LIVE UPDATES
Aktualitet

“M’u lag…e kam në xhep”/ Shkon në 4000 numri i gjobave për mosvendosjen e maskave, policia në ‘

25 Tetor 2020, 18:09 Nga DOSJA
“M’u lag…e kam në xhep”/ Shkon në 4000 numri

“M’u lag nga shiu dhe e hodha!”, “E kam në xhep se isha duke pirë cigare!”. “S’kam! Tani do ta blej te farmacia e parë që do gjej!”, “Më ra në shesh e u bë pis”, “Sa dola nga lokali, tani po e vendos”,… e deri tek “Nuk dua ta vendos”. Këto janë justifikimet më të shpeshta që kanë nxjerrë qytetarët kur janë përballur me patrullat e Policisë së Shtetit dhe policive bashkiake për çështjen e maskave.

Gazeta “Si” mëson se kur po mbushen thuajse 10 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit që detyron mbajtjen e maskave në çdo ambient, me përjashtim të bareve dhe restoranteve, janë vendosur rreth 4 mijë gjoba në të gjithë vendin.

Por, burime të Gazetës “Si” thonë se për një pjesë të mirë të gjobave të vendosura nga komunikimi me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po hasin vështirësi në gjetjen e kontratave të energjisë elektrike për t’u faturuar 3 mijë, apo 5 mijë lekshin e gjobës së marrë.

Kjo për faktin se personat në fjalë nuk e kanë një të tillë. Janë persona madhorë dhe me zotësi të plotë juridike, me banim të deklaruar tek prindërit, vëllai, apo motra, apo ndonjë i afërm tjetër. Pra, ata vetë nuk kanë kontratë me OSHEE, por kanë familjarët e tyre”, thonë burimet.

Gjobat vendosen mbi bazën e certifikatës familjare, që do të thotë se personat e gjobitur, edhe nëse nuk janë kryefamiljarë, por figurojnë pjesë në certifikatën e trungut familjar gjoba vendoset në matësin e familjes. Po në rastet kur personat e gjobitur figurojnë të ndarë me familjarët e tyre në certifikatë dhe pa kontratë me OSHEE?

Në të tilla raste marrja e gjobës përmes OSHEE është e pamundur. Janë duke u diskutuar mundësitë e marrjes së tyre në rrugë të tjera”, thonë burimet e gazetës “Si”, por pa sqaruar më shumë mbi këto “rrugë të tjera” pasi siç thonë janë ende në diskutim dhe konsultim, sidomos me zyrat juridike të Policisë së Shtetit.

Juristët e Policisë së Shtetit për momentin kanë përjashtuar mundësinë e delegimit të gjobës për këtë kaategori tek familjarët, apo të afërmit e tjerë, duke arsyetuar se përbën shkelje deri edhe të Kushtetutës.

S’mund të gjobisim babain për faj të djalit. Juridikisht kjo bie ndesh me ligjin përsa kohë janë të ndarë në certifikatat familjare. Bie ndesh edhe me Kushtetutën, që e përcakton se përgjegjësia është individuale”, thonë burimet.

“Halli” me interpretimin e ligjit dhe “keqinterpretimi” qytetar me policitë bashkiake

Policia e Shtetit dhe policitë bashkiake janë vënë në “hall të madh” me interpretimin e aktit normativ që detyron mbajtjen e maskave në publik.

Mjafton të dalësh nëpër rrugët e Tiranës dhe 80 për qind, për të mos thënë më shumë, e njerëzve e mbajnë maskën varur në qafë, ose në dorë. Patrullat policore janë vënë në dilemë të gjobisin, apo të mos gjobisin në të tilla raste”, thonë burimet e Gazetës “Si”.

Mes dy rrugëve, policët e patrullave kanë gjetur një të mesme.

Në shumicën e rasteve pasi u merret emri e mbiemri qytetarëve që kapen në shkelje të aktit normativ u jepet një këshillim. Por sa më shumë shtohen rastet me infektime të reja, aq më shumë shtohet presioni i drejtuesve të Policisë së Shtetit për të vendosur gjoba”, deklarojnë burimet e gazetës “Si”.

Problematika tjetër lidhet me “keqinterpretimin”, apo “mosinformimin” e qytetarëve për parashikimet e aktiti normativ, që të drejtën e gjobës ja jep edhe policive bashkiake. Kompetencat e kësaj të fundit ndryshojnë nga Bashkia e Tiranës me bashkitë e tjera. Policia bashkiake e kryeqytetit ka kompetenca më të zgjeruara, por sërish ato mbeten administrative.

“Pra, policia bashkiake nuk mund të arrestojë, ndalojë, apo shoqërojë njeri. Ajo vetëm gjobit. Ka pasur raste kur qytetarët e ndaluar për mosmbajtje maske nga ana e policisë bashkiake e kanë shpërfillur atë, kanë rezistuar. Në përpjekje për të zbatuar parashikimet e aktit ligjor, policia bashkiake ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit”, thonë burimet.

Në këtë pjesë burimet thonë se kjo ka shtuar punën e patrullave të policisë së shtetit.

Policitë bashkiake kanë kërkuar ndihmë në shumë raste. Në një pjesë të mirë të tyre qytetarët janë shoqëruar nëpër komisariate dhe detyrën e gjobitjes së tyre për mosmbajtje maske e kanë bërë punonjësit e Policisë së Shtetit. Por, kjo ka shtuar ngarkesën e patrullave”, vijojnë burimet.

Situata bëhet më problematike në Tiranë, ku Policia e Shtetit është e angazhuar edhe tek menaxhimi i trafikut, që me punimet në “Rrethrrotullimin Shqiponja” bëhet një detyrë edhe më shumë sfiduese. “Për këtë arsye, drejtori (i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj) ka kërkuar ndihmën e Policisë Bashkiake për menaxhimin e trafikut”, sqarojnë burimet e gazetës “Si”.

“Presioni” për të vendosur gjoba

Burimet e Gazetës “Si” thonë se Policia e Shtetit është urdhëruar, të paktën gojarisht, që gjobat të aplikohen vetëm në rastet kur haset në rezistencë dhe refuzim nga qytetari për të mbajtur maskën. “Në rastet e tjera detyra e patrullave ka qenë kryesisht ndërgjegjësuese dhe këshilluese”, thonë burimet.

Megjithatë, ka akuza se në terren po aplikohen masivisht gjobat, sidomos në 3-4 ditët e fundit, kur edhe numri i rasteve të reja me Covid-19 është rritur ndjeshëm. “Direktivat për patrullat nuk kanë ndryshuar. Ato janë të njëjta që nga fillimi. Mund të ketë ndodhur që në fillim policia është treguar më tolerante ndaj shkelësve për t’u lënë kohë qytetarëve që të mësohen me realitetin e ri; atë që maska është me detyrim”, shpjegon një tjetër burim i gazetës “Si”, duke mohuar çdo akuzë se uniformat blu në terren janë nën presion për të vendosur gjoba.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobat për maskat mbajtja e maskave me detyrim gjobat për maskat mbajtja e maskave me detyrim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet