“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
“Mos u merr me blinde dyersh”, LSI e PD përplasen në KQZ, Kaziaj: Mbani parti mezor
4 Shkurt 2022, 12:13Nga DOSJA
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu është përplasur me atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Altin Kaziaj. I pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, Logu tha se si jurist e ka shumë të qartë që një grupim nuk mund të pretendojë të regjistrohet si pjesë e një koalicioni kur nuk njihet si subjekt zgjedhor. Ai e theksoi disa herë që Partia Demokratike ka kryetar Lulzim Bashën e se në zgjedhjet e 6 marsit është futur të garojë e vetme, pa asnjë koalicion. Këto deklarata u konsideruan politike dhe Logut iu tërhoq vëmendja nga Celibashi. Përfaqësuesit të PD-së iu kundërpërgjigj edhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Altin Kaziaj. Ky i fundit tha se Logu vjen nga radhët e një partie që mbahet me forcë nga kryetari duke blinduar dyert. Kjo gjë solli përplasje mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Marash Logu: Kryetari i Partisë Demokratike është Lulzim Basha, nuk njohim asnjë subjekt zgjedhor me emrin Grupi i Rithemelimit
Altin Kaziaj: Nuk mund të justifikoheni me me këto që thoni. Në asnjë rast nuk flitet se kur sillet një kërkesë, ju si jurist duhet ta keni shumë të qartë këtë. Por mesa duket direktivat që ju kanë dhënë nga ai që kërkon të mbajë me çdo kush një parti duke blinduar edhe dyert, nuk ka lidhje me juridiksionin. Nuk mundemi që tu tregojmë shqiptarëve që në një vend me aq karrige kemi futur 5 mijë qytetarë
Marash Logu: Atëherë shiko
Altin Kaziaj: Ju lutem, ligjin shikojeni siç është bërë, jo siç doni ju. Kolegë ju lutem, nuk ju ndërhyra. Përsa i përket kërkesës tonë është në përputhje me kodin zgjedhor. Neni 65 pika 3 e kodit zgjedhor thotë që duhet deklaruar partia udhëheqëse. Dhe këtë e kemi bërë. Këto element mjaftojnë që të identifkohemi sipas kërkesave të bëra. Kemi siglën, shkronjat instore dhe emrat. Marrëveshja e ka të qartë se për çfarë ëhstë krijuar ky koalicion. E lus kolegun që…do t’ju duhet në vijim, dua t’ju sjell në vëmendje se për të tilla deklarata duhet të ketë një interes partia jua. Dua të procedoni me regjistrimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ pa vonesë, faleminderit.
Ilirjan Celibashi: Qëndroni tek argumenti juridik dhe të respektojmë kohë. Logu po ju jap flaën, keni 3 minuta.
Marash Logu: Unë i bashkohem në fakt sjelljes tuaj që në këtë sallë të sillemi si jusristë. Nuk i bën nder Kaziajt e asaj që përfaqëson që të merren me blinder dyersh e numra karrigesh.
TIRANË– Moment gazmor gjatë deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Momenti është shkëputur gjatë deklaratës për shtyp që ai dha ditën e djeshm...
DIBËR– Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Luan Haka ka premtuar se me besimin e marrë nga qytetarët e këtij rrethi, do t’i kthejë dinjitetin a...
TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj është rishfaqur sërish në krah të kryedemokratit Lulzim Basha. Rushaj isht...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se brenda Gjykatës Kushtetuese po luhet një lojë e fortë mes presidencës e maxhorancës për një vote që do...
KUKËS– Kryeministri Edi Rama surprizoi me një dhuratë kreun e ‘WizzAir” Jozsef Varadi. Ky i fundit, në fjalën e tij nga aeroporti i Kukësit, kërkoi v...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se nga sot nis një epokë e re për Kukësit. Duke iu referuar aeroportit, Rama tha se banorët e Kosovës dhe më tej do...