All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Mos e hëngshi me bukë këtë turp”/ Gazetarja rrëfen dhunën e policëve ndaj 15-vjeçarit: Qava, ia përplasën kokën

16 Maj 2020, 06:14 Nga DOSJA
“Mos e hëngshi me bukë këtë turp”/ Gazetarja
All - Paragraf - 1

Tiranë- Gazetarja Ardita Bala ka  treguar së fundmi se është përlotur teksa ka parë dhunimin e 15-vjeçarit nga Policia e Tiranës. Një një shkrim të gjatë ajo thekson se 5 policë po e dhunonin barbarisht adoleshentin dhe kokën ia përlasën në pllakat e trotuarit.  Ajo thekson se ishte e pafuqishme për të ndaluar dhunën.

“Kam qarë nga pafuqia, se nuk ia hoqa dot nga duart 5 burrave, me dhe pa uniformë, që iu turrën ta zbrisnin nga biçikleta, nga e cila refuzonte të zbriste kur ora donte edhe pak minuta të arrinte 17.30. Kam qarë se dëgjoja si i përplasej koka në pllakat e trotuarit dhe shpullat në fytyrë. Kam qarë si njeri, sepse si gazetare në atë moment, (gabimisht) në vend që të nxirrja telefonin dhe të xhiroja, po i kërkoja ndihmë njërit prej oficerëve që njihja dhe gjendej aty, që të ndalonte dhunën mbi 15-16 vjeçarin, por ai nuk “dëgjonte” se fliste në telefon…”, rrëfen ajo.

Më tej gazetarja thekson se kjo ngjatje është një turp për Policinë e Shtetit.

“Turp burrat e dheut që merreni edhe me fëmijë! Turp që mbani akoma veshur uniformën e policisë! Turp që terrorizoni qytetarët të cilët boll i ka shkatërruar stresi, papunësia, pandemia e politika! Mos e hëngshi me bukë edhe këtë turp! #Policia që s’dua!! Po si mund të harroni që Athina u dogj në 2008-2009 me muaj të tërë nga protestat për vrasjen nga policia të një 15 vjeçari?!?!?! Kujtoni ju dhe kushdo qoftë pas jush, se populli jua fal juve të na prekni tani edhe fëmijët, të kujdo qofshin ata!!! Ky popull vërtetë ka treguar se mban shumë, por ruani by…n dhe qeverinë se për fëmijët populli ju merr para dhe ju djegë të gjallë! KAQ!!!”, shprehet ajo.

Reagimi i plotë:

Në 9 janar të 2004 kam qenë në Vlorë, në port, nën shi, kur në mbrëmje sollën trupat e 21 të mbyturve, te stivosur njëri mbi tjetrit, futur në thasë të bardhë, si thasë patatesh. Në krah kisha kujën e familjarëve. Përballë skenës që do të më përndiqte me muaj në andërr dhe zhgjandërr, sinqerisht në ato momente NUK KAM QARË… Jo se isha kafshë, por isha në punë, si gazetare e kronikës, dhe duhet të fiksoja çdo detaj për ta raportuar besnikërisht.  Më herët, punën e parë si gazetare në 2001 e kam fituar pasi rastësisht u bëra dëshmitare e një vrasje të trefishtë në Shkodër, dhe i fundit prej tyre u vra pak metra larg meje, ndërsa para syve të mi i binin rropullitë e barkut. Nuk pata kohë të qaja as atë ditë, sepse vrapova të raportoja… Nuk kam qarë as përballë shumë trupave pa jetë apo arkëmorteve të tjera që fati tyre i zi i solli t’i kisha para syve në 8 vitet e ushtrimit të gazetarisë së kronikës së zezë nga unë…

Kam qarë sot… Kam qarë sot dhe kam qarë si fëmijë për një fëmijë… Kam qarë kur kam parë me sytë e mi një patrullë policie të vendosur pasditen e kësaj të premte në afërsi të digës së Liqenit Artificial në Tiranë që morën zvarrë dhe rrahën një fëmijë të cilit ende nuk i kishte djersirë mustaqja… Kam qarë nga pafuqia, se nuk ia hoqa dot nga duart 5 burrave, me dhe pa uniformë, që iu turrën ta zbrisnin nga biçikleta, nga e cila refuzonte të zbriste kur ora donte edhe pak minuta të arrinte 17.30. Kam qarë se dëgjoja si i përplasej koka në pllakat e trotuarit dhe shpullat në fytyrë. Kam qarë si njeri, sepse si gazetare në atë moment, (gabimisht) në vend që të nxirrja telefonin dhe të xhiroja, po i kërkoja ndihmë njërit prej oficerëve që njihja dhe gjendej aty, që të ndalonte dhunën mbi 15-16 vjeçarin, por ai nuk “dëgjonte” se fliste në telefon… Kam qarë, sepse portretit të atij djali i vura imazhin e nipave të mi dhe djemve të disa prej miqve të mi që me gjasë nesër do jetë po aq “kokëshkretë” sa 15-16 vjeçari që u “mih” sot si kafshë para syve të dhjetra qytetarëve dhe shpirti mu dogj. Kam qarë sepse ai mund të ishte dhe djali im, i cili në duar në atë momente nuk pati as drogë, as armë, as thikë e as antraks kundër policisë, por veç gojën, e ndoshta dhe një atak paniku që të shtyn drejt rezistencës… Sot kam qarë me kokërr loti për atë djalë që nuk ia di emrin, për nanën e tij, por edhe për këtë vend që po merr rrokupujën, ku po kundërmon era diktaturë. Të jetë vallë rastësi dhuna mbi një fëmijë pikërisht në ditën kur u “fluturua” nga detyra shefi i komisariatit që mbulon zonën e Liqenit Artificial, sepse “në park parmbrëmë pati lëvizje shqetësuese të qytetarëve”, siç tha këtë pasdite vetë Rama?! Të jetë vallë rastësi kjo dhunë në mes të ditës, në mes të qytetit, kur lëvizja e shefit të komisariatit nr 1 trumpetohet edhe nga kryeministri, ndërsa efektivë të tjerë paralajmërohet që të bëhen “gardh” kundër popullit se ndryshe do të kenë fatin e tij ?!?! Të jetë rastësi kjo dhunë kur mijëra punonjës policie në moshën 55 vjeçare, me dhjetra vite eksperiencë mbi supe, po bëhen gati për t’u hedhur në rrugë dhe nën uniformë pritet të jenë vetëm “Rambot” e Robocopët? Të jenë vallë kaq nën presion policët e oficerët sa nuk dinë se ku shpërthejnë dhe nuk kanë se çfarë t’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit?!
Turp burrat e dheut që merreni edhe me fëmijë! Turp që mbani akoma veshur uniformën e policisë! Turp që terrorizoni qytetarët të cilët boll i ka shkatërruar stresi, papunësia, pandemia e politika! Mos e hëngshi me bukë edhe këtë turp! #Policia që s’dua!!
Po si mund të harroni që Athina u dogj në 2008-2009 me muaj të tërë nga protestat për vrasjen nga policia të një 15 vjeçari?!?!?! Kujtoni ju dhe kushdo qoftë pas jush, se populli jua fal juve të na prekni tani edhe fëmijët, të kujdo qofshin ata!!! Ky popull vërtetë ka treguar se mban shumë, por ruani by…n dhe qeverinë se për fëmijët populli ju merr para dhe ju djegë të gjallë! KAQ!!!
P.S; Mirënjohje të pakufishme ndërkohë për të gjithë ato burra e gra që shërbejnë në mënyrë dinjitoze e profesionale në rradhët e policisë së shtetit. Këto rreshta i shkruajta edhe për të mbrojtur dinjitetin e tyre.47

Ditën e djeshme, u publikua një video ku policët dhunonin një adoleshent në Zonën e Liqenit Artifcial në Tiranë. Adoleshenti i shtrirë në tokë thërriste për ndihmë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardita bala policia dhunon adoleshtin ardita bala policia dhunon adoleshtin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet