LIVE UPDATES
Aktualitet

Mungesa e thertoreve lë pa mish restorantet në Skrapar

7 Korrik 2019, 12:57 Nga DOSJA
Mungesa e thertoreve lë pa mish restorantet në Skrapar

SKRAPAR- Ylli Shahini është pronari i një restorant të vogël në qytetin e Çorovodës. Biznesi i tij familjar është zhvilluar vitet e fundit. Mishi me nam i zonës – pak rëndësi ka qengj apo kec, që është në qendër të menusë dhe gatimet e tjera tradicionale , kërkohen prej vizitorëve dhe të apasionuarve  pas turizmit malor dhe sportet e aventurës.

Por pavarësisht se biznesi po lulëzon për shkak të turizmit, për Shahinin kohët e fundit është bërë problem sigurimi i mishit. Në qytet nuk ka asnjë dyqan mishi, ndërkohë që blegtorët e zonës hasin tani vështirësi në therjen e gjësë së gjallë.

“Mishi sigurohet me porosi, kontakton vetë blegtorët, ata e therin ku të munden dhe ma sjellin në lokal, pasi nuk ka asnjë mundësi tjetër për të blerë mish dhe nëse nuk e siguroj në restorant nuk mund të punoj qoftë dhe një ditë”, tha Shahini për BIRN.

Prej dy vitesh Shahini dhe të tjera restorante në Skrapar e sigurojnë mishin në këtë mënyrë. Megjithatë, kjo e ka bërë të pasigurt biznesin e tyre dhe sipas tij po cënon edhe emrin e mirë të mishit të zonës.

“Është njësoj si rakia e Skraparit, apo djathi, që të gjithë në treg e kërkojnë me këtë markë, sepse është e tillë për shkak të cilësisë dhe sigurisë që ofrohet. Por, si mund të ketë siguri një produkt për të cilin sot duhet ta kërkosh me porosi, me telefon, nëpër blegtor, pasi as ata nuk kanë se ku ta therin, as ne nuk kemi se ku ta blejmë”, u shpreh Ylli.

Prej dy vjetësh e gjitha krahina e Skraparit është pa një thertore të licencuar. Thertoret e zonës u mbyllën nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), si pjesë e një fushate të qeverisë për të disiplinuar tregtimi e mishit. Kryeministri Edi Rama premtoi në nëntor 2017 se “siguria ushqimore (ishte) prioritet kyç i mandatit të ri”. Rama pretendoi atëherë se mbyllja e thertoreve të pasigurta do të hapte punësim dhe krijonte mundësitë për eksport të mishit.

Por mbyllja e thertoreve ka nxjerrë prej dy vitesh në ‘ilegalitet’ tregtarët e mishit në zonën e Skraparit, ndërsa e vetmja thertore e licencuar ndodhet në Berat.

Siguria e mishit

Bizneset e fushës së shërbimeve në Skrapar dhe në Njësinë Administrative Bogovë në Berat, janë të lidhura ngushtësisht me turizmin kulinar dhe atë të aventurës, i cili po njeh rritje vitet e fundit.  Megjithë shtimin e numrit të klientëve mungesën e kontrollit të produktit bazë të menusë  e pranojnë të gjithë.

Një drejtues biznesi, në Bogovë, që nuk pranoi të identifikohet i tha BIRN se fakti që mishi theret ku të mundet nga blegtori bën që kontrolli të jetë zero. Por, Shahini dhe sipërmarrësit e të tjera të fushës së turizmit i besojnë produktit fal vlerave që ai ka nga kullotat e pasura të zonës dhe kujdesit të vetë blegtorëve.

“Mishi është i pastër, pasi kullotat dhe livadhet e Skraparit që janë një dhuratë e natyrës, krijojnë kushte për kullotje natyrore, por dhe vetë blegtorët kujdesen, pasi kanë lidhur jetën me këtë aktivitet”, insiston Shahini.

Me blegtori merren rreth 80% e banorëve të  tetë njësive administrative në Skrapar, të cilët sot e shohin si sfidë krijimin e një marke të mishit dhe produkteve të qumështit.  Për blegtorët e këtyre anëve blegtoria është stil jetese. Shumica e kanë atë të trashëguar dhe synojnë që ta çojnë përpara, duke zhvilluar bizneset e tyre të vogla familjare, por ata thonë se shteti si rregullator nuk ekziston.

Skrapari, sipas autoriteteve ka të regjistruar plot 2820 blegtor, të cilët punojnë familjarisht në stane, shesin mishin, prodhojnë produktet e qumështit dhe i nxjerrin në treg.

