LIVE UPDATES
Aktualitet

Mospagimi i qirave mban vendin e parë, Covid-19 çon njerëzit në komisariate, denoncimet ‘luajnë mendsh’ policinë

27 Qershor 2020, 17:52 Nga DOSJA
Mospagimi i qirave mban vendin e parë, Covid-19 çon njerëzit

TIRANË– Që nga hyrja në karantinë e vendit dhe më pas zbutja e masave anti-Covid-19, në regjistrin e policisë është shënuar një trend i ri denoncimesh. Denoncimet për mos pagimin e qirave gjatë fatkeqësisë natyrore mbajnë vendin e parë. Më pas vërshuan telefonatat që spiunonin komshinjtë që thyenin karantinën. Një zyrtar i policisë së rendit që pranon të intervistohet nga Gazeta “Si” deklaron dinamikën e kriminalitetit të ndryshuar që prej datës 11 mars.

“Gjendja e fatkeqësisë natyrore u mbyll në datë 23 qershor, por qytetarët vazhdojnë të reflektojnë sjellje të caktuara penale që lindën nga stresi që solli pandemia. Mos harroni të rinjtë që u arrestuan me doza të tepruara hashashi nga frika se nuk do dilnin më dot nga banesa. Dhunë në familje që u agravua duke shtuar si motiv dhe faktor edhe Covid-19. Episodi me ekstrem ishte ai i masakrimit të një pronari dyqani në Tiranë, i cili kërkoi me ngulm qiranë e pronës dhe u gjend nën sulmin me levë. Paga e luftës është kthyer në ankesën më të zakonshme ndërkohë konfliktet penale nga Covid-19 po kthehen në një zë të ri”. Zyrtari i policisë së rendit përmend me këtë rast edhe një lloj të ri krimi që ka gjetur habitatin më të mirë për të shpërthyer jo vetëm në Shqipëri.

“Mashtrimi kompjuterik. Qytetarët iu janë kthyer tabletave, por të mbajmë parasysh se tek blerjet online ekziston rreziku për tu mashtruar. Ne kemi patur fluks denoncimesh gjatë kësaj periudhe për mashtrim on line, janë kryesisht kompani që kanë kryer porosi për produkte detergjente apo maska , por edhe për materiale të tjera. Me herët mashtrimi më i rëndomtë në rrjetet online ishte porositë online për blerje automjetesh. Gjatë pandemisë dhe kufizimit të lëvizjeve, po depozitojmë denoncime për blerje të ndryshme që nuk realizohen.”

Një grua ankohet…

Denoncimi më i çuditshëm në polici sipas zyrtarit të rendit që zgjedh të flasë pa identitet është ai i shtetases E.B. Procesverbali i vënë në dispozicion me këtë rast tregon se si 37-vjeçares i është mbushur kupa nga telefonatat që e kontrollonin, pasi ajo ishte diagnostikuar me Covid-19. Gruaja kallëzon në polici se telefonata e fundit ishte kryer nga një shtetase që i prezantohet si pjesë e komisionit që po pyeste rreth koronavirusit. “Ajo mu drejtua me pyetjen: a e keni kaluar Covidin dhe ku jeni? Më pas vazhdoi të më pyesë: A ka ardhur dikush nga shteti t’ju ndihmojë? Pastaj më pyeti: Sa ju zgjati korona, ku e morët koronën?”, ka rrëfyer kallëzuesja. Ajo ka rezultuar pozitive me Covid-19, por është e shqetësuar se përse të dhënat e saj personale ishin shpërndarë.

“I thashë që nuk di ku e kam marrë dhe që pas 14 ditëve kur u bë tamponi i dytë, dola negative. Mirë, më tha, po kujdes këtë koronavirusin “Rama ik”, ka deponuar 37-vjeçarja. Gruaja ishte shqetësuar duke i thënë: Ç’lidhje ka kjo bisedë? Por telefonuesja e “komisionit” i ishte përgjigjur: Qenke komuniste ti! E shqetësuar se ku i ishte gjetur numri, por më tepër për bezdisjen në telefon, 37-vjeçarja ka qenë e shqetësuar në polici se përse nuk iu ishte ruajtur privatësia nga autoritetet. “U shqetësova se përse nuk më është ruajtur privatësia për diagnostikimin tim me Covid-19. Gjithë biseda zgjati 2 minuta e 26 sekonda. U konstatova me Covid-19 në datë 4 qershor. Më pas u karantinova dhe në datën 20 qershor kur bëra tamponin e dytë, rezultova negative”, rrëfen shtetasja E.B.

Qira dhe paga lufte…

Për pagat e luftës dhe qiratë Gazeta “Si” ka raportuar thuajse përditë. Por ka edhe kështu: Pasi qiradhënësi të njofton përmes postës se po vonohesh për detyrimet, ai shkon në biznes dhe ndryshon bravën. Kjo gjë i ka ndodhur shtetasit A.B., i cili njoftoi policinë për problemin. 41-vjeçari ka një biznes në Rrugën e Kavajës me pajisje dentare dhe shërbime stomatologjike. “Dyqanin e mora me qira nga K.K. me kontratë noteriale me vlerë qiraje 70 mijë lekë. Por nga data 11 mars deri në 11 maj klinika ishte e mbyllur për shkak të pandemisë, sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në datën 29 maj paguam 140 mijë lekë të reja për muaj prill dhe maj. Por me postë na erdhi shkresa ku na vë në dijeni për mospagesën e muajit qershor”, ka rrëfyer ai. Denoncuesi tregon se vonesat nuk ishin për fajin e tyre por për shkak të situatës ndërkohë që qiradhënësi i kishte ofenduar atë dhe doktorët e klinikës duke ndryshuar bravën. Më pas, edhe pse ata janë sqaruar, sërish pronari ka ndërprerë ujin duke larguar depozitën. Nga ana e tij pronari i objektit dëshmon në polici se doktorët kishin shkelur kontratën. Çështja po hetohet nga policia dhe është një nga konfliktet më të zakonshme që po ndodhin në Tiranë mes qiramarrësve dhe qiradhënësve.

Marrë nga Gazeta si

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimet gjate covid-19 koronavirusi ne shqiperi denoncimet gjate covid-19 koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Qershor 2020, 14:35

TIRANË– Eduart Lamaj, 30 vjeç, me një këmbë të gangrenizuar pas plumbit që mori në atentatin ku shkoi dhe vrau Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin, vazh...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës