Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja e konsideron shembjen e rrugës në Borsh pas reshjeve të shumta të shiut, një fenomen natyror. Në një intervistë për ABC ai foli për situatën e krijuar përgjatë ditëve të fundit dhe pasojat në vend.
Ai u shpreh se është në kontroll edhe furnizimi me energji elektrike duke theksuar se ditë më këqija nuk do të vijnë pasi tani pritet ulje e temperaturave dhe pa reshje shiu.
Bejtja deklaroi se aktualisht të gjitha linjat e furnizimit me energji elektrike janë në punë dhe se po punohet me Kosovën për dy linja rezervë.
Pjesë nga intervista e Ilir Bejtjas në ABC
Si është situata?
Për pjesën e Kaskadës ne jemi munduar të menaxhojmë me shumë sukses situatën. Në asnjë rast ajo nuk ka ndikuar në kapacitetin thithës të Bunës. Me këtë regjim do të vazhdojmë deri të mbarojë kjo periudhë e vështirë me shira. Priten që nesër të ulen temperaturat. Do të kemi reshje bore dhe jo shiu. Sa i përket Kaskadës jemi në parametra optimalë. Ne kemi arritur në 276 metra lartësi në Fierzë. Në Vaun e Dejës dhe Koman kemi kuota optimale. Prurjet kanë një tendencë rënie nga ora 12:00 deri në 16:00. Mbetet e njëjtë në Vaun e Dejës.
Mendoni se do ta mbani në këto nivele shkarkimin?
Bëhet fjalë që mund të ulen prurjet natyrore. Nëse këto prurje ulen ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën nën kontroll.
Është parë që në veri temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrirje të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike. A keni një plan masash për ditë shumë të ftohta.
Patjetër. Ditë më të vështira se këto nuk do vijnë. Linjat janë në punë. Të gjithë linjat janë në punë. Janë vetëm dy linja me Kosovën për të cilat po punojmë që t’i kemi rezervë. Linjat janë të nxehta kur punojnë. Linjat që janë në punë nuk ngrijnë. Nuk kemi asnjë hidrovor pa energji.
Lumenjtë kërkojnë ndërhyrje me themel. Çfarë plani keni?
Për lumenjtë strukturat përgjegjëse janë organet e Bujqësisë. Ujërat që sot fillojnë tërhiqen nga zonat e mbrojtura. Në sajë të investimeve që janë bërë përgjatë lumenjve kemi arritur të kemi një situatë të menaxhueshme.
A është normale të kemi në 2021 pamje si ato që pamë para disa ditësh me rrugë të dala jashtë funksionit?
Ajo rrugë ka 70 vjet që është ndërtuar. Ne i kemi përmbajtur. Për herë të fundit është ndërhyrë para 12 vitesh. Nëse rrëshqet formacioni bazë do të thotë se ka rrëshqitur gjithë trupi i rrugës. Këto janë dukuri natyrore. Nuk bëhet fjalë për shembje të një kangjelle por në thellësi të tokës. Këto ndodhin për shkak të ujërave nëntokësore. Ne marrim masa. Nëse krijojmë rrugë të reja që japin shembje të kësaj natyre.
Marrë nga: Abcnews
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Në seancë dëgjimore ish-drejtuesi i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj këmbënguli se ai ishte viktimë i një komploti dhe ngriti akuza për ...
SARANDË- Kompania “Salillari” ka reaguar për shkatërrimin e rrugës Himarë-Sarandë. Në një njoftim për mediat, kompania ka për përgënjeshtruar përgjegjësin...
GREQI– Dalin pamjet e para nga vendi ku u përplasën me armë zjarri dy grupet shqiptare, nga e cila ndërruan jetë 2 persona, dhe u plagosën po aq. “Protothema” k...
ELBASAN– Katër automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji pasditen e sotme.Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur lëndime në njerëz, p...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar për herë të parë lidhur me dëmtimet që ka pësuar rruga e Borshit, pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktu...
ATHINË– Një shqiptar është vrarë në Greqi! Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Agios Sostis, ku nga një sherr, një person ndërroi jetë, dhe tre ...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka folur disa orë pasi mori vaksinën kundër Covid-19, ku është shprehur se nuk ka pësuar asnjë efekt anësor.Në një lidhje d...
ITALI– Dario De Luca, gazetar i ‘Meridionews’ ka dhënë detaje të reja lidhur me arratisjen e Moisi Habilajt, i dënuar me 15 vite burg për trafik lëndësh narkoti...
GREQI– Një 22-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pak orë më parë në një spital në Selanik të Greqisë. Mediat greke, bëjnë me dije se ajo para...
DURRËS- Ka folur babai Artenida Haskës, vajza e cila humbi jetën disa ditë më parë pasi një trajler e tërhoqi zvarrë.Në një intervistë që ka dhën për “Shqi...