Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
“Muriqi nuk është sulmuesi i duhur për Lacion, Fiorentina ekipi ideal për të”
17 Dhjetor 2020, 10:38Nga DOSJA
ITALI – Sulmuesi “dardar” Vedat Muriqi, pas shume peripecish, këtë verë kaloi nga Fenerbahçe te Lacio. Por pritshmëritë ndaj tij kanë qenë thuajse një zhgënjim total. Ai nuk ka arritur të shënojë qoftë edhe një gol për lacialët, ndërkohë që çifti i pretenduar Muriqi-Imobile, ka mbetur thjeshtë një dëshirë e parealizuar.
Kritikat nuk kanë munguar, teksa së fundmi përflitet edhe për një tranferim të tij të mundshëm gjatë janarit, ku Fiorentina mund të jetë stacioni tij i ri. Menaxheri i njohur, Danilo Karavelo, që e njeh shumë mirë futbollin italian, ka një këshillë për Muriqin.
“Nuk kemi pasur mundësi ta shohim shumë, por nuk mendoj se është sulmues për lojën e Lacios. Jo se nuk është i mirë, por ndoshta ishte nevoja për një sulmues me cilësi më të ndryshme, duke pasur parasysh lojën e lacialëve.
Muriqi është lojtar që pret topin në zonë nga kroset, por kjo nuk është ajo që bën Lacio. Ndoshta ai mund të jetë ideal për Fiorentinën. Muriqi është ai që i mungon violave për të finalizuar punën e Kastrovilit dhe Riberis. Ai është qendërsulmues, ndërsa Lacio ka nevojë për diçka tjetër”,- ka përfunduar “këshillën” e tij menaxheri Danilo Karavelo.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI – “Çfarë i keni thënë gjyqtarit Masa në fundin e ndeshjes”? Ishte kjo një prej pyetjeve që iu bë trajnerit Gatuzo, pas ndeshjes Inter-Napoli, ku na...
ITALI-Në shtëpinë e Atalantës, çështja Gomez nuk tregon asnjë shenjë qetësimi. Përkundrazi, pak para fillimit të ndeshjes kundër Juventusit, Papu Gomez, ...
SPANJË– Fitorja e dytë rradhazi për Barcelonën. Pasi mposhti Levanten javën e kaluar, katalanasit fitojnë me shifrat 2-1 ndaj Real Sociedad ekipit që...
ANGLI– Në javën e 13-të të Premier League kryendeshja ishte Liverpool-Tottenham. Dy skuadrat kryesonin me pikë të barabarta klasifikimin, por në fundin e ...
ITALI– Ndalet sërish Milani, këtë herë në transfertën ndaj Genoas, ku nuk shkoi dot më shumë se një barazim 2-2. Vendasit kaluan dy herë në avantazh me an...
MILANO– Inter fluturon, ndërsa Napoli ndalet në momentin më të mirë. Në javën e 12-të të Serie A dy skuadrat luajtën në “San Siro” me zikaltërit që fituan...
TORINO– Juventus-Atalanta përfundon në barazim me shifrat 1-1. Takimi i javës së 12-të ka lënë të kënaqur ekipin e Gasperinit që kthehet në Bergamo me 1 p...
TORINO- Në këtë moment po zhvillohet ndeshja mes Juventusit dhe Atalantës. Në pjesën e parë bardhezinjtë kaluan në avantazh me anë të Chiesës në minutën e 27-të...
TIRANE – Komisioni i i Disiplinës pranë FSHF-së është mbledhur sot dhe ka analizuar shfaqjet e vërejtura në ndeshjet e fundjavës në të gjitha kategoritë. Midis ...
SHKODËR– Shkodra dhe futbolli janë një lidhje e hershme dhe e fortë. Aq e fortë sa nuk e step as virusi që ka bllokuar mbarë botën. Aktualisht Vllaznia po ...