Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Trefishohen të infektuarit, MSH: 7 të vdekur nga COVID në vend, më e reja 41 vjeçe
5 Tetor 2021, 16:10Nga DOSJA
TIRANË– 7 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Sipas Ministria e Shëndetësisë, viktima më e re është një 41-vjeçare nga Kruja, por nuk është e vetmja ndër viktimat. Luftën me pandeminë nuk e kanë fituar as: 1 qytetar nga Durrësi 43 vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59 vjeçe, 1 qytetare nga Devolli, 62 vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79 vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 78-88 vjeç. Ndërkohë që nga 3507 testime të kryera gjatë ditës së fundit, ka pasur një trefishim të të infektuarve, pasi pozitivë kanë rezultuar 617 qytetarë. Ndërkohë që aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë: 3507 testime, 617 raste të reja, 7 humbje jete dhe 869 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3507 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 617 qytetarë, në këto bashki: 207 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 33 në Fier, 28 në Lushnje, 25 në Elbasan, 22 në Durrës, nga18 raste në Sarandë, Krujë, 17 në Vlorë, nga 14 raste në Kukës, Kamëz, Vorë, 11 në Berat, nga 10 raste në Korçë, Patos, Dibër, nga 9 raste në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Dimal, Gramsh, nga 6 raste në Memaliaj, Lezhë, 5 në Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Shijak, nga 3 raste në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Selenicë, Mallakastër, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Rrogozhinë, Divjakë, Tepelenë, Devoll, Cerrik, nga 1 rast në Këlcyrë, Përmet, Dropull, Delvinë, Roskovec, Klos, Mat, Kavajë, Tropojë, Has.
Janë 8396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatë qytetarë: 1 qytetare nga Kruja 41 vjeçe, 1 qytetar nga Durrësi 43 vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59 vjeçe, 1 qytetare nga Devolli, 62 vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79 vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 78-88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 869 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 161,497 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Tetor 2021) Raste të reja ditore 617 Të shëruar në 24 orë 869 Të shtruar në spitale 178 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 3507
Testime totale 1,220,300 Raste pozitive 172,618 Raste të shëruara 161,497 Raste Aktive 8396 Humbje jete 2,725 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka mohuar lajmet mbi shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit.I kontaktuar ...
TIRANE- Gledis Nano, drejtori aktual i Antiterrorit mësohet se do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije ...
TIRANË– Zbulohet logoja e protestës që do të zhvillohet nesër para Kryeministrisë, ku qytetarët do të mblidhen për të ngritur zërin ndaj rritjes së &...
TIRANË– Policia e Shtetit gjatë 48 orëve të fundit ka arrestua 16 drejtues mjetesh, pasi 7 prej tyre ishin pa leje drejtimi, ndërsa të tjerët po i je...
TORINO– Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Torino ditën e sotme. Disa dëshmitarë që ishin pranë vendit të ngjarjen thanë për “La Stampa” se kis...
DURRËS – Investimi i kryer një vit më parë nga bashkia e Durrësit në një prej kanaleve të ujërave të larta nuk e zgjidhi shqetësimin e banorëve të Sp...
TIRANË– Dihet që të parët që do t’i ndiejnë pasojat e saj janë qytetarët:“Jemi vendi i vetëm në Europë që kemi lumenj e hidrocentrale më shumë, prodh...
HIMARË– Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur disa banesa në Jalë. Banorët kanë dalë kundër këtyre shembjeve pasi shprehen se nuk janë i...