LIVE UPDATES
Insights

Mos ma vrisni qenin

30 Tetor 2019, 16:15 Nga DOSJA
Mos ma vrisni qenin

Pogradec. Gusht 1983. Gjatë viteve kur Eduardi, vëllai im, ndodhej në burg në Spaç, sa herë në ndërmarrjen e asfaltimit të rrugëve ku punoja si inxhinier urdhohej “shkurtim kuadri”, e para viktimë që e shndrronin nga inxhinier në punëtor, isha unë.

Tre ose katër herë që kjo “ulje” ndodhi, më çuan në Pogradec ku ishte një kantier. Nuk kundërshtoja. Së pari sepse, siç thotë i madhi Uran Kostreci, po të kundërshtoja do të thoshte që u lutesha, po tu lutesha do të thoshte se u përulesha, po tu përulesha do të thoshte se u njihja ligjshmërinë e pushtetit bashkë me të gjitha të zezat e tjera. Së dyti, sepse Pogradeci më mahniste. Së treti sepse mes burgut të vogël Spaç dhe burgut të madh Shqipëri nuk shihja ndonjë ndryshim kushedi se çë.

Gjatë atij gushti vajta disa herë pasditeve tek Lasgushi. Shtëpia ndoshej në kërthizën e Pogradecit të vjetër. Atje ku zhvillohet rrëfimi dramatik më i bukur shkruar në Shqip, “Lumi i Madh” nga Mitrush Kuteli. Kopështi i vogël i asaj shtëpi ishte një lloj ferre e padeshifrueshme. Kati i parë nuk merrej vesh se çfarë ishte e çfarë kishte. Ngjitja në katin e dytë ku veronte “I fundit Rilindas i gjallë” nëpër shkallët që luhateshin frikshëm, ishte një ritual i detyrueshëm si në filmat e horrorit, vetëm merimangat mungonin. Këto, bashkë me nja dy kthina dhe dhoma lart, ishin aq marramendëse, aq magjike, aq sugjestive, sa me siguri as Alfred Hitchcock nuk do kuturiste t’i përshkruante. Shtëpia nga jashtë dukej si e vizatuar nga mjeshtrat më të talentuar në kompjuterat më të sofistikuar të Walt Disney-t në atë mënyrë që të mos linte asnjë dyshim se ajo shtëpi ndodhej aty e paprekur që nga Mesjeta. Para asaj shtëpie ëndërrash, para asaj kështjelle përrallash me princesha të bardha dhe princër të kaltër, mund të rrije i ngurosur me vite, madje gjithë jetën, pa tu ngopur syri, pa tu nginjur shpirti. Kurrkund nuk mund të gjindet sot një ngrehinë aq marramendëse që nuk kuptohej nëse ishte prej tullash, prej guri, prej druri, prej drite, apo prej mjegulle. Më vonë, Maria, çupa e Lasgushit me të cilën punonim në të njëjtën ndërmarrje, më tha se krejt i mpirë para asaj pamjeje Kadare kishte thënë; Duket si kullat e vjetra të Frankfurtit.

Të gjitha herët që vajta atë behar në atë shtëpi gjeta çupat e Lasgushit, Marien dhe Ninën, të kudondodhurën Meri Lalaj, si dhe, natyrisht, Sovranin, Hyun, Lasgushin.
Lasgushi rrinte gjithë kohën gjysëm shtrirë me kurrizin mbështetur mbi dy jastëkë. Këmbë mbi këmbë. Sytë drejt infinitit.
Në një nga ato pasdite, erdhi Kadare. Hyri bashkë me një person tjetër për të cilin atypëraty veshmëvesh qarkulloi pëshpërima; Është i sapoemëruari me zbritje nënkryetar i Degës së Punëve të Brendëshme. Qesha një cop herë me vete me pëshpërimën; Hej o Zot i Madh ça më ka gjet. Edhe unë edhe ky “me ulje” në Pogradec ?!
Ishte e para dhe e fundit herë që Kadarenë e kam parë totalisht të tjetërsuar. Ishte i tëri brenda një lloj  ndezjeje, një lloj ekstaze, respekti dhe adhurimi të papërmbajtur për Zotin e Zotave, Zeusin, Hyun kryelartë këmbë mbi këmbë me qenin Cuci pranë. Edhe tjetri, “nënkryetari i ardhur me ulje” çështë e vërteta, me një adhurim të dukshëm, i tregoi Lasgushit përmbledhjen e Poezive që kishte marrë në Prishtinë dhe të vetmet fjalë që shqiptoi ishin; J’u duan shumë në Kosovë Zoti Lasgush.
Nuk u përmend asnjë soc-autor. U fol me respekt të thellë për Fishtën, Nolin, Migjenin. Kadare përmendi Ernest Koliqin në kontekst absolutisht pozitiv shoqëruar me shqetësimin që “po duan ta përdhosin”. Lasgushi lëvizi nga vendi. Tha me zemërim dhe kërcënim; Kush guxon ta ndoti Koliqin ?!

Në një moment tjetër, Kadare e solli fjalën tek Garsia Markes. Tha, mes tjerash, se Markes, kohët e fundit kishte bërë të ditur një pretendim madhështor të padëgjuar kurrë më parë nga asnjë autor. Ishte ankuar për pamjaftueshmërinë e gjuhës së vet. Maria, Nina, Meri, unë, dëgjonim të nemitur.
Pas një pauze, siç e ka zakon Kadare që nuk ndërpret askënd por pret rradhën të flasi, ju drejtua Lasgushit; Zoti Lasgush, thuaji këtij shokut (nënkryetarit të sapoemëruar) ndonjë hall që ke se mund të ndihmojë.

Kjo ndodhi kur nuk kishim asnjë shpresë se mund të ekzistonte ndonjë arësye që mund ta bënte Lasgushin të hiqte këmbën mbi këmbë, t’i largonte sytë nga infiniti, të drejtonte shpinën, aq më pak të hapte gojën e të fliste për të shprehur ndonjë hall. Por edhe nëse çudia do ndodhte dhe Lasgushi do fliste, dhe hallin do ta shprehte, çfarë na mori mendja se mund të thoshte ishte ndonjë problem që ndoshta lidhej me sistemimin e shtëpisë, ndonjë transferim në Tiranë të Ninës që në atë kohë ishte mësuese në Starovë, apo diçka tjetër të kësaj natyre. Jo-jo. Lasgushi foli për të folur, por për asnjë hall të tillë. Pa lëvizur aspak nga vendi, pa e drejtuar fare kurrizin, pa e kthyer asnjë milimetër kokën, Zeusi tha;
Thuaji atij shokut tu thotë policëve të mos ma vrasin qenin.

Një rrënqethje elektrizuese që bëri të kërcasin dhogat e dyshemesë përshkoi shtyllat kurrizore të të pranishmëve.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog edison ypi edison ypi

Sondazh

Poll
Insights 30 Tetor 2019, 10:33

Ku je Opozitë?! Kryeministri Rama po tallet me ju!

Edi Rama vijon të qeverisë i qetë, të drekojë e darkojë me oligarkët, të bredhë me brekushe nëpër zyrat e BE dhe të tallet me opozitën që sot duket më e paqartë...

Insights 29 Tetor 2019, 18:04

Pse po e sulmojnë oligarkët opozitën?

TIRANË- Ne fillim te viteve 80, kartelet e droges ne Kolumbi nisen te aplikojne nje metode te re per te goditur nepunesit e shtetit, qe nuk i korruptonin d...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj