LIVE UPDATES
Insights

Mund të vraposh, por nuk i shpëton dot burgut

25 Shkurt 2019, 06:33 Nga DOSJA
Mund të vraposh, por nuk i shpëton dot burgut

Të futesh në politikë që 27 vjeç, të jesh fëmija i preferuar i elektoratit tënd, të mendosh se tashmë je në një moshë të nderuar ku mund të shijosh frytet e një jete dhe papritmas të gjendesh në mes të jashtëqitjes njerëzore në burg, ky është një fat i keq.

Roberto Formigoni, politikani italian që kishte pothuajse 40 vite në politikën italiane dhe që në vitin 1984 parlamentar europian, është dënuar përfundimisht me 5 vjet dhe 10 muaj burg të cilat ka filluar t ì vuaje  në datën 22 shkurt.

Në moshën 72 vjeçare, beqari i artë i cili quhej nga shtypi “qiellori”, do të masë qelinë për vitet e ardhshme, për akuza të cilat në veshët e shqiptarëve tingëllojnë shaka.

“Dreka dhe darka luksoze, shëtitje me jaht dhe një vilë në Sardenjë”. Vila në Sardenjë është në fakt goditës,  por vështirë të ketë kushtuar më shumë se disa vila në gjirin e Lalëzit apo në rrethinat e Tiranës.

Me përbuzje prokurorja Laura Piedo theksoi se paratë për hardallosjet e Formigonit vinin nga ilaçet e hequra të sëmurëve.  Ish presidenti i Rajonit Lombardia për më shumë se 20 vite, i cili në vitet 2005 u mburr për reformën spitalore që bëri e cila sipas tij i kursente Rajonit rreth 1 miliard euro në vit, ne fakt , nëpërmjet fondacioneve dhe shoqërive të rregjistruara jashtë Italisë, i kishte marrë arkave të shtetit mbi 78 milionë euro.

Nepotizëm, tarafe, klientelizëm ishin disa nga akuzat e hershme ndaj tij, të ngritura nga shtypi. Por asgjë nuk e prekte personin i cili diti ti shmangej edhe ciklonit “Duar të Pastra”.  Kur në Itali plaste furtuna, Formigoni zgjidhte Milanon dhe kur ujërat qetësoheshin shkonte në Romë herë si deputet dhe herë si senator.

Në Milano ishin të njohura teprimet e Formigonit. Restorant me vetëm një tavolinë dhe kuzhinier personal në Via Como ishte një ndër preferencat e tij. Vetëm aty mund ta takoje. Tarifa bazë, 2 mijë euro personi.  Arkat me shampanjë nga më të përzgjedhurat, ekstra.

Por ora e së vërtetës ra edhe për Formigonin. Duke dëshmuar se nëse ka një Zot në jetën publike, ajo është drejtësia.

“Do përpiqem ta përballoj” ishin fjalët e tij pas dënimit përfundimtar. Ngushëllime erdhën nga të gjithë ata të cilët kanë punë me drejtësinë italiane. I pari, Berluskoni.

“Mund të vraposh por nuk mund të shpëtosh”, ishin fjalët e oficerit amerikan në Bagdat i cili arrestoi Abu Abbas, terroristin palestinez që kishin 20 vite që e ndiqnin.  I shkon rastit të Formigonit, nje nga kameleonët dhe abuzuesit më të mëdhenj të politikës italiane të kapërcyellit të shekullit. Ngjan si e thënë për të gjithë të kërkuarit nga drejtësia apo që duan ti shmangen asaj. Ngjan  më aktuale se kurrë në Shqipëri ku prej 14 vitesh, çdo vit vidhet aq sa eshte rritja ekonomike vjetore.

Është shpresë se herët ose vonë edhe këtu dikush do të japë llogari për vjedhjen që po i bëhet popullit më të varfër të Evropës. Dhe për të qenë të qartë, nëse ndodh, rrjeta do të kapë si ata me mandate të freskëta edhe nga ata me mandate të djegura.  Dhe ata e dinë mirë, ndaj po nxitojnë.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione dritan hila opinione politikanet e korruptuar dritan hila opinione politikanet e korruptuar

Sondazh

Poll
Insights 24 Shkurt 2019, 13:53

Kandaristët dhe dollaristët ndërkombëtarë

Dy ekspertë të huaj takohen në Rinas, njëri mbate shërbimin në Shqiperi dhe zëvendësohej. Të dy ishin fort të mërzitur. Mirë unë po vij në këtë vend nga një pun...

Insights 20 Shkurt 2019, 13:06

We love USA…

Djegia e mandateve nga ana e opozitës nuk është një vendim i papritur sesa është një akt i vonuar në pritshmëritë konstante të mendjeve të arsyeshme qytetare të...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet