LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mos ik prej meje, do vras veten” gruaja kap për krahu burrin në emision: Mos më lër, kam 3 vjet që të përgjigjem

21 Korrik 2019, 19:37 Nga DOSJA
“Mos ik prej meje, do vras veten” gruaja kap për krahu burrin

Flutura është martuar me Arbenin tre vite më parë, ndërsa bashkë me ta jeton edhe mamaja e Fluturës. Pikërisht jetesa me mamanë e saj ka sjellë konflikte mes çiftit dhe familjarëve të Fluturës, aq sa tashmë Arbeni po mendon edhe largimin nga shtëpia. Por ky vendim është i papranueshëm nga Flutura, e cila përgjatë gjithë kësaj seance në “Shihemi në Gjyq”, i lutet bashkëshortit që të mos e bëjë, jo vetëm me fjalë. Ajo shkon herë pas here tek ai duke e kapur nga duart e bluza.

Arbeni nga ana e tij thotë se problemi nuk është dashuria për bashkëshorten. Ai tregon se kur vendosën që të martoheshin, i kërkoi Fluturës që të shkonte të jetonte me të në Fier. Por ajo nuk mundej sepse kishte nënën e sëmurë dhe duhej të kujdesej për të. Në këto kushte Arbeni shkoi të jetonte në shtëpinë e Fluturës në Elbasan.

Për shkak të gjendjes shëndetësore Arbeni nuk punon. Ai ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme, të cilët i dërgojnë atij para. Nga ana e saj, Flutura nuk mund të punojë pasi duhet të kujdeset për të ëmën, megjithatë kur vendosën që të jetonin bashkë, ajo e siguroi bashkëshortin se nuk do të duhej të mbante të ëmën e saj, pasi kjo e fundit kishte një pension në shtetin italian. Por këto para, në 3 vite martesë nuk erdhën asnjëherë.

Flutura thotë se paratë i mban vëllai i saj i vogël, që jeton në Itali. Ky i fundit e akuzon Arbenin se i ka zaptuar shtëpinë dhe se po shpenzon paratë e nënës së tij. Pikërisht kjo situatë e ka bërë të vështirë për Arbenin që të jetojë në shtëpinë e Fluturës, ndaj ka vendosur të largohet, duke i kërkuar Fluturës që të zgjidhë këtë problem që ai thotë është mes bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj.

Flutura: Arbeni ka 6 muaj që zihet me mua, sepse do të largohet prej meje, do të ikë në Fier. Do të ndahet.

Arbeni: Pusho të flas unë, të sqaroj.

Flutura: Ardit më fal e (shkon tek Arbeni).

Arbeni: Për ça më solle këtu ti mua? E bëre publike, ishin disa gjëra që ne do t’i zgjidhnim bashkë. 

Flutura: Përse do të ndahesh ti prej meje, s’po të laj, s’po të shpëlaj?

Arbeni: Dakord për këto të jam shumë mirënjohës, po zgjidh njëherë problemet e tua brenda për brenda. Ik atje se jam shumë i zhgënjyer prej teje.

Arbeni: Këtu sot nuk duhet të isha unë, sepse problemin nuk e ka me mua e ka më vëllain e saj. Unë dua të iki në Fier si pasojë e problemit që ajo e ka problemin me vëllain e saj, Unë kam rreth 3 vjet që bashkëjetoj dhe jam shumë i kënaqur dhe ka pasur dhe ka dashuri mes nesh. I jam shumë mirënjohës, më hapi edhe derën e shtëpisë. Gjatë kohës që ne u njohëm, u njohëm në rrjetet sociale sepse unë vij nga një divorc, kam dy fëmijë. Ramë në një marrëveshje, u takuam 2-3 dhe bëra ofertën që të vinte kjo në Fier. Kjo kishte arsye të fuqishme që nuk vjen dot, sepse ka të ëmën të sëmurë me sklerozë. Njeri tjetër që ta mbajë nuk ka. Duke rënë në këtë marrëveshje unë pranova që të vij këtu. Plus që zonja e nderuar më tha që mamaja merr një pension. Sepse kur diskutohet një bashkim, diskutohen edhe të ardhurat ekonomike. Me se do të ushqehemi etj. Mua më mbajnë fëmijët, sepse unë kam probleme shëndetësore. M’i japin muaj për muaj, më kanë llogaritur edhe për shtëpi me qira. Nëna e Fluturës ka jetuar në Itali me vëllain e vogël, aty i është lidhur një pension. Kjo i kërkon vëllait pensionin, vëllai nuk i nis, por aty arrin e më shan mua. Kur një herë në 3 muaj, i dërgon 100 euro, kjo i thotë të keqen, t’u bëfsha. Kështu jam i zhgënjyer unë, i them pse i thua kështu, kur ai merr 600 euro..

Flutura shkon sërish tek Arbeni…

Flutura: Pse do të ndahesh ti prej meje njëherë?

Arbeni: Po kjo është arsyeja moj. Zgjidhe njëherë me tët vëlla. Për këtë jam i zhgënjyer me ty.

Flutura: Ti ke vendosur të ikësh në Fier të ndahesh prej meje, për ça do ndahesh ti prej meje, ku e ke hallin?

Arbeni: Këtu e kam hallin se po vete 60 vjeç dua të rri 5 ditë…

Flutura: Nuk ke për të ikur, do rrish këtu me mua.

Arbeni: Ik mos më kap mua, o Ardit të lutem ma merr

Flutura: Jo s’ka Ardit këtu, Arditi do rrijë aty në vend. Nuk ke për të ikur, do rrish këtu me mua.

Arbeni: Po ik moj se nuk mbaroi dynjaja për burra.

Flutura: Nuk dua burrë tjetër unë, nuk kam nevojë për burrë tjetër. Kaq po të them, nuk ke punë të shkosh në Fier.

Arbeni: Zgjidh njëherë problemin me vëllain tënd pastaj bashkë edhe mund t’i zgjidhim.

Në këtë pikë ndërhyn edhe juristja Çobani.

Eni Çobani: Mos kij merak se Arbenin të paktën deri në fund të seancën e ke këtu.

Marrë nga Tvklan.al

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja lut burrin historia e arbenit dhe flutures gruaja lut burrin historia e arbenit dhe flutures

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet