Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Motrat e Hekuran Billës: Ne varrosnin vëllanë, familja Marku bënte festë
22 Dhjetor 2021, 20:48Nga DOSJA
TIRANË – Motrat e Hekuran Billës, i cili u vra në qershor të vitit të kaluar në “Komunën e Parisit” pranojnë se vëllai i tyre ka patur probleme vetëm me familjen Marku. Në emisionin “Shënjestër” në “News 24” u publikuan dëshmitë e tyre në polici, ku Lulzime Billa shprehet se Hekurani nuk e pranonte vrasjen e Prel Markut në vitin 2006 në Angli.
“Në lidhje me familjen Marku dua të sqaroj se vëllai im nuk e pranonte të kishte kryer krimin. Për këtë arsye nuk kërkonte pajtim. Hekurani nuk ka pasur asnjë problem tjetër dhe ecte pa probleme në rrugë”, shprehet Lulzime Billa
Motra tjetër e Hekuran Billës, Violeta, tregon se ditën kur po përgatiteshin për varrimin e të ndjerit, persona të ndryshëm i kanë treguar se familja Marku festoi vdekjen e tij.
“Gjatë pritjes së ngushëllimeve persona të ndryshëm më kanë treguar se familja Marku kishte bërë festë, duke thënë se kishin marrë hakun e vëllait që i kishte lënë amanet babai i tyre. Në familjen e tyre nuk i ka shkuar asnjë person për t’i çuar fjalë në lidhje me këtë vrasje sipas kanunit. Problemi i vetëm që Hekurani ka pasur ka qenë me këtë familje dhe dyshimet e vetme në lidhje me vrasjen janë familjarët e Prelë Markut”, thotë Violeta Billa.
TIRANË – Petrit (Xhekson) Pusi, ish-i akuzuar si shoqëruesi i vrasësve të Hekuran Billës në 11 qershor 2020, refuzon të ketë marrë pjesë në vrasjen e...
TIRANË– Ivi Kaso, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike thotë se databaza për pagat është vazhdim i publikimit të të dhënave për...
TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka reaguar në lidhje me publikimin e të dhënave të qytetarëcve në vend. Me anë të një postimi në Facebook, faq...
TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar autorizimin që Federata e barnave në SHBA i ka bërë kapsulës antivirale Paxclovid. Me anë të një pos...
TIRANË– Gazetari dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara sot për pagën e tij mujore gjatë ko...
TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti nuk e sheh shqetësues futjen e mutacionit Omicron në vendin tonë, përkundrazi mund ta ulë situatën shprehet ai.“Ju e d...
TIRANË- Shqipëria është në fund të valës së 4 të Covid. Në një intervistë për Tv Klan, mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë se është arritur imunizimi ...