Ilir Hoxha, është një blegtor në fshatin Ambull të Njësisë Administrative Çepan. Prej vitesh ai ka investuar me të gjithë familjen për  të rritur bagëti, ndërsa të ardhurat i ka nga shitja e mishit dhe produktet e qumështit.

Hoxha shprehet se mungesa e thertoreve dhe veterinerëve ua ka vështirësuar edhe më shumë biznesin.

“Puna është vështirësuar, pasi të gjitha pikat e therjes janë mbyllur dhe ligjërisht duhet të shkojnë deri në Berat për të therur”, thotë Hoxha për BIRN.

Problemet në këtë fushë i pranon dhe Kryetari i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu i cili tha gjatë një takimi me fermerë disa javë më parë se do të rihapej shumë shpejt thertorja dhe se në buxhetin e bashkisë ishin përfshirë fondet për vaksinimin e bagëtisë kundër antraksitë (plasjes).

Mungesa e tregjeve

Për blegtorët problemet nis që nga procesi i vaksinimit, të cilin e kryejnë vetë, pasi zona nuk mbulohet me kujdes veterinar nga Drejtoria e Bujqësisë në Berat dhe vijon me mungesën e infrastrukturës e tregjeve.

“Produktet me shumë vështirësi i çojmë në treg. Duhet të kishte pika grumbullimi për disa fshatra, ndërkohë që mallrat e importit na konkurrojnë shumë me çmimet dhe pse nuk kanë asnjë lidhje me cilësinë e produkteve tona”, tha Ilir Hoxha.

Megjithatë, pa shumë zgjidhje, mjaft familje blegtore të zonës synojnë të vazhdojnë të risin tufat duke shpresuar që ndihma e nevojshme do të vijë.

Edlir Halili,nga fshati Therepelë, të Njësisë Administrative Vëndreshë, sëbashku me bashkëshorten, familjen e vëllait dhe prindërit i janë përkushtuar blegtorisë. Familja e madhe disponon mbi 250 krerë bagëti, të cilat synojnë t’i shtojnë, por vështirësitë janë të mëdha.

Këtu ka nevoja dhe për barinj, pasi njerëzit po largohen. Vaksinimin, kontrollin periodik, rritjen, therjen, tregtimin, ne gjithçka e bëjmë vetë, ndaj kërkojmë që institucionet vendore apo qendrore t’i kthejnë sytë nga ne, nga puna jonë, për t’i çuar nismat tona përpara me qëllim që Skraparit, mos t’i mungojnë marka e mishit, apo produkteve të qumështit”, tha Haili.

Problemet u identifikuan në një raport prej shoqatës ‘Vizion Gruaje” e cila përmes një projekti të financuar nga Lëviz Albania, ka monitoruar situatën e tregtimit të mishit në terren, rritjen e gjësë së gjallë në stane dhe ka kontaktuar me blegtor e drejtues të Njësive Administrative.

Organizata bëri me dije se nga monitorimi i situatës në tregje dhe mënyrës se si dhe se ku realizohet aktualisht shitblerja e gjësë së gjallë dhe e mishit në njësitë administrative të baskisë Skrapar, gjendja paraqitet e rëndë.

“Nuk mund të flitet për treg mishi, ai blihet vetëm me porosi dhe mbërrin tek konsumatori i therur dhe i pakontrolluar nga mjeku veterinar”, thuhet në raport. Sipas organizatës kushtet e higjenës në vendet ku theret dhe shitet mishi mungojnë..

“Në bashkinë e Skraparit aktualisht mbarështohen rreth 40 mijë krerë të leshta dhe 25 mijë krerë të dhirta. Por, me të gjitha këto rezultate, problematike është se s’ka thertore,  mungojnë pikat e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit afër njësive administrative”, tha Veprore Xhaja, drejtuese e projektit për BIRN.

Problemi i tregtimit të mishit, është problematik dhe për  drejtuesit  e Njësive Administrative, për të cilët kërkohet krijimi i një tregu publik për të gjithë fshatrat si dhe transport frigoriferik në drejtim të qendrës.

Unë e kam ngritur  problemin  në mbledhjet e këshillit bashkiak dhe mendojë se zgjidhja e vetme do të ishte krijimi i një tregu publik në rang njësie administrative si dhe sigurimi i transportit frigoriferik në drejtim të tregut”, tha Ilirjan Hodo, administrator i Njësisë Administrative Leshnjë.

Marrë nga Reporter.al

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mungesa e thertoreve restorantet ne skrapar mungesa e thertoreve restorantet ne skrapar

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron