Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lufta e Kosovës dhe protagonistët e saj vijojnë të jenë në filtrin e Gjykatës Speciale të Kosovës, në Hagë. Tashmë ata që ishin ndër emrat më të përfolur të kësaj ngjarje të madhe janë ulur në Hagë në bankën e të akuzuarve me një akuzë konkrete e cila do të gjykohet nga Gjykata Speciale. Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ulur në këtë bankë foli mbi të vërtetën e tij ku më shumë se si sqarim për gjykatë, fjalët e tij prekën dhe frymëzuan shumë shqiptarë.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 hodhi më tepër dritë mbi pozitat e Jakup Krasniqit, nipi i tij Dardani.
Në gjykatën e Hagës Krasniqi hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë së Posaçme e cila e ngarkon atë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ish kryetar i Parlamentit të Kosovës, sipas prokurorisë dyshohet për përfshirje në veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave. Krimet, thuhet në akuzën e prokurorisë, “u kryen si pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundrejt popullatës civile në Kosovë dhe Shqipëri midis marsit 1998 dhe shtator 1999. Në veçanti krimet kishin në shënjestër njerëz që kishin bashkëpunuar ose kishin lidhje me zyrtarë të institucioneve shtetërore të ish Jugosllavisë, ose nuk përkrahnin metodat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë edhe personat që kishin lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe të përkatësisë etnike serbe, rome e të tjera”.
Zoti Krasniqi tha se nuk ndjehet fajtor për asnjë pikë të akuzës.
“Kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kryejnë vepra të tilla. Jam njeri intelektual dhe politikisht e kam luftuar Serbinë, kurrë në asnjë deklaratë time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullata civile. Pastaj në aktakuzë përpiqeni t’i ndani njerëzit në katolik e mysliman, unë jam shqiptar nuk jam as katolik as mysliman dhe kjo është fyese për mua”, tha ai duke kundërshtuar akuzën.
Jakup Krasniqi u arrestua në fillim të nëntorit pas konfirmimit të një aktakuze kundër tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Dardan Krasniqi tregoi në emison për 10 orë bastisje, se si EULEX zbarkoi papritur në shtëpinë e ish0kryeprlamentarit deri tek fjalimi emocionues i tij në Hagë.
“Ka qenë një befasi, nuk është pritur një mënyrë arrestimi i tillë. Gjatë gjithë jetës ai nuk i ka ikur kurrë drejtësisë. Ajo çfarë e ka shqetësuar atë, por edhe të gjithë neve është mënyra se si është arrestuar një personalitet, një profesor, mënyra e tillë na ka ngjallur emocione je të mira. Bashkëshortja dhe vajza e kanë përjetuar më rëndë arrestimin e tij.
Një ditë para se ta arrestonin, kam qenë atje për vizitë. Nuk folëm për Specialen në fakt, u ndamë dhe në mëngjes u zgjuam me këtë ngjarje aspak të pritur, u befasuam. Intervenimi ishte shumë i vrazhdë, na kanë shqetësuar. Reagim i familjarëve ishte i pritshëm.
Në cfarë ore ndërhynë?
Diku para orës 6 të mëngjesit, pa paralajmërim ka shkuar EULEX
Kush ishte?
Zoti Krasniqi, bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tyre
Si e morët vesh?
Një telefonatë e hershme aspak e zakonshme të shqetëson jo më kur të vijnë maska të armatosura, ndaj një personi shumë paqësor dhe intelektual
Çfarë kërkonin të gjenin ata?
Nuk e dimë, kanë marrë materiale dhe libra, jo saktësisht e dimë cfarë kanë marrë…
Sa ka zgjatur?
Deri diku në orën 17:00 pasdite kanë vazhduar bastisjen, 10 orë tmerri. Ka qenë një gjendje jo e mirë emocionale nuk komunikonin dot dhe nuk lëviznin dot brenda banesës së tyre, eshte prona private. Ne bashkëpunuam me ta për sa ishte nevoja me bashkëpunuar, por emocionet dhe ndjenjat ishin jo të mira.
Keni pasur komunikime me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, si ka qenë gjendja e tij emocionale?
Në momentin ku është larguar nga banesa mënyra si është futur në veturë shumë shpejt e kanë dërguar në aeroport për ta dërguar në Hagë,. Ndjenja të këqija shumë. Nuk kishim ide si të vazhdonim na u përmbys gjithçka atë ditë krejt rrjedha e jetës.
Çfarë thuhet nga aktakuza?
Është e vrazhdë, e papranueshme, jo vetme puna dhe roli i tij por edhe e UCK-së ka qenë shumë e qartë Ne s’kemi lidhje me përmbajtjen e asaj aktakuze. Jemi të bindur se në fund do dalë se ajo ishte lëvizje çlirimtare se njerëzit kanë të drejtë të gëzojnë jetën e tyre në vendin e tyre pa cenuar jetën e dikujt tjetër Kjo ka qenë edhe udherrëfimi i jetës së Krasniqit Për ne janë trillime të papritur nuk i janë dash as Jakup Krasniqit dhe as shokëve të tij.
Ku e ndoqe?
Nga zyrat e partisë Nisma Social Demokrate na ka emocionuar edhe neve, krejt emocionet vijnë nga padrejtëisa që i bëhet popullit të Kosovës se po i bëhen akuza të paqëna është ngatërruar adresa adresa është diku tjetër në Beograd tek njerëz që ende mbajnë pozita atje, e bota bën sehir.
Marrë nga BalkanWeb
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI- Vrasësi i Yorkshire, Peter Sutcliffe ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 74-vjeçare pasi refuzoi trajtimin për t’u kuruar nga Covid-19. Mush...
KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është vrarë me thikë nga ish-bashkëshortja e tij. I riu kishte ardhur nga Gjermani...
AFRIKA E JUGUT- Qeni thonë që është shoku më i mirë i njeriut, por kjo nuk duket se është ndryshe për Shandor Larenty, për të cilin miku më i mirë është një lua...
Rritja shpejtë e rasteve me Covid-19 në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, në Selanik, ka ngritur qeverinë e vendit fqinj, e cila tani po përpiqet të dalë me...
BEOGRAD-Krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë kërkuar dje reagimin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë...
SHBA– Sipërmarrësi i njohur amerikan, Elon Muska ka shprehur dyshime në lidhje me mënyrën e testimit nga Covid-19. Me anë të një postimi në Twitter ai ka ...
GREQI– Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ndodhet në Greqi aty ku po merr mjekim më të specializuar pasi është i infektuar me COVID. Nga Njësia...
MOSKË-Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar se vendi do të ndërmarrë veprime ndëshkuese kundër zyrtarëve gjermanë dhe francezë, në shenjë...
PEKIN- Ministri i Jashtme i Kinës, Wang Wenbin ditën e sotme ka përshëndetur zgjedhjen e Joe Biden në krye të SHBA-ve dhe zëvendës-presidenten Kamala Harris, s...
SHBA-Vajza e presidenti aktual Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kunsher janë detyruar të heqin fëmijët e tyre nga një shkollë elitare prej 35,0...