LIVE UPDATES
Politike

Mustafa Nano kundër Ramës: Gënjeve për takimin me Trump, mund të kesh paguar dhe për foton

27 Shtator 2019, 19:52 Nga DOSJA
Mustafa Nano kundër Ramës: Gënjeve për takimin me Trump,

TIRANË- Kryeministri Rama ndodhet në New York, dhe prej andej ka dërguar disa foto, mes të cilave bie në sy fotoja ku ai, tok me të shoqen, ka dalë me çiftin Trump. Një foto e tillë është pa asnjë domethënie, në fakt, s’ka gjë se është një dëshirë për t’u kuptuar për të pozuar me Trumpin.

E kanë shumë kryeqeveritarë këtë dëshirë. Dhe Trumpi nuk ua prish. Sepse nuk i kushton asgjë. E shumta i duhet të bëjë një sforcim për të buzëqeshur. Dhe i duhet të harxhojë njëzet sekonda për një foto. Thuhet edhe që paguhet për të bërë një foto me të. Kështu që nuk duhet ta përjashtojmë rastin që Rama të ketë paguar për atë foto. Herë të tjera kështu ka ndodhur.

Bashës, në foton e fundit që bëri me Trumpin, i është dashur të paguajë. Nuk është se paguhet Trumpi, të kuptohemi. Paguhen lobistët që e bëjnë të mundur këtë foto. Ata paguhen më shumë kur bëjnë të mundur takime. Por takim me Trumpin nuk ka patur.

Rama e shiti foton si një takim të tijin me Trumpin, megjithatë. Madje, e përshkruajti këtë takim. “Patëm një bisedë të shkurtër, por të këndshme e të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera”, tha Rama. Po çfarë u bisedua në atë takim të shkurtër?

Rama nuk na dha detaje, por na tha sidoqoftë, se Trumpi i paska thënë, që Albania is doing pretty good. Po tjetër çfarë mund të jetë biseduar? Sepse në një bisedë të shkurtër duhet të jetë biseduar më shumë sesa kaq. Ndryshe, nuk i bie që të ketë qenë bisedë. Përkundrazi, i bie të ketë qenë një njatjetim i thjeshtë. Nëse ne i themi njëri tjetrit në rrugë apo në një holl apo në një korridor “ç’kemi”, kjo nuk quhet bisedë. Kjo quhet njatjetim.

Dhe është kjo që i ka ndodhur Ramës në New York. I ka thënë njatjeta Trumpit, teksa kanë qenë gati për të dalë në fotografi. Dhe Trumpi ia ka kthyer. Njatjeta i ka thënë edhe ai. E ndërkohë, që fotografi mund të jetë vonuar ca sekonda, për të vrarë heshtjen, Trumpi mund t’i ketë thënë që Shqipëria po ecën mirë. Ka qenë një frazë mirësjelljeje. Kaq. Asgjë më shumë.

Prandaj, zhurma mbi një takim të Ramës me Trumpin është e rreme. Dhe burimi i kësaj zhurme është Rama vetë. Ai duhet të na i kishte kursyer këtë fakenews. Fotografia është e vërtetë, ndërsa takimi është gënjeshtër. Por as fotografia nuk përbën lajm. Sepse të gjithë e dimë se si e për se bëhen fotografi të tilla.

E prandaj, as atë fotografinë nuk ka pse të na i dërgojë si sukses të vizitës në OKB. Është thjesht një fotografi. E cila do t’i vlejë Ramës për ta futur në një kornizë e për ta varur në shtëpi a në zyrë. Vlerë tjetër ajo fotografi nuk ka.

(Marrë nga Abcnews.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mustafa nano takimi rama-trump edi rama mustafa nano takimi rama-trump

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit