Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
“Mungesa e tifozëve të Hungarisë na favorizon”, Lenjani ndihet gati për ndeshjen në Budapest: Mendoj të…
5 Tetor 2021, 12:44Nga DOSJA
SHQIPËRI-Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së djeshme grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e kampionatit Botëror “Katar 2022”.Ditën e sotme, në një konferencë për mediat kanë dalë dy nga futbollistët e Kombëtares, Ermir Lenjani dhe Nedim Bajrami, të cilët kanë folur për këto ndeshje dhe për dy rivalët direktë në grup për vendin e dytë.
Fillimisht ishte Ermir Lenjani ai i cili iu përgjigj interesit të medieve, ku theksoi se fokusi kryesor është te forca e vetë ekipit, ndërsa u shpreh se skuadra fillimisht mendon vetëm ndeshjen ndaj Hungarisë. Mungesa e tifozëve në transfertën hungareze është një plus për kuqezinjtë sipas Lenjanit, i cili gjithashtu mendon se Kombëtarja aktuale është e mbushur me talente.
“Jam gati për këto dy ndeshje që kemi dhe fizikisht kam pasur një lëndim të vogël, por tani ndihem shumë mirë. Të gjithë ndihemi shumë të mirë e të lumtur me shokët. Tani mendojmë për ndeshjen me Hungarinë, pasi është shumë e rëndësishme për ne. Do fokusohemi më shumë të forca jonë dhe do shohim si do ecë loja.
Hungaria i ka tifozët shumë të flaktë dhe stadiumi është i mbushur dhe mendoj që është shumë mirë për ne, por duhet të fokusohemi te vetja për të arritur qëllimin.Gol në ndeshjen e radhës?– Mendoj vetëm të jap gjithçka në fushë kur të hyj dhe shpresoj të kemi suksese.” Përfundoi Lenjani.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI – Problemet e rrjeteve më të mëdha sociale mbrëmjen e djeshme ka çakorduar përditshmërinë e të rinjve të cilët gjithnjë e më tepër i janë për...
Sport 5 Tetor 2021, 12:36
SHQIPËRI-Krahas Lenjanit, në konferencë për shtyp ishte edhe fantazisti i Empolit, Nedim Bajrami, i cili debutoi një muaj më parë me Kombëtaren shqiptare, ...
FRANCE – Nuk ka kaluar dot si një humbje që mund të pësojë kushdo gjatë kampionatit ajo e Paris Saint-Germain ndaj Rennesë.Dhe në fakt, të kesh në formac...
FRANCE – Zinedine Zidane përflitet si emri kryesor në listën e ngushtë të trajnerëve për stolin e Paris Saint-Germain, duke qenë se rezultatet e fundit dh...
ITALI-Dy ditë para gjysmëfinales së Final Four të Ligës së Kombeve kundër Spanjës, trajneri i Italisë Roberto Mancini vendos objektivin. “Do të ishte mirë...
GJERMANI-ATP ka nisur një hetim të brendshëm mbi akuzat e bëra kundër Alexander Zverev nga ish-partnerja Olga Sharypova për disa episode në të cilat ajo dyshohe...
MILANO-“Eriksen? Kur luaja me Interin kam kaluar më shumë kohë me Christian sesa me nënën time, djalin, ose vëllain tim sepse në Itali kalon gjithë ditën ...
SHQIPËRI-Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare Migjen Basha ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur. Me anë të një postimi në rrjetet sociale,...
SHBA-Përgjegjësia për aksidentin e shumëfishtë të Moto3 në Austin do t’i kushtojë Deniz Oncu dy gara, por fatmirësisht në Teksas tragjedia nuk ndodhi, ndr...