LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vetë Rama ka thënë se edhe gjermanin po ta sjellim këtu, do të korruptohet”, mjeku: Njerëzit do vazhdojnë të japin

8 Korrik 2021, 07:12 Nga DOSJA
“Vetë Rama ka thënë se edhe gjermanin po ta sjellim

TIRANË– Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor zhvilloi sot ditën e sotme një protestë pas arrestimit dhe caktimit të masës “arrest me burg” për dy kolegët e tyre, Ervin Sulaj dhe Serdin Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, pasi akuzohen se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në ‘masakrën e Velipojës’, Elmedin Dyli.  Në një deklaratë për mediat, mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë janë shprehur se problemi me ‘bakshishet’ qëndron tek sistemi dhe jo te individët dhe sipas tyre, ketë e ka pohuar vetë kryeministri Rama. Duke marrë shkas nga arrestimi i dy kolegëve, që sipas tyre është vendim i padrejtë, ata janë shprehur se duhet një reformim i thellë në shëndetësi.


Deklarata e mjekëve: 

Jam mjek që prej 30 vitesh. Nuk dua t’i heq asgjë prononcimit që bëri kolegu, por dua të shtoj: Kryeministri para disa vitesh ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi, jo individi. Ai ka thënë se nëse ne sjellim edhe një gjerman, me këtë sistem ai do të korruptohet. Pra, unë jam sot këtu për të protestuar për mënyrën e zgjidhjes së problemit. Nuk është zgjidhje arrestimi i kolegëve tanë. U arrestuan ata. U zgjidh problemi? Nuk është bërë asgjë, absolutisht vazhdon të jepet bakshish në spitale. Kryeministri ka premtuar autonomi spitalore, si i vetmi mjet për të zgjidhur këtë problem. Duhet reformë e thellë. Duhet autonomi spitalore dhe zgjidhje në sistem. Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vazhdojnë të japin. Problem është sistemi, jo individi.

Deklarata e Sindikatës:

Sindikata e Punonjësve te Sherbimit Shendetësor përcjell me shqetësim situatat e krijuara nga paragjykimi qe i bëhet kolegëve mjekë duke hedhur baltë mbi punën vetmohuese dhe të pavlerësuar për dhënien e shëndetit dhe uljen e heqjen e vuajtjeve të pacientëve me te cilët ata punojnë. Kjo Sindikate distancohet nga çdo lloj veprimi abuziv dhe korruptiv që mund të kryhet në emer te dhenies se sherbimit shendetsor nga bluzat e bardba, por nuk mund te lejoj qe keto bluza te bardha te cilat shpetojne jeten e njerezve pa bere dallimin nese jane te bardhe apo te zinj, te kuq apo blu, te trajtohen njesoj si kriminelët te cilet marrin jetë të çmuara.

Sindikata nuk e sheh oportune ndalimin e nje mjeku i cili nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore, bazuar kjo ne nenin 228- 229 te kodit penal dhe madje e konsideron te shpejtuar veprimin e prokurorise per masen e sigurise “Arrest me burg” per diskutime te te treteve neper telefona te cilet permendin emra te ndryshem pa asnje prove tjeter dhe kur mundesia per t’ju shmangur hetimit, ndikuar ne te apo per tu larguar eshte inekzistente. Ligji parashikon se ndalimi behet kur pretendohet se vepra penale eshte ne kryerje e siper dhe me pas arresti me burg kerkohet dhe vendoset nga gjykata kur individi apo punonjesi i arrestuar ka rrezikshmeri te larte shoqerore, ka mundesi te manipuloj provat apo rrezikon ti largohet hetimit apo drejtesise. Mjekët dhe punonjësit shendetesor nuk janë te asnjerës prej ketyre kategorive pasi ata nuk kanë rrezikshmeri të lartë shoqerore, nuk kane asnjë mundesi te ndikojne apo manipulojne provat dhe nuk kane asnje interes te largohen dhe ti fshihen drejtesise pasi ne ate rast do te humbn in gjithçka kishin arritur ne pune dhe profesion. Per te gjitha arsyet e mësipërme të ndalimet apo arresitmet e kryera te mjekeve me shou publik dhe mediatik pa asnje prove te drejtperdrejte jane abusive ne kundershtim me ligjin dhe shkelje e hapur dhe cenim i integritetit personal dhe profesional te punonjesve shendetesor. Sindikata jone si perfaqesuese legjitime e tyre kerkon nga organet policore, hetimore dhe gjyqesore ndalimin e menjehershem te ketyre abuzimeve dhe njekohesisbt granton te gjithe punonjesit shendetesor se do ti ndjeke deri ne fund dhe me çdo menyre çdo rast abuzimi të kësaj natyre.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e mjekeve te traumes sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor protesta e mjekeve te traumes sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet