LIVE UPDATES
Bota

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar rrezikon bizneset e turizmit në Maqedoninë e Veriut

10 Korrik 2021, 12:23 Nga DOSJA
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar rrezikon bizneset e turizmit

MAQEDONIA E VERIUT– Kërste Bllazheski, pronar i një hoteli në Strugë, është një nga hotelierët e shumtë që po përballen me mungesë të kuadrit të kualifikuar, të nevojshëm për veprimtarinë e tyre në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë.

Kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19, mosinteresimi i të rinjve për arsimim në drejtimet profesionale, por edhe largimi i të tjerëve jashtë Maqedonisë së Veriut kanë bërë që shumë biznese të përballen me mungesë të punëtorëve profesionalë.

Bllazheski menaxhon hotelin “Drim” në Strugë, i cili për shkak të pandemisë ka përgjysmuar kapacitetet, shkaku i rënies së fluksit të turistëve të huaj.

Tani, me lehtësimin e masave anti-COVID, ai pret përmirësim të gjendjes, por tani përballet me mungesën e kuadrit.

Po luftojmë me frikën e këtij problemi. Kemi mungesë të kamerierëve dhe kuzhinierëve. Tani po bëjmë trajnime për të siguruar numrin e nevojshëm të këtyre punëtorëve. Ne, edhe më parë bëmë trajnime, shfrytëzuam të gjitha fondet që kishte ndarë Qeveria si ndihmë për sektorët e ekonomisë, por një pjesë e tyre sërish vendosën të largohen nga vendi, të gjejnë punë në ndonjë nga shtetet tjera, ku marrin paga më të larta“.

Mundësitë tona janë të kufizuara, çmimet janë të ulëta për shërbimet që ofrojmë për turistët, andaj edhe pagat nuk mund të jenë sikur në vendet e tjera”, thotë Bllazheski.

Por, përkundër kësaj, ai thotë se hotelierët kanë shlyer të gjitha detyrimet ndaj këtyre punëtorëve.

Ne punojmë vetëm gjatë sezonit të verës, pesë apo gjashtë muaj, por pavarësisht se janë punonjës sezonalë, ne i paguajmë edhe për muajt që nuk janë të angazhuar. Ne nuk mund të bëjmë asgjë më tepër, rregullativa ligjore është e tillë, nuk mund të bëjmë marrëveshje për punësime në afat më të gjatë”, thotë Bllazhevski.

Një problem serioz, ai e sheh edhe në mosinteresimin e të rinjve për t’u regjistruar në shkollën e mesme profesionale në Ohër, në veçanti në drejtimet e turizmit.

Sipas tij, në këtë shkollë më shumë ka të regjistruar nga qytetet e tjera, sesa nga Ohri dhe Struga, që janë qytete turistike.

Se kompanitë përballen me mungesë të punonjësve të kualifikuar, flasin edhe të dhënat e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Gjashtëdhjetepesë për qind e kompanive që kanë marrë pjesë në anketën e Odës Ekonomike, janë ankuar se s’mund të gjejnë kuadër përkatës profesional për nevojat e tyre. Edhe pse bizneset vështirë gjejnë punonjës adekuatë, në vend nuk ka interes të mjaftueshëm për arsimin profesional. Kompanitë investojnë në kuadro të reja përmes trajnimeve shtesë të personelit, por nevojitet që të rinjtë të orientohen në drejtimet profesionale, arsimin dual dhe joformal”, thotë Natasha Janevska, përfaqësuese e Odës Ekonomike.

Ajo thekson se problemi me mungesën e kuadrit, qëndron edhe në faktin e sistemit arsimor, që nuk është i harmonizuar me nevojat e kompanive.

Një nga analizat që është bërë nga Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut, tregon se 80 për qind e atyre që mbarojnë arsimin profesional, janë të papunë, pikërisht për faktin se ka mosharmonizim mes asaj që kërkohet nga bizneset dhe asaj që ofrohet nga sistemi arsimor”, thotë Janevska.

Sherif Miftari, drejtor i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim, thotë se sistemi arsimor ofron mundësi të shumta, drejtime atraktive dhe me perspektivë, porse problemi qëndron në atë se shumica e studentëve regjistrohen në drejtimet tradicionale, si: gjimnaz, juridik, mjekësi, e shumë pak në drejtimet profesionale.

Misioni i qendrës është që të sigurojë shkollimin dhe trajnimin e kuadrit të kualifikuar, që do të jetë në funksion të tregut të punës, të kontribuojë në rritjen e shkallës së punësimit të të rinjve, si dhe të përmirësojë efektivitetin dhe konkurrencën në ekonomi”.

“Kjo mund të arrihet vetëm nëse hiqen disa paragjykime, që ekzistojnë mes nesh. Nuk do të thotë që nëse vazhdon arsimin e mesëm profesional, nesër nuk do mundesh të vazhdosh fakultetin”, thotë Miftari.

Për të nxitur regjistrimin në drejtimet profesionale, Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut ka ndarë bursa për nxënësit në vlerën e 50 eurove në muaj, ndërsa bursa kanë nisur të ndajnë edhe kompanitë për të stimuluar regjistrimin, por edhe për të siguruar kuadrin e nevojshëm pas mbarimit të shkollimit të tyre.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kërste bllazheski natasha janevska sherif miftari turizmi ne maqedoni kërste bllazheski natasha janevska sherif miftari turizmi ne maqedoni

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen