të refuzonte ftesën për drekë të deputetit të atjeshëm, një anëtari të partisë së tij, Nea Dimokratia. Kështu kryeministri u ul në tavolinë së bashku me punonjësit e tij dhe personalitetet lokale, gjithsej 30 persona.

Kjo ishte shkelje e qartë e rregullave të vendosura nga qeveria e tij ndaj koronavirusit(për t’u mbledhur vetëm në tavolinën e festimit të Krishtlindjeve maksimalisht nëntë persona, kurse zakonisht vetëm rrethi i ngushtë familjar),  dhe ai u xhirua gjatë drekës. Çdo qytetar normal në Greqi paguan gjobë për shkelje të rregullave. Por jo Mitsotakis, i cili nuk kërkoi as falje.

Opozita foli për Drekë të paturpshme në Ikaria, ishulli njihet për festën popullore “Panigyria”. Në mediat sociale indinjata ishte e madhe, por edhe pengesat. Imazhet e filmuara për mosrespektimin e rregullave nuk u treguan nga shumica e stacioneve televizive, pëshpëritjet thonë se zyra e kryeministrit është lutur për injorimin e tyre. Dhe kjo nuk është hera e parë.

“Një moment pakujdesie”

Që në muajin dhjetor, kur Mitsotakis u fotografua duke i dhënë biçikletës në malin Parnitha mes kalimtarëve dhe pa maskë, u bënë përpjekje për ta mbajtur sekret shkeljen e rregullave. Edhe ato ditë mediat sociale u mbushën plot indinjata dhe tallje. Disa ditë më vonë Mitsotakis pranoi gjatë një interviste televizive, se kishte qenë një moment pakujdesie.

Për lëshime më të vogla se kjo njerëzit në Greqi duhet të paguajnë 300 euro gjobë dhe të dëgjojnë predikimet e forta për mungesën e përgjegjësisë transmetuar nga mediat e afërta me qeverinë. I njëjti stacion televiziv që i injoroi imazhet e xhiruara në Ikaria ditën e shtunë, dërgoi ditën e dielë reporterët për të filmuar njerëzit që shëtisnin ditën me diell në bregdetin e Attikas, për të treguar këta „njerëz të papërgjegjshëm” që nuk qëndrojnë në shtëpi.

Sinjale të gabuara

Mbase edhe kësaj herë kryeministri e pranon se ishte një moment pakujdesie. Por tek popullsia ka kohë që ka ardhur mesazhi: Rregullat nuk vlejnë për të gjithë. Dhe mediat nuk e respektojnë më funksionin e tyre kontrollues.

Sidoqoftë, demokracia vuan në Greqinë e kohërave të Coronës. Si kudo tjetër edhe këtu janë shfuqizuar parimet e tjera themelore, në favor të mbrojtjes së shëndetit të popullit. Këtë e kuptojnë pjesa më e madhe e grekëve. Por mbajtja fshehur e gabimeve të kryeministrit Mitsotakis dërgon sinjale të gabuara. Njësoj si dreka në Ikaria: Shumë vetë mendojnë se kur kryeministri dhe njerëzit që e ndjekin ulen pa frikë pranë njëri-tjetrit dhe hanë, atëherë rreziku që vjen nga virusi i Coronës nuk do jetë aq i madh. Pra kushdo mund t’i lejojë vetes pak pakujdesi.

Dy valë, dy reagime

Megjithëse disiplina nuk është patjetër virtyti më i preferuar i grekëve, për çudi kur shpërtheu vala e parë e pandemisë më 2020, helenët u treguan shumë të disiplinuar. Qeveria vendosi në kohën e duhur rregullat strikte të kufizimit të jetës publike, numri i njerëzve të sëmurë ishte i ulët, niveli i vdekjeve i ulët. Qeveria e Mitsotakisit mund të festonte suksesin e arritur. Pas valës së parë pasuan muajt e verës gjatë të cilave qeveria nuk arriti ta përgatiste sistemin e shëndetësisë dhe shkollat për valën e dytë të Coronës. Si kudo në Europë.

Vala e dytë ishte shumë më e fortë se e para. Por, kufizimi i dytë i jetës publike nuk është më strikt, sepse ekonomia nuk është më në gjendje ta përballojë. Rezervat e pakta të mbledhura mbas krizës së gjatë financiare, u zvogëluan sërish shumë.

Performanca e qeverisë lë shumë për të dëshiruar, mendojnë shumë vëzhgues politikë, shumë njerëz nuk janë më të bindur nga masat e marra që ndryshojnë vazhdimisht, gjë që nuk është vetëm specialitet grek. Por specialitet grek është që përgjigja e qeverisë konservatore për çdo pyetje është ”më shumë polici”. Ata që kritikojnë masat që merren veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, thuhet më tej. Ose se ata janë infektuar nga populizmi. Një opozitë, që është kaq e papërgjegjshme sa të guxojë të dalë në rrugë, vetëkuptohet me maska dhe me distancën e sigurisë. Protestat drejtohen kundër planeve të qeverisë për të reformuar në mes të pandemisë sistemin universitar dhe për të formuar një polici për universitetet.

Edhe Aliki B. doli javën e kaluar në demostratë për të kundërshtuar këto plane bashkë me nxënëset e tjera të shkollës. Dhe në fundjavë ajo e nxorri dufin në facebook, kur pa fotografitë e kryeminstrit në Ikaria. Ajo thotë se me 18 vjeç ka arritur të kuptojë çfarë është e drejtë dhe çfarë jo dhe durimit të saj i ka ardhur fundi, ajo nuk mund ta falë kaq kollaj këtë moral të dyfishtë. Shumë greke dhe grekë, edhe të klasave të tjera, mendojnë njësoj si ajo.

Marrë nga DW.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet