“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
‘Mund të lehtësojë integrimin e Ballkanit’, Macron kërkon ndryshime në traktatet e BE-së
9 Maj 2022, 14:41Nga DOSJA
FRANCË Presidenti francez Emmanuel Macron ka lëshuar një deklaratë të fortë sot ku tha se ai ishte “pro” ndryshimit të traktateve të BE-së, një synim i shtyrë nga Parlamenti Evropian. Duke folur në Strasburg të Francës në ceremoninë përmbyllëse të Konferencës për të Ardhmen e Evropës në Parlamentin Evropian, Macron tha se pajtohet me idenë e shqyrtimit të ndryshimeve të mundshme në marrëveshjen themeluese të BE-së dhe do të propozojë diskutimin e temës për liderët e BE-së në Samitin e muajit të ardhshëm.
“Do të na duhet të reformojmë tekstet tona, është e qartë. Një nga mënyrat e kësaj reforme është thirrja e një konvente për rishikimin e traktateve. Është një propozim nga Parlamenti Evropian dhe unë e miratoj atë”, tha Macron, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE-së deri më 1 korrik, kur Republika Çeke të marrë drejtimin.
Presidenti francez ka ripërsëritur dhe pikpamjet e tij për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ku bën pjesë dhe vendi ynë.
“Ka shtete të Ballkanit Perëndimor që janë angazhuar në rrugën e anëtarësimit dhe ky proces duhet të vazhdojnë me reformat. Këto vende ka një vokacion të qartë”-tha ai.
Sipas tij, ky propozim vjen pasi perspektiva e anëtarësimit është e largët, ndërkohë, që ajo për të cilat kanë nevojë vende si ato të Ballkani Perëndimor apo Ukraina janë çështje konkrete që kërkojnë zgjidhje të shpejtë:
“ Nëse ne shohim, problemet që duhen zgjidhur janë shpesh ato që kanë të bëjnë me infrasktrukturën energjitike, investimet e huaja, problemet me rininë dhe trasnporti. Mendoj, që është mënyra pêr t’I ankoruar këto vende në Europë, të rrisim bashkëpunimin, pa përzier tê gjitha axhendat “ tha ai.
Macron në shembullin e Ukrainës tha se me procedurat akutale dëshira e saj për t’u bashkuar me bllokun do të zgjaste disa vite dhe si rezultat duhej t’i jepej njëfarë shprese në afat të shkurtër.
Të paktën 10 vende të BE-së do të publikojnë të hënën një dokument që kritikon rezultatin e Konferencës për të Ardhmen e Evropës dhe aspiratat e saj të mbështetura nga Parlamenti Evropian për të ndryshuar traktatet e BE-së. Konferenca është një nismë e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian për të nisur një debat me qytetarët mbi të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë të BE-së dhe reformat e nevojshme.
Presidenti Macron u shpreh se donte që Konferenca të fokusohej në të ardhmen e BE-së pas Brexit dhe çfarë mësimesh mund të mësoheshin nga pandemia e koronavirusit. Duke patur parasysh zhvillimet e fundit në Ukrainë, e cila është në kufi me katër shtete anëtare të BE-së, Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë dhe Poloninë, konflikti pritet të ketë një ndikim në axhendë.
(d.a/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
UKRAINË– Dita e 75-të e luftës në Ukrainë përkon me paradën e madhe ushtarake të shpallur nga Moska për të festuar përvjetorin e fitores ruse në Luft...
UKRAINË- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në vizitën e tij të papritur në Ukrainë është detyruar të ndërpresë një takim me kryeministrin e ...
UKRAINË-Dy gazetarë rusë që punonin për një faqe interneti të njohur pro-Kremlinit e mbushën atë me artikuj kundër luftës të hënën në mëngjes në një akt të...
MAL I ZI– Një grup qytetarësh të Alternativës së Malit të Zi kanë publikuar sot një deklaratë në rrjetet sociale, duke pretenduar se kompania GEN e ambasa...
MAL I ZI– Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili dyshohet se përmes kompanisë së tij “MB Consulting”, e cila është e regjistruar në Podg...
ITALI– Gjyqi kundër terrorizmit i Prokurorisë Publike të Milanos, i drejtuar nga Alberto Nobili, ka kërkuar gjykim të menjëhershëm për Bleona Tafallari, 1...
RUSI– Vladimir Putin dyshohet se u trondit kur zbuloi se e dashura e tij, ish-gjimnastja Alina Kabaeva ishte sërish shtatzënë pasi thuhet se ata kanë dy d...
GREQI- Ne kemi trajtuar arvanitasit, historinë e tyre dhe mënyrën se si ata jetonin në Greqi në disa nga artikujt tanë në të kaluarën. Sot do të merremi me gjuh...