LIVE UPDATES
Politike

Mori vilë e palestër nga Rama, Patozi flet për Kosovën: Është sistemi, budallenj

8 Tetor 2019, 07:18 Nga DOSJA
Mori vilë e palestër nga Rama, Patozi flet për Kosovën:

TIRANË- Dy ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, Astrit Patozi, kreu i Bindjes Demorkatike, ka publikuar një shënim në Facebook, ku shkruan se fajin në vendin tonë e ka sistemi.

Patozi shkruan se ajo që u bë në Kosovë nuk ishte vetëm një rotacion, por ishte një ndryshim. Shqiptarët e Kosovës, thotë ai, vendosën të qeverisen prej atyre që ditën të ndryshojnë edhe duke qenë në opozitë.

It’s the system, stupid! Është thjesht sistemi i gabuar politik, i cili në Shqipëri praktikisht i ka dhënë të gjitha provat se ka falimentuar. Ndërkohë që, jo vetëm mbrëmë, nga Prishtina ke pasur mundësi të shohësh, se si modeli i duhur funksion dhe prodhon demokraci e maturi politike për t’u marrë shembull”, shton më tej ai.

SHKRIMI I PLOTË

Kosova zgjodhi dje qartësisht ndryshimin, më shumë se sa rotacionin politik. Sepse nuk votoi thjesht opozitën, por mbi të gjitha shpresën se dikush tjetër mund të jetë më i mirë se qeveria. Ndryshimi dhe rotacioni janë dy gjëra të ndryshme, të cilat jo gjithmonë mund të shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.

Shqiptarët e Kosovës vendosën dje të qeverisen prej atyre që ditën të ndryshojnë edhe duke qenë në opozitë. Në përmbajtje dhe në formë dhe kjo ka ndodhur me të dyja partitë fituese. Ndaj edhe jo rastësisht ato u shpërblyen.

Kjo vlen të kuptohet prej të gjithë atyre që mendojnë se për të fituar mjafton të jesh e keqja më e vogël dhe thjesht ke nevojë për durimin e caktuar në pritje të radhës.

Që do të thotë se për të mundur patjetër qeverinë duhet të përgatitesh për të sjellë ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin. Sepse nuk është aspak çudi që, duke pritur që ajo të rrëzohet vetë, të mos arrish as njërën nga të dyja.

Në fakt, jemi e njëjta racë dhe i njëjti popull. Me të njëjtat virtyte dhe vese, me të njëjtën ADN dhe predispozitë genetike, dhe natyrisht me të njëjtët heronj dhe tradhtarë. Madje po të krahasoheshim me një familje, Kosova do të kishte qenë vëllai i vogël dhe më i përvuajturi nga fati historik. Prej të cilit me të drejtë do të kërkohej dhe pritej që gjithmonë ta mbante kokën e kthyer nga shteti amë për t’u orientuar drejt.

Por sot na bën të ndjehemi të turpëruar, kur shikojmë se me çfarë qetësie dhe pjekurie përjetohen dhe kapërcehen zgjedhjet në anën tjetër të kufirit, që ndan shqiptarët me njëri-tjetrin. Ndërkohë, që në këtë nahinë tonë ne nuk biem dakord as të përcaktojmë rregullat për të hyrë në garë, se për rezultatin nuk bëhet fjalë fare të merremi vesh.

Dhe pyetja është se kush e bën diferencën. Mos u lodhni kot të gjeni arsye të mëdha gjeopolitike dhe as ndonjë mallkim të lashtë perëndish, që na ka veçuar, jo vetëm nga Europa, ku duam të shkojmë, por edhe prej Kosovës sonë.

It’s the system, stupid! Është thjesht sistemi i gabuar politik, i cili në Shqipëri praktikisht i ka dhënë të gjitha provat se ka falimentuar. Ndërkohë që, jo vetëm mbrëmë, nga Prishtina ke pasur mundësi të shohësh, se si modeli i duhur funksion dhe prodhon demokraci e maturi politike për t’u marrë shembull.
Ndaj edhe jemi katandisur në një shtet gjysmagjel, ku nga njëra anë, qeveria nuk po di çfarë të bëjë me një mbipushtet, që i ka mbetur në dorë, dhe nga ana tjetër, opozita e vetëpërjashtuar, që nuk po di si të rikthehet aty ku e ka vendin.

Dhe megjithë këtë krizë të pashembullt, që po gërryen çdo ditë shoqërinë, nuk shihet ende asnjë shenje serioze se mund të ketë ndonjë reflektim. Ndaj edhe sot të gjithë flasin me krenari për Kosovën, duke treguar me gisht kundërshtarin e vet në Tiranë, të cilit i faturojnë me lehtësi të admirueshme shkaqet dhe përgjegjësitë e kësaj ngecjeje spektakolare.

Kjo është arsyeja se përse sot në Shqipëri nuk ka nevojë të lodhesh shumë për ta kërkuar Albin Kurtin. Sepse atë e gjen menjëherë, jo vetëm në të gjitha partititë tona politike, por edhe në kioskat e vogla të lagjeve periferike, ku konsumohet raki me qofte. Puna është se është e pamundur t’i gjesh, edhe po t’i kërkosh me qiri, Kadri Veselin dhe Ramush Hajredinajn, sepse ata nuk ekzistojnë.

Sepse në këtë vend është më e lehtë të humbasësh gjithmonë, sesa ta pranosh humbjen qoftë edhe vetëm një herë.

Astrit Patozi shkruan se fajin e ka sistemi, por vet është pjesë e një sistemi dhe pak ditë më parë qeveria shqiptare i ka dhënë ambiente për përdorim partisë “Bindja Demokratike” e drejtuar nga Astrit Patozi. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të datës 25 shtator 2019 dhe është botuar në Fletoren Zyrtare më 27 shtator.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti astrit patozi zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti astrit patozi zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet