LIVE UPDATES
Insights

Mos i fol shoferit

24 Shkurt 2019, 21:09 Nga DOSJA
Mos i fol shoferit

Politika shqiptare vuan nga sindroma “mos i fol shoferit”. Nuk bëhet fjalë për sindromë të re, tejet të rrallë, por është vënë re se ka prekur jo një pjesë, por gjithë politikën. Për hir të së vërtetës duhet thënë se simptoma të ngjashme shihen edhe në vende të tjera të botës.

Kjo sindromë del në pah kur mazhoranca parlamentare, që ka detyrën e qeverisjes së një vendi, fillon ta shikojë me bezdi veprimin e opozitës. Tre janë imazhet që na vijnë në ndihmë për të kuptuar dinamikën difektoze të marrëdhënieve mazhorancë opozitë. I pari lidhet me emrin e sindromës. Tabelat brenda mjeteve publike, që u drejtohen ekskluzivisht pasagjerëve, flasin prerazi: “Mos e shqetësoni drejtuesin e automjetit”, ose diku tjetër “Mos e shqetësoni manovruesin”.

Mesazhi është i qartë, aq sa tremb edhe ata që kanë ngatërruar autobus e duan të pyesin pa përfunduar në qytet tjetër. Fjalia jepet në trajtën e urdhrit, sepse pikërisht i tillë është. Me fjalë të tjera, urdhri thotë se nuk duhet t’i çash veshët shoferit/manovruesit se ai duhet të drejtojë mjetin dhe nuk ka nge të të përgjigjet.

Urdhri duket sikur vjen nga një entitet edhe më i lartë se vetë shoferi, sepse targa e vogël është ngulitur aty jo prej tij personalisht, por prej ligjit, i cili nuk pranon diskutime në këtë pikë. Cilido qoftë halli yt mos e shqetëso shoferin se ka timonin në dorë dhe ka jetë mbi kurriz. Mesazhi vërtet të frikëson edhe pse nga praktika e dimë se në disa momente nuk ka asgjë të keqe ta pyesësh shoferin për stacionin pasardhës. Këtë e di edhe ai vetë, ndaj edhe shpesh të përgjigjet me mirësjellje. Mirëpo kjo ndodh në jetë, jo në politikë.

Dy imazhet e tjera na vijnë nga bota e kafshëve. Nga një anë kemi kalin që bezdiset keqas nga mizat mbi kurriz, nga tjetra njeriu që nuk e zë gjumi për faj të mushkonjave. Në të dyja rastet kemi përpjekje për asgjësimin e insekteve shqetësuese. I pari fillon të lëvizë kurrizin e t’i godasë me bisht, i dyti lëviz krahët si i ndërkryer dhe i gjuan vetes me shpulla. Të dy bashkohen nga dëshira për t’u lënë rehat.

Rehat. Kjo është fjala që shpjegon shumë gjëra. Parafrazimi i “mos i fol shoferit” do të ishte ky: “Lëre rehat shoferin”. Ose lëre kalin të hajë rehat, lëre robin të flejë rehat.

Kur një mazhorancë fillon ta konsiderojë opozitën si mizë ose mushkonjë bezdisëse do të thotë në rastin më të mirë se nuk e ka kuptuar rolin e opozitës, në rastin më të keq se mekanizmi demokratik ka probleme serioze. Mazhorancat shqiptare i kanë konsideruar gjithnjë opozitat si insekte shqetësuese, që nuk të lënë rehat. Edhe pse të padukshme, targat e vogla që kanë varur qeveritë shqiptare kanë qenë të njëjta: Mos i fol drejtuesit, mos i fol qeverisë, se po merret me gjëra të mëdha, se ka në dorë fatet e vendit.

Që kjo po kthehet në kulturë nuk ka dyshim, edhe për faj të opozitës vetë, e cila nuk duhet të bëjë mizën ose mushkonjën, pra nuk duhet ta bezdisë qeverinë, por ta kritikojë atë nëpërmjet të gjitha rrugëve demokratike, madje duke dhënë recetat e sugjerimet përkatëse për masat e kundërshtuara. Me fjalë të abuzuara kjo quhet opozitë konstruktive.

Në qoftë se qeveria sillet si shoferi fjalëpakë, ose ca më keq si i pagjumi në verë, ose si kali bishtrrufe, atëherë dialogu me opozitën është i pamundur. Automjeti vërtet drejtohet nga ata që kanë marrë votëbesimin e vendit, por një rol për gjetjen e rrugës së duhur e ka pa dyshim edhe opozita.

E njëjta gjë mund të thuhet për opozitën, e cila po u soll si miza e kalit, ose si mushkonja e moçalit, vetëflijohet në rolin e irrituesit, të ngacmuesit, duke e fyer në thelb detyrën fisnike të opozitës, lavjerrësi i së cilës duhet të luhatet nga denoncimet publike të keqqeverisjes deri tek propozimet konkrete për mirëqeverisje.

Vitet e demokracisë shqiptare janë dëshmitare kokëfortë të qëndrimeve të gabuara të mazhorancës, së djeshme e të sotme, sikurse të opozitës, të djeshme e të sotme, që e delegjitojmë palën kundërshtare, duke mos ia pranuar fjalën, si rrjedhim ekzistencën.

Targa e vogël e shoferit, bishti i kalit, fliti i të pagjumit, janë të gjitha metafora të mungesës së dialogut, që psalet por nuk praktikohet, përmendet por nuk zbatohet. Në bazë të komunikimit të dështuar qëndron kultura e mospranimit të Tjetrit, e cila e shndërron në alergji reagimin ndaj mendimit ndryshe. E do të ishte përnjimend mrekulli sikur sindroma “mos i fol shoferit” të izolohej vetëm në botën politike, megjithëse praktikisht kemi të bëjmë me sëmundje infektive që përhapet shumë shpejt në të gjitha sektorët e shoqërisë. Por a jemi të sigurtë se nuk e kemi trashëguar?/Marrë nga peizazhe.com

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog demokracia shqiptare mos i fol shoferit politika shqiptare rando devole demokracia shqiptare mos i fol shoferit politika shqiptare rando devole

Sondazh

Poll
Insights 25 Shkurt 2019, 06:33

Mund të vraposh, por nuk i shpëton dot burgut

Të futesh në politikë që 27 vjeç, të jesh fëmija i preferuar i elektoratit tënd, të mendosh se tashmë je në një moshë të nderuar ku mund të shijosh fryte...

Insights 24 Shkurt 2019, 13:53

Kandaristët dhe dollaristët ndërkombëtarë

Dy ekspertë të huaj takohen në Rinas, njëri mbate shërbimin në Shqiperi dhe zëvendësohej. Të dy ishin fort të mërzitur. Mirë unë po vij në këtë vend nga një pun...

Insights 20 Shkurt 2019, 13:06

We love USA…

Djegia e mandateve nga ana e opozitës nuk është një vendim i papritur sesa është një akt i vonuar në pritshmëritë konstante të mendjeve të arsyeshme qytetare të...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë